TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zelenksy kërkon sisteme ajrore gjatë takimit të Grupit të Kontaktit

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Zelenksy kërkon sisteme ajrore gjatë takimit të Grupit të Kontaktit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje partnerëve perëndimorë që t’i japin shtetit të tij sisteme shtesë të mbrojtjes, me qëllim që të krijojë një mburojë ajrore kundër sulmeve raketore ruse.

Zelensky diskutoi për kërkesën e Ukrainës për sistemet e mbrojtjes ajrore të prodhimit amerikan, gjatë një takimi virtual me Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i njohur edhe si Formanti Ramshtajn.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha gjatë takimit se anëtarët e grupit gjatë këtij viti do të dërgojnë në Ukrainë avionët luftarakë F-16, pilotë të trajnuar dhe personel të shërbimit.

Ukraina ka thënë se dëshiron këto lloje avionësh luftarakë për të arritur qëllim e marrjes së kontrollit të qiellit të saj.

Por, Austin tha se takimi i sotëm u fokusua në sistemet e mbrojtjes ajrore, që sipas Zelenskyt Ukrainës i duhen në mënyrë urgjente që të shpëtohen jetë.

“Këtë vit, aviontë rusë veçse kanë hedhur mbi 9.000 bomba ndaj Ukrainës dhe ne na duhet që të kemi aftësi që të rrëzojmë avionët luftarakë në mënyrë që ata të mos mund t’iu afrohen pozicioneve tona dhe kufijve tanë”, tha Zelensky.

Ai shtoi se Ukrainës i duhen të paktën shtatë sisteme Patriot për të mbrojtur qytetet.

Mbledhja e Grupit të Kontaktit u mbajt disa ditë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkroi paktën e ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë, shkruan REL. SHBA-ja tha se 1 miliard dollarë për artilerinë, mbrojtjen ajrore, dhe pajisje të tjera shumë shpejt do të nisen drejt fushëbetejës në Ukrainë.

Austin tha se që kur u krijua Grupi i Kontaktit dy vjet më parë, anëtarët e tij i kanë dhënë Ukrainës mbi 70 sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi si dhe mijëra raketa.

Grupi po ashtu i ka dërguar mbi 3.000 autoblinda, përfshirë edhe 800 tanke luftarake, teksa Ukraina po vazhdon luftën kundër pushtimit që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022.

Tags: Grupi i KontaktitUkrainavolodymyr zelensky
ShareTweet

Postime të ngjashme

Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut: Gaza drejt një katastrofe humanitare të paprecedentë

Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut: Gaza drejt një katastrofe humanitare të paprecedentë

Prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin dhe konfiskimin e pasaportës

Prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin dhe konfiskimin e pasaportës

Zjarri përfshin një lokal në Vlorë, rrezikohen ndërtesat përreth

Zjarri përfshin një lokal në Vlorë, rrezikohen ndërtesat përreth

Përfundon marrja në pyetje, Artan Grubi del nga Prokuroria

Përfundon marrja në pyetje, Artan Grubi del nga Prokuroria

Emisioni “Info Nata” 23.02.2026

Emisioni “Info Nata” 23.02.2026

Rihanna shfaq stil minimalist në darkën pas festës së ditëlindjes së saj të 38-të

Rihanna shfaq stil minimalist në darkën pas festës së ditëlindjes së saj të 38-të

Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut: Gaza drejt një katastrofe humanitare të paprecedentë

Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut: Gaza drejt një katastrofe humanitare të paprecedentë

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit për të martën

Meta mbyll Messenger.com

Meta mbyll Messenger.com

Prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin dhe konfiskimin e pasaportës

Prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin dhe konfiskimin e pasaportës

Zjarri përfshin një lokal në Vlorë, rrezikohen ndërtesat përreth

Zjarri përfshin një lokal në Vlorë, rrezikohen ndërtesat përreth

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën