TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zërat për koalicion VV-PDK ndezin debat politik – Hoxhaj pro, VV refuzon bashkëpunimin

Zërat për një koalicion të mundshëm ndërmjet Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës u kthyen. Ndryshe prej qëndrimit zyrtar të PDK-së, këtë koalicion do të përkrahte nënkryetari i këtij subjekti, Enver Hoxhaj. E Vetëvendosje, më afër për bashkëpunim e shohin LDK-në dhe NISMËN, ndërsa PDK-në e duan ende në opozitë.

by Fetije Kamberi
7 muaj ago
0 0
A A

Mundësia për një koalicion bëri shumë zhurmë. Në media, u rikthye diskutimi për një bashkëpunim midis Lëvizja Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Derisa disa e mohuan, së fundmi dolën në pah zëra që e pohuan. E njëri nga ta, ishte numri dy i PDK-së, Enver Hoxhaj.

I kontaktuar nga televizioni, Hoxhaj tha që qëndrimi i tij është ai që e ka deklaruar në televizionin Klan Kosova.

“Nëse unë do të duhej të votoja diçka të tillë në Kuvendin e Kosovës si deputet i Kuvendit, natyrisht se një gjë të tillë do të votoja dhe do të mbështes. Por jo koalicion vetëm për të tejkalu krizën e kryetarit të Kuvendit, kryeministër apo presidentin por një koalicion matematik”, ka thënë Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Mirëpo matematikë ndryshe prej kësaj kanë deputetë nga Vetëvendosja.

Jeta Statovci thotë se qëndrimi i tyre është që të shohin Partinë Demokratike të Kosovës ende në opozitë dhe për bashkëpunim kanë pasur LDK-në dhe NISMA-n.

“Është e vështirë të kuptohet qartë një qëndrim për arsye që ishin kundërthënës mirëpo me arsyet e veta secili nga qëndrimet në fjalë, në anën tonë dhe në gjykimet tona deri më tani në kuadër të diskutimeve tona të brendshme ne nuk e kemi parë të mundur një bashkëpunim me PDK-në për arsye që është llogaritur që botëkuptimet tona dhe parimet tona mbi të cilat ne qeverisim dhe udhëheqin janë dukshëm larg njëra tjetrës për të pasur mundësi të partneritetit dhe bashkëpunimit. Elektoralisht kemi konsideruar se qëndrojmë më afër me LDK-në dhe për shkak të pamundësisë tonë dhe për numrat në mënyrë që të qeverisim të pavarur është konsideruar dhe mundësia e bashkëpunimit me NISMËN”, ka thënë Statovci.

Për analistin politik, Avni Arifin, zëri i Hoxhajt brenda PDK-së është qëndrim ndryshe prej partisë.

Arifi thotë se duhet të shikohet në vazhdim a do të ketë edhe të tjerë individ që mendojnë si nënkryetari Hoxhaj.

“Për momentin e kemi një person, Enver Hoxhaj që ka shpreh qëndrim ndryshe nga partia, megjithatë kjo është ende e parakohshme që të nxjerrët konkluzione se a paraqet një shumicë brenda për brenda  strukturave të PDK-së apo jo, deri në atë moment, deri në atë kohë atëherë ne mund të themi që ky është vetëm një shprehje e lirë e mendimit të një individi brenda Partisë Demokratike, qëndrimi zyrtar i PDK-së është qëndrimi i kryetarit të saj dhe kryesisë së saj. Për momentin dhe pse numrat i kanë pasur gjithmonë dhe gjithmonë është përfolur për një mundësi, PDK-ja ka qenë konstistente në qëndrimet e veta, se a do të ketë një ndërrim brenda për brenda të pozicionit të kryesisë së saj të strukturave drejtuese të saj mbetet të shihet, mirëpo mbas asaj që dëgjuam vetë nga kryetari i saj, mund te mbetet zëri i z.Hoxhaj së i vetmuar brenda PDK-së”, ka thënë Analisti politik, Avni Arifi.

Më 1 maj, kryetari i Vetëvendosjes , Albin Kurti u takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Këtë ftesë të Kurtit e pat refuzuar LDK-ja në krye me Lumir Abdixhikun.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Nuk ka ndarje në LDK, zhvillimet pjesë e demokracisë

Sadiku: Nuk ka ndarje në LDK, zhvillimet pjesë e demokracisë

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Dy qytetarë ekstradohen në Kosovë, njëri nga Çekia e tjetri nga Gjermania

Maloku: LDK nuk pati për asnjë moment qëndrim të qartë si të ecët përpara

Maloku: LDK nuk pati për asnjë moment qëndrim të qartë si të ecët përpara

Latifi: Abdixhikun e shpëton vetëm pushteti, Shkodra: As pushteti nuk e rehaton partinë

Latifi: Abdixhikun e shpëton vetëm pushteti, Shkodra: As pushteti nuk e rehaton partinë

Sadiku: Nuk ka ndarje në LDK, zhvillimet pjesë e demokracisë

Sadiku: Nuk ka ndarje në LDK, zhvillimet pjesë e demokracisë

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Dy qytetarë ekstradohen në Kosovë, njëri nga Çekia e tjetri nga Gjermania

Arsenali shumë afër finales të Kupës së Ligës

Arsenali shumë afër finales të Kupës së Ligës

Real Madridi eliminohet edhe nga Kupa e Mbretit

Real Madridi eliminohet edhe nga Kupa e Mbretit

“InfoNata” 14.01.2026

“InfoNata” 14.01.2026

Maloku: LDK nuk pati për asnjë moment qëndrim të qartë si të ecët përpara

Maloku: LDK nuk pati për asnjë moment qëndrim të qartë si të ecët përpara

Interi i falet Espositos, rrit epërsinë e pikëve në krye të Serie A

Interi i falet Espositos, rrit epërsinë e pikëve në krye të Serie A

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën