Duke folur për pretendimet për manipulime gjatë procesit të përzgjedhjet së kryeprokurorit të ri, Zekaj tha se nuk pret që presidentja Osmanin ta dekretojë Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit.
Zekaj tha se procesi nga i cili ka ardhur deri te emri i Blerim Isufajt si propozim i Këshillit Prokurorial ka qenë i kontestuar nga të gjithë ata që e kanë monitoruar këtë proces.
“Ka qenë i kontestuar për shkak të mungesës së integritetit të tij, për shkak të një varg problemesh të cilat janë shfaqur dhe janë bërë publike sidomos nga organizatat e shoqërisë civile që kanë monitoruiar këtë proces e pastaj edhe nga vet ambasadat. SI i tillë nuk besoj që presidentja mund të dekretojë një emër që del nga një process i tillë me kaq shumë vërejtje dhe kaq shumë dyshime për manipulime të këtoj procesi”, është shprehur Zekaj në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Më tej ai tha se pritja ka qenë që Këshilli Prokurorial të reflektojë, por se në këto vitet e fundit nuk është parë reflektim nga ana e këtij këshilli. Madje sipas tij, në 6-7 vitet e fundit ka pasur vetëm riciklim të emrave nga pozitat e kryeprokurorëve.
“Kemi pasur edhe më herët rast kur është tërhequr ambasada amerikane kur është bërë përzgjedhja kryeprokurorëve e të cilët e kanë quajtur Këshillin Prokorurial si këshill i kapur nga grupe të interesit në përzgjedhjen e personave të caktuar. Kështu që ende nuk ka arritur të shkapet nga këto grupe të interesit. Në 6-7 vitet e fundit kemi vetëm riciklim të emrave në pozitat e kryeprokurorëve të një prokurorie, pastaj te Prokuroria Speciale, pastaj në Kryeprokurori të Shtetit. Do me thënë kemi nja 7-8 emra që na përsëriten në këto 7 vitet e fundit në pamundësi të ardhjes së emrave të rinj të cilët do ta sillnin një frymë t re në Këshillin Prokurorial dhe një frymë të re në luftimin e kriminalitetit”, është shprehur Zekaj. /teve1.info/