Volodymyr Zelensky tha se kishte marrë raporte të inteligjencës që sugjeronin se Moska do të niste sulmet duke përdorur dronët Shahed të prodhuar nga Irani, shkruan BBC, transmeton teve1.info
Kjo vjen pasi Ukraina kreu një sulm që tha se vrau qindra ushtarë rusë në rajonin e Donbas-it.
Në një pranim jashtëzakonisht të rrallë të humbjeve në fushën e betejës, Rusia tha se nga sulmi ukrainas u vranë 63 trupa të saj.
Duke folur nga Kievi në fjalimin e tij të natës, Zelensky tha se Rusia planifikoi të “shterë” Ukrainën me një valë të zgjatur sulmesh me dronë, përcjell KosovaPress.
“Ne duhet të sigurojmë – dhe do të bëjmë gjithçka për këtë – që ky synim i terroristëve të dështojë si gjithë të tjerët,” tha ai. “Tani është koha kur të gjithë të përfshirë në mbrojtjen e qiellit duhet të jenë veçanërisht të vëmendshëm.”
Sulmet ruse të dronëve në Ukrainë duket se janë shtuar ditët e fundit, me Moskën që ka nisur sulmet në qytete dhe termocentrale në të gjithë vendin gjatë tre netëve të fundit.
Korrespondentët thonë se si dhe tendosja mbi ushtrinë e Ukrainës – e cila duhet të gjurmojë dhe përgjojë dronët – ka gjithashtu një ndikim të dëmshëm mbi popullatën civile që jeton me pasigurinë, frikën dhe përçarjen që shkaktojnë sulmet në të gjithë vendin.
Rusia ka shënjestruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës për disa muaj, duke shkatërruar termocentralet dhe duke lënë miliona njerëz në errësirë gjatë dimrit të ftohtë të vendit.
Zelensky tha se mbrojtja ajrore ukrainase kishte rrëzuar tashmë mbi 80 dronë të prodhuar nga Irani në ditët e para të 2023-ës.
Diku tjetër, Ukraina ka konfirmuar se kreu një sulm në rajonin e pushtuar të Donetsk, për të cilin më herët pretendoi se vrau 400 trupa ruse.
Zyrtarët rusë e kundërshtuan shifrën, duke thënë se vetëm 63 trupa u vranë. Asnjë pretendim nuk është verifikuar dhe qasja në sajt është e kufizuar.