TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zelensky në ShBA për takimin e rëndësishëm me Trumpin

by Tëvë1
2 vjet ago
1
A A
Zelensky në ShBA për takimin e rëndësishëm me Trumpin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shkuar në Uashington për një takim të rëndësishëm me presidentin Donald Trump, takim që do të përqendrohet në marrëveshjen-kornizë për qasjen në mineralet e rralla të Ukrainës si një hap drejt përfundimit të luftës me Rusinë.

Takimi i rëndësishëm në kryeqytetin amerikan më 28 shkurt zhvillohet më pak se dhjetë ditë pasi Trumpi e quajti Zelenskyn diktator, si pjesë e një lufte fjalësh nga e cila janë tërhequr të dy udhëheqësit, teksa po përgatiten të takohen kokë më kokë.

Zelensky po synon që të forcojë mbështetjen e SHBA-së që i duhet për të zmbrapsur pushtimin e shtetit të tij të nisur nga Rusia, në kohën kur Trump, që mori mandatin muajin e kaluar, ka ndryshuar politikën e Shtëpisë së Bardhë duke i dhënë fund izolimit mbi trevjeçar që u nxit nga agresioni i paprovokuar i Kremlinit.

Trumpi e ka kritikuar Zelenskyn lidhur me menaxhimin e luftës dhe lufta me fjalë kulmoi më 19 shkurt, kur ai, përmes një postimi në rrjetet sociale, e quajti Zelenskyn “diktator” që po rrezikon ta humbë shtetin e tij.

Megjithatë, Trump duket se i minimizojë këto deklarata dhe gjatë konferencës të përbashkët për media me kryeministrin britanik, Keir Starmer, më 27 shkurt tha: “A e thashë unë këtë? Nuk mund ta besoj që e kam thënë”.

Ai po ashtu e përshkroi Zelenskyn si “shumë trim”, teksa u shpreh optimist për përfundimin e luftës.

“Po punojmë fuqishëm që lufta të përfundojë. Mendoj se kemi bërë shumë përparim dhe mendoj se po lëvizim shumë shpejt”, tha Trump.

“Do të përfundojë ose shumë shpejt ose nuk do të ndodhë fare”, shtoi ai, duke mos bërë deklarime të mëtejme.

Takimi vjen në javën kur ka pasur një diplomaci me ritëm të shpejtë mes Evropës dhe SHBA-së.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, u takua me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë më 27 shkurt në përpjekje për të përmirësuar raportet transatlantike që u dëmtuan për shkak të mospajtimeve lidhur me Ukrainën dhe tregtinë.

Starmer i bëri thirrje Trumpit që të garantojë sigurinë e Ukrainës në rast se do të arrihej një marrëveshje për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës.

Trump, që mori detyrën një muaj më parë, ka vepruar me shpejtësi për të përfunduar luftën në Ukrainë, duke zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më herët gjatë këtij muaji, dhe duke dërguar ekipin e tij të sigurisë kombëtare në Arabinë Saudite për t’u takuar me homologët e tij rusë.

Ndryshimi i qasjes së SHBA-së ndaj Rusisë ka befasuar udhëheqësit evropianë, të cilët druajnë se Trumpi mund të arrijë një marrëveshje pas shpinës së tyre që do të dëmtonte Ukrainën dhe do të dobësonte sigurinë e tyre kombëtare.

Tani, udhëheqësit evropianë po udhëtojnë drejt Uashingtonit, duke premtuar që të rrisin rolin e tyre në çdo marrëveshje, me qëllim që të largojnë presidentin amerikan nga një marrëveshje që, sipas shqetësimeve të tyre, mund të ketë shumë lëshime për Rusinë dhe që do t’i bënte ata më të cenueshëm.

Gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë, Starmer tha se shteti i tij është i gatshëm të kontribuojë me trupa në një forcë paqeruajtëse në Ukrainë, nëse do të arrihej një marrëveshje për luftën.

Ai po ashtu kërkoi që të bëhet kujdes që lufta të mos përfundojë me çdo kusht.

“Duhet ta bëjmë mirë. Duhet ta fitojmë paqen. Nuk mund të ketë paqe që e shpërblen agresorin. Historia duhet të jetë në anën e paqebërësit, e jo të pushtuesit”, tha Starmer.

Trump nuk ka bërë zotime që do të ofrojë siguri për një prani të trupave evropiane, që ishte kërkesa kryesore e Starmerit dhe e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili qëndroi në Uashington më 24 shkurt.

Mediat britanike thanë se Starmer po kërkon nga SHBA-ja garanci nga ajri, mbështetje të inteligjencës, logjistikës dhe komunikimit për një forcë paqeruajtëse evropiane.

Kur u pyet për garancitë e sigurisë të SHBA-së, Trump tha se është herët të flitet pasi ende nuk është arritur një marrëveshje armëpushimi. Para takimit me Starmerin, ai kishte deklaruar se ofrimi i sigurisë amerikane nuk do të ishte i nevojshëm, pasi Putinit mund t’i besohet se nuk do ta shkelte një marrëveshje të paqes.

Por, këtë mendim nuk e ndajnë udhëheqësit evropianë apo Zelensky. Gjatë konferencës për media me Trumpin, Macron tha se Putin ka shkelur marrëveshjet e mëhershme me Ukrainën, duke vënë në pah pse është e rëndësishme një parandalim i fuqishëm që do të bënte të nevojshëm ofrimin e sigurisë nga SHBA-ja./Radio Evropa e Lirë

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria nënshkruan më 21 shtator marrëveshjet “Artemis” në selinë e NASA-s, SHBA: Hap gjigant

Shqipëria nënshkruan më 21 shtator marrëveshjet “Artemis” në selinë e NASA-s, SHBA: Hap gjigant

NATO mirëpret marrëveshjen për Grenlandën, Trump: Do t’i japë SHBA-së kontroll të përhershëm të sigurisë

NATO mirëpret marrëveshjen për Grenlandën, Trump: Do t’i japë SHBA-së kontroll të përhershëm të sigurisë

Erion Veliaj reagon nga burgu për vendimin e Hagës: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi të shpallen Qytetarë Nderi të Tiranës

Erion Veliaj reagon nga burgu për vendimin e Hagës: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi të shpallen Qytetarë Nderi të Tiranës

Rama vizitë në SHBA, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Rama vizitë në SHBA, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Dita e katërt e protestës në Prishtinë organizatorët thonë se nuk i ka bashkuar partia – por UÇK-ja

Protesta vazhdon edhe nesër në Prishtinë

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Policia reagon për protestën e mbrëmjes në Prishtinë

Gruda i kundërpërgjigjet Konjufcës: Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar qartë se brenda 30-ditësh duhet të konstituohet Kuvendi

“Një komb që e ka paguar shtrenjtë lirinë, kërkon drejtësi”, Gruda reagon nga protesta

Barcelona e mposhti në udhëtim Sevillan, shkëlqen Raphinha

Barcelona e mposhti në udhëtim Sevillan, shkëlqen Raphinha

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Sami Lushtaku reagon nga protesta: Edhe sonte sheshi i stërmbushur

Sami Lushtaku reagon nga protesta: Edhe sonte sheshi i stërmbushur

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales, Qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales, Qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën