TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zelensky thotë se 100 vende do të marrin pjesë në samitin për paqe në Zvicër

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Zelensky thotë se 100 vende do të marrin pjesë në samitin për paqe në Zvicër

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mban fjalim në samitit vjetor të sigurisë Shangri-La Dialogue, Singapor, 2 qershor 2024

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua me liderët e jashtëm në Singapor të dielën, në prag të samitit vjetor të sigurisë Shangri-La Dialogue, ku kërkoi mbështetje ndërkombëtare para konferencës për paqe që do të mbahet në Zvicër këtë muaj.

Zelensky tha se më shumë se 100 vende dhe organizata janë zotuar se do të marrin pjesë në takimin për paqe në Zvicër më 15-16 qershor.

Rusia nuk ka marrë pjesë në ngjarjen e Singaporit prej se e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022, ndërsa Kina ka thënë se nuk do të marrë pjesë.

Zelensky dhe ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, u takuan në Singapor për më shumë se një orë me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara këtë javë për ta lejuar Kievin t’i godasë caqet brenda Rusisë në mënyrë të kufizuar.

Një zyrtar i Pentagonit tha se Austini e “ritheksoi përkushtimin e SHBA-së për mbështetje të fuqishme” për Ukrainën dhe se të dyja palët u zotuan “për ta përforcuar partneritetin strategjik në mbrojtje”.

Presidenti ukrainas u takua edhe me presidentin e zgjedhur indonezian, Prabowo Subianto, i cili kishte propozuar në samitin e njëjtë vitin e kaluar një plan indonezian për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, shkruan REL. “Është e rëndësishme për ne të fillojmë vendosjen e paqes së drejtë. Rusia nuk dëshiron t’i japë fund luftës. Prandaj, ne duhet të punojmë së bashku patjetër me tërë botën për ta sjellë paqen më afër nesh”, tha Zelensky.

Së fundmi, Zelensky tha se ai nuk i beson presidentit rus Vladimir Putin, pas raportimeve se Bashkimi Evropian po mendon të organizojë bisedime për paqe me Rusinë.

Presidenti ukrainas tha se vendi i tij kishte mbajtur rreth 200 runde bisedimesh me Kremlinin shumë kohë para se Rusia ta fillonte pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, të cilat nuk kishin dhënë asnjë fryt.

Kina, e cila ka thënë se dëshiron paqe në Ukrainë por i ka forcuar marrëdhëniet me Moskën prej se filloi pushtimi, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në samitin zviceran.

Tags: Rustem UmerovzelenskyZvicer
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmet ruse intensifikohen në Kiev, katër persona të vrarë

Sulmet ruse intensifikohen në Kiev, katër persona të vrarë

BE-ja dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për tregti të lirë

BE-ja dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për tregti të lirë

Goditje politike për qeverinë e djathtë në Itali pas refuzimit të reformës gjyqësore

Goditje politike për qeverinë e djathtë në Itali pas refuzimit të reformës gjyqësore

Irani redukton sulmet ndaj Gjirit, rrit efektivitetin e sulmeve ndaj Izraelit

Irani redukton sulmet ndaj Gjirit, rrit efektivitetin e sulmeve ndaj Izraelit

KFOR zhvillon marshime të vështira malore në Kosovë, rrit gatishmërinë e trupave

KFOR zhvillon marshime të vështira malore në Kosovë, rrit gatishmërinë e trupave

Kosova U19 i nis me barazim kualifikimet e Evropianit 2027

Kosova U19 i nis me barazim kualifikimet e Evropianit 2027

“Të enjten në Bratisllavë do të dëgjohet kushtrimi i popullit shqiptar”, Dardanët paralajmërojnë spektakël në Sllovaki

“Të enjten në Bratisllavë do të dëgjohet kushtrimi i popullit shqiptar”, Dardanët paralajmërojnë spektakël në Sllovaki

Kjo është pija që djeg kaloritë

Kjo është pija që djeg kaloritë

Rama takohet me Gashanin, flasin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Rama takohet me Gashanin, flasin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

“AKI ka goditur spiunazhin serb-Strategji e Serbisë”-Maqedonci për spiunët dhe luftën hibride serbe

“AKI ka goditur spiunazhin serb-Strategji e Serbisë”-Maqedonci për spiunët dhe luftën hibride serbe

Sulmet ruse intensifikohen në Kiev, katër persona të vrarë

Sulmet ruse intensifikohen në Kiev, katër persona të vrarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën