Zëvendësambasadori gjerman, Christian Bottcher është takuar me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari.
Ambasada gjermane në Kosovë bëri të ditur se dyshja diskutuan për procesin e transformimit dhe të ardhmen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në njoftim thuhet se Jashari shprehu mirënjohje për mbështetjen shumëvjeçare të Gjermanisë në zhvillimin e FSK-së. Po ashtu, theksohet se Bottcher rikonfirmoi se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës.
“Christian Bottcher gjithashtu shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin e fortë dhe konstruktiv me FSK-në”, thuhet në njoftim. /teve1.info/







