Madje sipas tij, Qeveria aktuale ka tentuar që në kurriz të pacientëve ta rris buxhetin në sektorin e shëndetësisë.
“Ky komision është themeluar për t’i mbuluar dështimet e Qeverisë Kurti. Ky themelim i këtij komisioni nuk ka rezultuar asgjë që nga dita që është mbajtur. Ky ishte një lloj kamuflimi për të mbuluar çdo gjë që ndodhte si dështim në fazën 20 mujore. Mungojnë gjërat elementare dhe thërrasin për miliona buxhet të rritur në kurriz të pacientëve”, deklaroi Zemaj në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.
Gjithashtu, Zemaj nuk la pa përmendur edhe vizitat e Kurtit jashtë vendit. Ai tha se në këtë situatë të rënduar në Kosovë, Kurti po gjen kohë të mbajë ligjërata në Greqi e vende tjera.
Kujtojmë se prej gjashtë tetorit kur ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje, Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi ka mbajtur vetëm një mbledhje./teve1.info/.