TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zelensky thotë se raportet me SHBA-në mund të shpëtohen pavarësisht përplasjes në Shtëpinë e Bardhë

by Tëvë1
7 muaj ago
6
A A
Zelensky thotë se raportet me SHBA-në mund të shpëtohen pavarësisht përplasjes në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se beson që raportet me Shtëpinë e Bardhë mund të shpëtohet pavarësisht përplasjes së ashpër publike me presidentin Donald Trump, që pengoi bisedimet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Takimi me Trumpin më 28 shkurt përfundoi pas një shkëmbimi të ashpër në Zyrën Ovale, me Zelenskyn që u largua me shpejtësi dhe me Trumpin që tha se udhëheqësi ukrainas ishte i pasjellshëm dhe mund të kthehej në SHBA “kur të jetë gati për paqe”.

Zelensky, që gjatë kësaj fundjave do të takohet me udhëheqësit evropianë në Londër, u largua nga Shtëpia e Bardhë pa nënshkruar një marrëveshje për minerale me Trumpin, që kishte qenë në qendër të takimit dhe konferencës të përbashkët për media, e cila u anulua.

Në deklarimet e para publike disa orë pas përplasjes së ashpër, Zelensky tha për Fox News se ai e respekton Trumpin dhe “sigurisht” beson se raportet mund të përmirësohen, pasi Ukraina nuk dëshiron të humbë partnerin e saj.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, më vonë iu bashkua thirrjeve të administratës që Zelensky të kërkonte falje. Ai tha se udhëheqësi ukrainas e shndërroi takimin në Shtëpinë e Bardhë në një “fiasko”.

Ruboi tha për CNN se Zelensky duhet “të kërkojë falje që na e ka humbur kohën për një takim që do të përfundonte ashtu siç përfundoi”.

Zelensky, ndërkaq, gjatë intervistës për Fox News deklaroi se nuk ndiente se kishte diçka për të cilën do të duhej të kërkonte falje sa i përket takimit.

Ky zhvillim ka ngritur dyshimet për mbështetjen e ardhshme të SHBA-së për Ukrainën, shtet që po vazhdon të luftojë kundër pushtimit në shkallë të plotë të nisur nga Rusia.

Pas takimit, Trump shkroi në Truth Social se Zelensky “nuk është i gatshëm për paqe nëse Amerika është e përfshirë sepse ai ndien se përfshirja jonë i jep avantazh të madh në negociata. Unë nuk dua avantazh, unë dua paqe. Ai nuk e respektoi SHBA-në në Zyrën Ovale. Ai mund të kthehet kur të jetë i gatshëm për paqe”.

Zelensky tha për Fox News se do të jetë e vështirë për Ukrainën që t’i rezistojë ushtrisë së Kremlinit pa mbështetjen e SHBA-së, por ai tha se Kievi nuk do të hyjë në bisedime për paqe me Moskën derisa të pranojë garanci të sigurisë kundër një ofensive tjetër ushtarake ruse.

“Ukraina dëshiron paqe dhe ne do të kemi paqe”, tha ai, duke shtuar se kjo paqe duhet të jetë “paqe e drejtë dhe afatgjatë” dhe “ne duhet të kemi pozitë të fuqishme” në negociata./Radio Evropa e Lirë

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Tërmet 6.8 ballë godet Papau Guinenë e Re

Tërmet 6.8 ballë godet Papau Guinenë e Re

Egjipti optimist: Negociatat për armëpushim në Gaza shënojnë përparim të konsiderueshëm

Egjipti optimist: Negociatat për armëpushim në Gaza shënojnë përparim të konsiderueshëm

Jepet çmimi Nobel për fizikë

Jepet çmimi Nobel për fizikë

OKB bën thirrje për armëpushim në përvjetorin e dytë të luftës izraelite në Gaza

OKB bën thirrje për armëpushim në përvjetorin e dytë të luftës izraelite në Gaza

Banka Botërore: Kosova përballet me ngadalësim të rritjes ekonomike

Banka Botërore: Kosova përballet me ngadalësim të rritjes ekonomike

I pandalshëm me gola, Haaland e vlerëson si momentin më të mirë në karrierë

I pandalshëm me gola, Haaland e vlerëson si momentin më të mirë në karrierë

Kapet sasi e madhe e pakove me kolagjen në Vermicë

Kapet sasi e madhe e pakove me kolagjen në Vermicë

Real Madridi synon transferimin e yllit të madh të PSG-së

Real Madridi synon transferimin e yllit të madh të PSG-së

Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti nderohen me çmimin “Alumni i Nderit” nga Universiteti i Prishtinës

Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti nderohen me çmimin “Alumni i Nderit” nga Universiteti i Prishtinës

Lamine Yamal pritet të jetë gati për El Clasico

Lamine Yamal pritet të jetë gati për El Clasico

Pas njoftimit misterioz të LeBron James, çmimet e biletave për ndeshjet e LA Lakers u rritën jashtëzakonisht shumë

Pas njoftimit misterioz të LeBron James, çmimet e biletave për ndeshjet e LA Lakers u rritën jashtëzakonisht shumë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën