TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zelensky zëvendëson ministrin e Mbrojtjes

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Zelensky zëvendëson ministrin e Mbrojtjes

Presidenti ukrainas njoftoi se ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, do të zëvendësohet gjatë kësaj jave me ligjvënësit tatar të Krimesë, Rustem Umerov.

Volodymyr Zelensky e bëri këtë njoftim më 3 shtator përmes një postimi në Telegram, duke thënë se udhëheqja e re në Ministrinë e Mbrojtjes ishte e nevojshme pasi Reznikov ka kaluar nëpër “më shumë se 550 ditë të një lufte të shkallës së gjerë”.

Ndërkaq, më vonë përmes një adresimi, Zelensky tha se beson se “Ministria ka nevojë për një qasje të re dhe forma të tjera të ndërveprimit, si me ushtrinë, ashtu edhe me shoqërinë”.

“Parlamenti i Ukrainës e ka një person të tillë dhe Umerov nuk ka nevojë që të prezantohet. Pres që kandidatura e tij të ketë mbështetjen e Parlamentit”, tha Zelensky.

Umerov, 41 vjeç, është një politikan nga partia opozitare Holos. Që nga shtatori i vitit 2022, ai ka shërbyer si kryetar i Fondit shtetëror të Pronave. Ai ka qenë i përfshirë në këmbimin e të burgosurve të luftës, të të burgosurve politikë, fëmijëve dhe civilëve, si dhe në evakuimin e civilëve nga territoret e pushtuara. Umerov po ashtu ishte pjesë e delegacionit ukrainas në negociatat me Rusinë sa i përket marrëveshjes së drithërave, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara.

Shkarkimi i Reznikovit vjen pas një skandali lidhur me prokurimin e xhaketave ushtarake nga Ministria e Mbrojtjes. Në gusht, gazetarët ukrainas raportuan se këto materiale ishin blerë me një çmim trefish më të lartë dhe në vend të xhaketave dimërore ishin blerë xhaketa verore. Në dokumentet doganore për blerjen e këtyre produkteve, një xhaketë thuhej se kishte çmimin prej 29 dollarësh, por Ministria ukrainase e Mbrojtjes kishte paguar 86 dollarë për copë. Reznikov javën e kaluar gjatë një konference për media mohoi të gjitha akuzat, shkruan REL.

Më 3 shtator, presidenti amerikan, Joe Biden, u tha gazetarëve se ishte në dijeni që Zelensky do të zëvendësonte shefin e tij të mbrojtjes. I pyetur nga gazetarët që të komentonte këtë zhvillim, Biden tha se nuk “do të komentoj publikisht”.

Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera perëndimore mbështesin Ukrainën e cila po përballet me pushtimin e paprovokuar që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022.

Tags: Oleksii ReznikovRustem Umerovvolodymyr zelensky
ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani emëron kreun e ri të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare

Irani emëron kreun e ri të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare

Berisha pas procesit të votimit: Bandat të mos ndryshojnë rezultatin

Përvjetori i sulmeve të NATO-s/Berisha: Bëj thirrje që Kosova të bëhet pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut

Sulmet ruse intensifikohen në Kiev, katër persona të vrarë

Sulmet ruse intensifikohen në Kiev, katër persona të vrarë

BE-ja dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për tregti të lirë

BE-ja dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për tregti të lirë

Mbrojtësi i Kosovës ‘ndez‘ sfidën: “Ëndrra e gjithë shqiptarëve po afrohet”

Mbrojtësi i Kosovës ‘ndez‘ sfidën: “Ëndrra e gjithë shqiptarëve po afrohet”

Hadërgjonaj: E ëndërrojmë kualifikimin

Hadërgjonaj: E ëndërrojmë kualifikimin

Konjufca dënon sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit, fton organet e drejtësisë të ndjekin rastin

Konjufca përkujton 28-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit dhe nderon dëshmorët e luftës për liri

FFK: Shiten të gjitha biletat për ndeshjen në “Fadil Vokrri”

FFK: Shiten të gjitha biletat për ndeshjen në “Fadil Vokrri”

Pacolli merr vendim për verifikimin e operatorëve të gurëthyesve, 15 ditë afat për dokumentacion

Pacolli merr vendim për verifikimin e operatorëve të gurëthyesve, 15 ditë afat për dokumentacion

Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështjen e presidentit

Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështjen e presidentit

Shtëpia e Latif Berishës në veri të Mitrovicës do të bëhet shtëpi muze

Shtëpia e Latif Berishës në veri të Mitrovicës do të bëhet shtëpi muze

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën