TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë, pas përplasjes me Trumpin

nga TËVË 1
28 Shkurt, 2025
14
A A
Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë, pas përplasjes me Trumpin

1. Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, Trump e ngacmon te dyert: Është krejtësisht i veshur sot

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka mirëpritur sot për takim presidentin Ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Tek dyert e Shtëpisë së Bardhë, e ka ngacmuar presidentin ukrainas duke thënë se Zelenskyy është ‘‘i gjithi i veshur’’.

Trump u kthye edhe në drejtim të gazetarëve të cilëve ua tha të njëjtën gjë për presidentin ukrainas, duke u shprehur se: ‘‘Ai është i veshur i gjithi sot’’, raporton The Guardian.

Presidenti amerikan Donald Trump, ka konfirmuar se mes tij dhe presidentit ukrainas Zelensky, më vonë do të nënshkruhet marrëveshje për mineralet.

The Guardian raporton se presidenti i SHBA ka vlerësuar trupat ukrainase si “të pabesueshme të guximshme” dhe u ka dhënë atyre “meritë të madhe” për qëndrimin ndaj agresionit rus për tre vjet.

Po ashtu, ai ka thënë se marrëveshja për mineralet do të nënshkruhet në konferencën për shtyp më vonë, duke shtuar se ai e konsideron atë një “marrëveshje shumë të drejtë” dhe ai synon të përdorë materiale të tokës së rrallë për ta “përdorur atë për gjithçka që bëjmë, duke përfshirë AI dhe armët ushtarake”.

Trump ka deklaruar edhe se thelbi i marrëveshjes së re është se “nuk do të ktheheni në luftë”.

Presidenti amerikan thotë gjithashtu se ndërsa Ukraina do të duhet të bëjë kompromise, kjo është vetëm sepse “nuk mund të bësh asnjë marrëveshje pa kompromise”, por ato “nuk do të jenë aq të mëdha sa disa njerëz mendojnë se do të duhet të bësh”.

Ditën e sotme Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me homologun Donald Trump në Zyrën Ovale.

Sipas mediave të huaja, gjatë bisedës mes tyre, Zelenskyy i ka treguar Trump-it fotografi të të burgosurve ukrainas të luftës, të mbajtur nga Rusia.

Zmadhimi i njërës prej imazheve tregon emrin Volodymyr Shevchenko.

Shevchenko me sa duket kaloi më shumë se dy vjet në një burg rus si rob lufte, sipas një faqe interneti.

“Ata e mbajtën atë në një qeli me 15 persona të tjerë,” thotë faqja e internetit akmu.

“Na rrahin çdo ditë”, thoshte ai, shkruan A2 CNN.

Ndryshe nga ‘lajkat’ e djeshme të kryeministrit britanik Keir Starmer, Zelenskyy duket se po përballet me Trumpin me realitetin e ashpër të luftës për ukrainasit që nga pushtimi i Rusisë.

Presidenti amerikan Donald Trump, ka akuzuar presidentin ukrainas Zelenskyy se ky i fundit ‘‘po luan me Luftën e Tretë Botërore’’.

Sky News, raporton se Trump i është drejtuar presidentit ukrainas duke i thënë edhe se ajo çfarë ky i fundit po bën është ‘‘shumë pa respekt për vendin’’.

Ai gjithashtu i ka thënë presidentit ukrainas: “O bëni një marrëveshje ose ne dalim.”

“Mos na thuaj se çfarë do të ndiejmë,” i thotë ai Zelensky.

“Ne po përpiqemi të zgjidhim një problem. Mos na thuaj se çfarë do të ndiejmë, sepse nuk je në pozita për të na diktuar atë saktësisht. Nuk je në pozita për të diktuar se çfarë do të ndiejmë”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, zëvendëspresidenti JD Vance dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, kanë pasur një diskutim mjaftë të nxehtë gjatë takimit të zhvilluar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Zëvendëspresidenti i ka thënë presidentit ukrainas se ky i fundit është duke shfaqur mungesë respekti.

“Mendoj se është mungesë respekti për ju të hyni në Zyrën Ovale dhe të përpiqeni ta diskutoni këtë para mediave amerikane. Ju djema po detyroni rekrutët në vijën e frontit sepse keni probleme me fuqinë punëtore. Ju duhet të falënderoni presidentin.”

Pas kësaj, Zelensky është përgjigjur duke thënë: “A keni qenë ndonjëherë në Ukrainë?”.

Vance ia ktheu: “Ju sillni njerëz në një turne propagandistik. A mendoni se është respekt të vini në Zyrën Ovale të SHBA dhe të sulmoni administratën që po përpiqet të parandalojë shkatërrimin e vendit tuaj? Ju shkuat në Pensilvani dhe bëtë fushatë për opozitën në tetor. Ofroni disa fjalë vlerësimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidentin që po përpiqet të shpëtojë vendin tuaj.”

Në këtë diskutim ka hyrë edhe presidenti Trump

‘‘Mos na thuaj se çfarë do të ndiejmë. Ne po përpiqemi të zgjidhim një problem. Mos na thuaj se çfarë do të ndiejmë, sepse nuk je në pozita për të na diktuar atë saktësisht. Nuk je në pozita për të diktuar se çfarë do të ndiejmë”, ka thënë ai.

 

JD Vance and Trump just put Zelensky in his place. Wow. Watch this.

pic.twitter.com/zndgjKEPKz

— End Wokeness (@EndWokeness) February 28, 2025

Një takim mjaft i tensionuar është zhvilluar mes presidentit amerikan Donald Trump, zëvendësit të tij Vance, dhe presidentit ukrainas Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë.

Këtë diskutim nuk e ka përjetuar aspak mirë ambasadorja ukrainase.

Mediat kanë kapur momentin kur ajo kap kokën gjatë kohës që të tre liderët diskutonin mes vete me tone mjaftë të ashpra.

 

What just happened in the Oval Office was nothing short of remarkable. What began with questions about security guarantees for a ceasefire with Ukraine turned into an angry shouting match between Trump, Vance and Zelensky. Trump was fuming, ending with, “We have empowered you to…

— Kaitlan Collins (@kaitlancollins) February 28, 2025

Konferenca për shtyp e Donald Trump me Volodymyr Zelenskyy këtë mbrëmje është anuluar.

Dy liderët pritej të dilnin para mediave në Shtëpinë e Bardhë, raporton Sky News.

Megjithatë, pas takimit me  shumë tensione në Zyrën Ovale (presidenti ukrainas tani pritet të largohet herët nga Shtëpia e Bardhë.

Në një deklaratë në llogarinë e tij në Truth Social, Trump tha se Zelenskyy “nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika”, duke shtuar “ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”.

Si një shenjë se bisedimet shkuan keq, presidenti amerikan Donald Trump sapo ka bërë një postim në rrjetet sociale duke thënë se Zelenskyy “nuk është i gatshëm për paqe nëse Amerika është e përfshirë, sepse ai beson se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata.”

“Kishim një takim shumë kuptimplotë në Shtëpinë e Bardhë sot. Mësuam shumë gjëra që nuk mund të kuptoheshin kurrë pa një bisedë nën një presion dhe tension të tillë. Është befasuese çfarë del përmes emocioneve, dhe kam përcaktuar se Presidenti Zelenskyy nuk është i gatshëm për Paqe nëse Amerika është e përfshirë, sepse ai ndjen se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata”.

Tutje Trump në statusin e tij thotë se nuk do avantazh, por dëshiron paqe.

Më pas presidenti amerikan thotë se Zelenskyy “pati mungesë respekti ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Zyrën Ovale, kaq të çmuar”.

“Ai mund të kthehet kur të jetë i gatshëm për paqe,” përfundon ai.

Takimi i tensionuar me Trump e Vance: Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë

Volodymyr Zelensky sapo është larguar nga Shtëpia e Bardhë pas shkëmbimit të tij të tensionuar me presidentin amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidentin JD Vance.

Një transmetim i drejtpërdrejtë i hyrjes së Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë tregon se presidenti ukrainas doli me nxitim nga dera dhe futet në një fuoristradë të zezë, e cila e largon atë, raporton BBC.

Pak çaste më parë , Trump postoi në platformën e tij “Truth Social” se Zelensky “nuk ka respektuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale. Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”.

Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar se nuk është nënshkruar marrëveshja për minerale mes Trump dhe Zelenskyt.

Trump nuk e ka përjashtuar një marrëveshje, por jo derisa Ukraina të jetë gati për një bisedë konstruktive, tha një zyrtar i lartë amerikan për Reuters.

Takimi mes të dyve përfshirë edhe zëvendëspresidentin amerikan Vance, është zhvilluar mes diskutimesh me plot tensione.

Takimi Trump-Zelensky, reagon Macron: Rusia është agresori, të respektohen ata që kanë luftuar për sigurinë e Evropës

Udhëheqësit evropianë veçse kanë filluar të deklarohen për takimin e tensionuar midis Trump, Vance dhe Zelensky.

Së pari, në një postim në X, kryeministri polak dhe ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk iu drejtua Zelenskit dhe i tha “të dashur miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm”, raporton BBC.

I pyetur për konfrontimin gjatë qëndrimit në Portugali, presidenti francez Emmanuel Macron u tha mediave franceze se Rusia është agresori dhe populli ukrainas është ai që sulmohet.

Ai shton se vendet evropiane dhe aleatët e tjerë kishin të drejtë që ndihmuan Ukrainën tre vjet më parë dhe sanksionuan Rusinë dhe vazhduan ta bëjnë këtë.

Ai shton se është e rëndësishme të “respektohen” ata që kanë luftuar që nga fillimi për dinjitetin e tyre, të drejtat dhe sigurinë e Evropës.

Reagon Zelensky – Falënderon Trumpin e ShBA-në: Ukraina ka nevojë për paqe të qëndrueshme

Volodymyr Zelenskyy, ka bërë një reagim në rrjetin social ‘‘X’’, pas takimit të tij të tensionuar me presidentin amerikan Donald Trump, zëvendësit të tij JD Vance, dhe largimit të hershëm nga Shtëpia e Bardhë.

Zelensky ka falënderuar Amerikën, presidentin Trump si dhe popullin amerikan.

“Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë.

Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë”, ka shkruar Zelenskyy.

Presidenti i Ukrainës u akuzua nga Donald Trump dhe JD Vance për “mosrespektim” ndaj Amerikës gjatë takimit të tyre të zjarrtë në Zyrën Ovale më parë, raporton Sky News.

Vance akuzoi Zelenskyy se nuk ishte mirënjohës për mbështetjen e SHBA për Ukrainën që nga fillimi i luftës me Rusinë në 2022.

Thank you America, thank you for your support, thank you for this visit. Thank you @POTUS, Congress, and the American people.
Ukraine needs just and lasting peace, and we are working exactly for that.

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 28, 2025

Si e “përzuri” Trumpi Zelenskyn?

Pasi presidenti amerikan, Donald Trump, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelneksy u përfshinë në përplasje në takim, Trump u mblodh me njerëzit kryesorë të tij në Zyrën Ovale.

Trumpi ka konsultuar zëvendëspresidentin JD Vance, sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, dhe këshilltarë të tjerë, pak pasi Trumpi dhe Vance e akuzuan Zelenskyn se është jofalënderues për ndihmat e SHBA-së, ka raportuar CNN bazuar në deklaratat e një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Ky ishte momenti kur ekipi vendosi që “Zelensky nuk është për të negociuar”.

Ai udhëzoi Rubion dhe këshilltarin për siguri, Mike Waltz, t’ia përcjellin Zelenskyt mesazhin: “Është koha të largoheni”.

Ukrainasit ndërkaq po qëndronin në një dhomë të ndarë, që është standarde për liderët që vizitojnë Shtëpinë e Bardhë.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë ka thënë që ukrainasit protestuan dhe kërkuan të vazhdojnë bisedimet, por amerikanët ishin të prerë.

Pas kësaj, Zelensky doli pa përcjellje.

Borrell kritikon sjelljen e Trump dhe Vance

Ish-përfaqësusesi i lartë i BE-së, Joseph Borrell ka kritikuar sjelljen e presidentit amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidentit JD Vance gjatë takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenksy në Shtëpinë e Bardhë.

Borrell përmes një shkrimi në X tha se Trump dhe Vance kanë dhënë një shfaqje të turpshme. Ai thekson se ka qenë dhe është me Zelenskyn.

“Trump dhe Vance kanë dhënë një shfaqje të turpshme. Jam i turpëruar nga ajo sjellje. Shtetet e Bashkuara meritojnë diçka më të mirë. Bota e lirë duhet ta mbështesë Ukrainën. Unë isha dhe ende jam me @ZelenskyyUa”, shkroi Borrell.

Takimi mes Trump dhe Zelensky ishte me plotë tensione dhe për

Përplasja Trump-Zelensky, ministri i Jashtëm francez: Koha e fjalëve ka mbaruar, Evropa të veprojë menjëherë

Përplasja Trump-Zelensky, ministri i Jashtëm francez: Koha e fjalëve ka mbaruar, Evropa të veprojë menjëherë

“Koha e fjalëve ka mbaruar, koha për të vepruar është tani”, kështu reagoi ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot, i cili ka reaguar menjëherë pas një takimi të dështuar mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ky takim përfundoi me largimin e Zelenskyt nga Shtëpia e Bardhë, duke u anuluar kështu edhe konferencë e përbashkët.

“Rusia e Putinit është agresori. Ka vetëm një domosdoshmëri për Evropën: Koha e fjalëve ka mbaruar, koha për veprim është tani”.

Il y a un agresseur : la Russie de Poutine. Il y a un agressé : le peuple ukrainien. Face à cela et pour notre sécurité collective, une nécessité : l’Europe, maintenant.

Le temps des mots est révolu, passons aux actes.

— Jean-Noël Barrot (@jnbarrot) February 28, 2025

Bolton: Trump e ka vendosur ShBA-në në anën e gabuar

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare gjatë administratës së parë të Donald Trump, John Bolton, ka reaguar ashpër pas tensioneve mes Trump dhe Zelensky-t në Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka deklaruar se Trump e ka vendosur ShBA-në në anën e gabuar dhe e ka quajtur këtë veprim të turpshëm.

“Trump e ka vënë SHBA-në në anën e gabuar të luftës Rusi-Ukrainë, dhe kjo është e turpshme. Ai po e bën çdo ditë e më të vështirë ribashkimin e Perëndimit. Pas mandatit të tij, ShBA do të duhet të bindë aleatët tanë se jemi ende një partner i besueshëm dhe një komb i njerëzve normalë,” është shprehur Bolton.

Trump and Vance have declared themselves to be on Russia’s side in the Russo-Ukraine war. This is a catastrophic mistake for America’s national security. And let’s be clear: Trump and Vance now personally own that policy. It is not the view of a majority of Americans of… pic.twitter.com/jDGFfh4Wn9

— John Bolton (@AmbJohnBolton) February 28, 2025

“S’duhet të ngatërrohet agresori me viktimën” – Gjermania i del në mbështetje Zelenskyt

Friedrich Merz, njeriu që pritet të jetë Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, ka mbështetur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas takimit të tensionuar që ky i fundit ka pasur me presidentin amerikan Donald Trump, dhe zëvendësin e këtij të fundit JD Vance.

Merz, përmes një postimi ka deklaruar se Gjermania qëndron me Ukrainën, si në kohë të mira po ashtu edhe në kohë të vështira.

Ai ka thënë edhe se nuk duhet të ngatërrohet agresori me viktimën.

‘‘I dashur Volodymyr @zelenskyy_official , ne qëndrojmë me #Ukrainë në kohë të mira dhe në vështira. Nuk duhet të ngatërrojmë kurrë agresorin dhe viktimën në këtë luftë të tmerrshme’’, ka shkruar ai./teve1.info/

Kallas i del në mbrojtje Ukrainës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka reaguar pas përplasjes mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelenksy.

Kallas tha se Evropa qëndron përkrah Ukrainës, dhe se do të shtojnë mbështetjen e tyre në mënyrë që ukrainasit të vazhdojnë të luftojnë kundër agresorit rus.

“Ukraina është Evropë! Ne qëndrojmë përkrah Ukrainës. Do ta shtojmë mbështetjen tonë për Ukrainën që ata të mund të vazhdojnë të luftojnë kundër agresorit.

Sot, u bë e qartë se bota e lirë ka nevojë për një udhëheqës të ri. Na takon neve, evropianëve, ta marrim këtë sfidë”, shkroi Kallas në rrjetin social X.

Ukraine is Europe!
We stand by Ukraine.

We will step up our support to Ukraine so that they can continue to fight back the agressor.

Today, it became clear that the free world needs a new leader. It’s up to us, Europeans, to take this challenge.

— Kaja Kallas (@kajakallas) February 28, 2025

Baerboc përkrah Zelenskyn: Ukraina s’është e vetme

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerboc, ka mbështetur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas takimit të tensionuar që ky i fundit ka pasur me presidentin amerikan Donald Trump, dhe zëvendësin e këtij të fundit JD Vance.

Ajo ka thënë se Ukraina nuk është e vetme.

Po ashtu, Baeboc ka deklaruar se Gjermania me aleatët e tjerë evropianë qëndrojnë me Ukrainën

“Gjermania së bashku me aleatët tanë evropianë qëndron e bashkuar përkrah Ukrainës – dhe kundër agresionit rus. Ukraina mund të bazohet në mbështetjen e palëkundur nga Gjermania, Evropa dhe më gjerë. Mbrojtja e tyre e demokracisë dhe kërkimi i tyre për paqe dhe siguri është e jona”.

Ukraine is not alone.

Germany together with our European allies stands united alongside #Ukraine – and against the Russian aggression. Ukraine can build on unwavering support from Germany, Europe and beyond. Their defence of democracy & their quest for peace & security is ours.

— Außenministerin Annalena Baerbock (@ABaerbock) February 28, 2025

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

LIVE- Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Sot, përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit

Kupchan: Kurti ka instinkt të mirë politik, por lëvizjet e tij po e dëmtojnë Kosovën në sytë e ndërkombëtarëve

Kupchan: Kurti ka instinkt të mirë politik, por lëvizjet e tij po e dëmtojnë Kosovën në sytë e ndërkombëtarëve

DASh: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASh: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

Rama: Të mbyllim hendeqet për të siguruar një harmoni në Evropë

Rama: Shqipëria sot prodhon më shumë arkitekturë se e gjithë Evropa bashkë

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Kanosi gruan e tij dhe e largoi nga shtëpia, arrestohet i dyshuari

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Arrestohen dy persona në Komoran, në gjendje të dehur sulmuan një tjetër dhe ia bllokuan rrugën

E shtuna me diell dhe temperatura të larta

E shtuna me diell dhe temperatura të larta

​Dita Botërore e sigurisë së ushqimit

​Dita Botërore e sigurisë së ushqimit

LIVE- Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Sot, përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit

Vojvoda: Shpresojmë të bëjmë diçka të madhe

Vojvoda: Shpresojmë të bëjmë diçka të madhe

Kualifikimet e Botërorit: Norvegjia poshtëron Italinë, Maqedoninë e Veriut e shpëton Alioski

Kualifikimet e Botërorit: Norvegjia poshtëron Italinë, Maqedoninë e Veriut e shpëton Alioski

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X