TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zemaj pretendon se arrestimi i drejtorit të KEK-ut lidhet me aferën e ambasadorit Martin Berishaj

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Zemaj pretendon se arrestimi i drejtorit të KEK-ut lidhet me aferën e ambasadorit Martin Berishaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, lidhur me arrestimin e drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, i cili dyshohet për keqpërdorim të pozitës, ushtrimit të ndikimit dhe konflikit të interesit, thotë që këto ngjarje nuk janë të freskëta në kuptimin e mospublikimit me atë se çfarë ka ndodhur në korporatë gjatë dy viteve të Qeverisjes Kurti.

Zemaj ka thënë se sot ka pasur një zhvillim, që sipas tij ka treguar që disa individë të Lëvizjes Vetëvendosje janë të zhytur në korrupsion masiv.

“Këto ngjarje nuk janë të freskëta në kuptimin e mospublikimit se çfarë po ndodhë në Korporatën Energjetike të Kosovës në këto dy vitet e fundit. Sot, duket që ka pasur një zhvillim, i cili tregon fytyrën e vërtetë të disa individëve që kanë luajtur në kohë të ndryshme dhe në rrethana të ndryshme herë duke u paraqitur ekspert të menaxhimit të sektorit të energjisë, herë duke u paraqitur si drejtues, dhe dikur si politikanë të shtitur nga Lëvizja Vetëvendosje si shpëtues të KEK-ut, por tash po na dalin të zhytur pothuajse në korrupsion edhe në atë në korrupsion masiv”, tha deputeti në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Sipas Zemajt, rëndësi ka që një person i Qeverisë Kurti i mbështetur nga ministra dhe deputetë, që siç e quan ai për shkak të militantizmit partiak, e jo të dëshirës është i arrestuar si i dyshuar për korrupsion.

“Është edhe një gjë tjetër, sepse këtu është involvuar edhe KESCO, është dhënë një shumë e madhe buxhetore për të blerë, për të importuar energji pa miratim të bordit. Këto gjëra duhet t’i sqarojë hetuesia dhe ta thotë fjalën e vet sa më shpejtë. Por siç duket ka diçka se një njeri sot është i arrestuar dhe ai është kryeshefi i KEK-ut, njeriu i cili ka udhëhequr komitetin politik për energji në Lëvizjen Vetëvendosje dhe i cili është këshilluar nga anëtarë dhe këshilltarë politikë të VV-së, dhe përzgjedhja e tyre është në vijë puro-politike dhe puro-partiake. Rëndësi ka që një njeri i Qeverisë Kurti i mbështetur nga ministrja e energjisë, i mbështetur nga shumë deputetë edhe në forma të ndryshme ndoshta edhe për shkak të  militantizmit partiak, por jo të asaj dëshirës e kemi të arrestuar dhe është i dyshuar për korrupsion”, ka thënë ish-ministri i Shëndetësisë.

Zemaj pretendon se arrestimi i drejtorit të KEK-ut lidhet me aferën e ambasadorit Martin Berishaj.

“Mos të harrojmë që kjo kishte një ndërlidhje tjetër me aferën ndoshta atyre nuk po ju pëlqen, por blerjet e energjisë që kanë ndodhë në Kosovë, dhe në vitet e fundit ose afera që ishte me ambasadorin Martin Berishaj, diku ka lidhshmëri, kishte dyshime që a është taku ky person me personat e tretë për blerje të energjisë, është një temë e cila po qarkullon jo vetëm këtu, por edhe në vendet evropiane”, tha ai. /teve1.info/

Tags: Armend MehajKEKMartin berishaj
ShareTweet

Postime të ngjashme

Të shtëna me armë në një aheng në Shtime, dy persona nën hetim

Të shtëna me armë në një aheng në Shtime, dy persona nën hetim

“20 vjet pa ujë të pijshëm” – Ankohen banorët e Batllavës

Ndërpritet operimi i impiantit për ujë të pijes në Mitrovicë, e pamundur shpërndarja sipas standardeve

Reshje shiu dhe bore sot në Prishtinë, Komuna apelon për kujdes

Reshje shiu dhe bore sot në Prishtinë, Komuna apelon për kujdes

Ish-drejtuesit e Byros Kosovare të Sigurimeve në mesin e të arrestuarve në aksionin e Prokurorisë së Prizrenit

Cak i aksionit të Prokurorisë dhe Policisë mbi 40 persona, mbi 1 milion euro dëmi

Prokuroria e Prizrenit me aksion në disa qytete të Kosovës, raportohet për disa të arrestuar

Prokuroria e Prizrenit me aksion në disa qytete të Kosovës, raportohet për disa të arrestuar

Mot dimëror nga e enjtja, priten reshje bore

Moti sot me reshje bore dhe ngrica

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën