Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i kërkoi të premten komunitetit ndërkombëtar që t’i përgjigjet sulmit të fundit ajror të Rusisë ndaj Ukrainës – më i madhi që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në shkurt 2022.
“Është e rëndësishme që bota t’i përgjigjet këtij akti të fundit terrori. Shumë liderë kanë shprehur tashmë mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe ukrainasit sot, dhe unë u jam mirënjohës të gjithëve,” tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm.
Ukraina bëri thirrje të premten për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, shkruan CNN.
Zelensky shtoi se ai do të vazhdojë të “forcojë mbrojtjen ajrore” dhe u zotua të vazhdojë të punojë për “ta rikthyer luftën”.
Presidenti ukrainas falënderoi gjithashtu shërbimet e urgjencës dhe stafin që ndihmuan në operacionet e shpëtimit pas sulmeve ajrore në shumë pjesë të vendit të premten.
Sulmet lanë të paktën 31 persona të vdekur dhe mbi 150 të plagosur, duke dëmtuar infrastrukturën civile.