TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zeka: Vonesa e formimit të institucioneve dëmton ekonominë dhe rëndon sektorin privat

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
Zeka: Vonesa e formimit të institucioneve dëmton ekonominë dhe rëndon sektorin privat

Vonesat në formimin e institucioneve të reja, siç janë Kuvendi dhe Qeveria, kanë një ndikim të dëmshëm mbi sektorin privat dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Kështu thotë drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, derisa nënvizon se edhe çështja politike e pazgjidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vijon të jetë problemi më i madh për vendin tonë.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën më 9 shkurt. Partia e parë nga këto zgjedhje ka dalë Vetëvendosje, e dyta PDK. Ndërsa, LDK e treta dhe koalicioni AAK-Nisma është renditur i katërti. Pas publikimit të rezultatevepërfundimtare, pritet edhe certifikimi i tyre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ).

Në një intervistë për KosovaPress, Zeka thotë se investitorët, si ata të brendshëm ashtu edhe ata të jashtëm, kërkojnë një stabilitet politik dhe një pushtet ekzekutiv dhe legjislativ të qartë për të siguruar një mjedis të favorshëm për investime dhe zhvillim ekonomik.

“Investitorët edhe të brendshëm dhe të jashtëm kërkojnë stabilitet politik, qartësi rregullative dhe kërkojnë një pushtet ekzekutiv, dhe legjislativ me të cilin mund të punojnë, mund t’i ndajnë shqetësimet e tyre dhe tek të cilët mund t’i ofrojnë edhe rekomandimet e tyre ashtu që të njëjtat të mund të përmirësohen ose zbatohen pastaj…Çfarëdo vonese në konstituimin e Kuvendit po edhe krijimit të qeverisë së re do të ishte problematikë edhe për ndërmarrjet e sektorit privat, edhe për ekonominë e vendit në përgjithësi”, thotë Zeka.

Zeka nënvizon po ashtu se çështja politike e pazgjidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet një nga problemet kryesore që pengon progresin e Kosovës, duke ndikuar siç thotë ai në zhvillimin e përgjithshëm të vendit dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Sa i përket cilësisë së raporteve ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës, është thënë nga ana e administratës së kaluar disa herë që cilësia është përkeqësuar, sidomos në periudhën e fundit. ShBA-të nuk kanë kërkuar nga Kosova asgjë më shumë sesa të zbatojë zotimet që ka marrë përgjatë viteve të kaluara, përfshirë marrëveshjen e Ohrit dhe teknikalitetet që kanë derivuar nga marrëveshja. Për të cilat natyrisht, Qeveria e Kosovës dhe shteti i Serbisë nuk kanë qenë shumë të gatshme për t’i zbatuar. Ndajmë të njëjtin mendim me qeverinë e ShBA-ve dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë që kjo çështje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, çështje pazgjidhur vijon të jetë problemi më i madh për Kosovën dhe rrjedhimisht kurrfarë progresi të dukshëm nuk mund të kemi për aq kohë sa një problem i tillë rëndon mbi Kosovën dhe mbi gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilat në të njëjtën kohë janë në fund të listës së shteteve brenda kontinentit të Evropës për sa i përket nivelit të zhvillimit ekonomik”, thotë Zeka.

Ndërsa, foli edhe për raportet mes ShBA-ve dhe Kosovës. Sipas tij, nuk ka ndonjë risi, udhërrëfim, ose vendim tjetër që mund të ndikojë në raportet ndërmjet ShBA-ve dhe Kosovës.

“Për momentin ka një vazhdimësi të politikave të cilat administrata e mëhershme i ka aplikuar karshi Kosovës. Nuk ka ndonjë risi, udhërrëfim, ose vendim tjetër që mund të ndikojë në raportet ndërmjet ShBA-ve dhe Kosovës. E kemi parë ndoshta edhe në rastin e Bosnjë dhe Hercegovinës, nuk e di sa është e drejtë të të heqim një paralele të tillë. Megjithatë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një deklaratë në të cilën dënon veprimet e njërës palë që synon të minojë funksionimin e Bosnjë-Hercegovinës sipas parimeve të Marrëveshjes së Dejtonit. Që do të thotë se, nëse tërheqim një paralele të ngjashme, administrata amerikane mund të ketë të njëjtën qasje edhe ndaj Kosovës, ashtu siç ka aplikuar edhe gjatë viteve të fundit”, thotë Zeka.

Ai gjithashtu kritikom mungesën e një dialogu të efektshëm ndërmjet sektorit publik dhe atij privat, duke përmendur se Oda Ekonomike Amerikane ka dorëzuar te institucionet mbi 70 komente dhe rekomandime ligjore gjatë katër viteve të fundit, por shumë prej tyre sipas tij nuk janë marrë parasysh.

“Oda Ekonomike Amerikane ka vazhduar të jetë aktive në ofrimin e rekomandimeve dhe komenteve për nisma të ndryshme ligjore, si për aktet primare, ashtu edhe për aktet sekondare legjislative. Dialogu publiko-privat nuk ka qenë në nivelin më të kënaqshëm. Përgjatë katër viteve të qeverisë, Këshilli Kombëtar i Ekonomisë dhe Investimeve, është mbledhur vetëm në vitin 2024, dhe atëherë, kur ne kemi konsideruar që po bëhet ndoshta për qëllime elektorale, duke ditur që viti 2024 ka qenë vit parazgjedhor. Tashmë jemi në mars dhe asnjë mekanizëm i dialogimit nuk është mbledhur. Oda Ekonomike Amerikane ka dorëzuar mbi 70 komente ose rekomandime gjatë katër viteve. Fare pak prej këtyre mirë të elaboruara janë marrëparasysh, kjo është për keqardhje”, thotë Zeka.

Përkundër që komuniteti i biznesit kërkoi vazhdimisht nga Qeveria të ketë në prioritet zhvillimin ekonomik dhe njëkohësisht t’u dal në mbështetje bizneseve, ekzekutivi nuk i plotësoi pritshmëritë e tyre. Ani se sekrori privat konsiderohet garancë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti merr pjesë në Konferencën e Lidershipit të Oksfordit

Kurti: Do t’ju njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

MAShT: Vetëm në Prishtinë nuk u mbajt mësimi, orët e humbura do të zëvendësohen

MASh monitoron libraritë: Pjesa dërrmuese po zbaton çmimet e katalogut për tekstet shkollore

Haxhiu dekreton gjeneralët e rinj të FSK-së

Haxhiu dekreton gjeneralët e rinj të FSK-së

Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin

Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin

Kurti merr pjesë në Konferencën e Lidershipit të Oksfordit

Kurti: Do t’ju njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

MAShT: Vetëm në Prishtinë nuk u mbajt mësimi, orët e humbura do të zëvendësohen

MASh monitoron libraritë: Pjesa dërrmuese po zbaton çmimet e katalogut për tekstet shkollore

Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në Malin e Zi

Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në Malin e Zi

Haxhiu dekreton gjeneralët e rinj të FSK-së

Haxhiu dekreton gjeneralët e rinj të FSK-së

Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin

Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin

Legjenda e Manchester United përzgjedh dy transferimet më të suksesshme, njëri ndër ta Granit Xhaka

Xhaka dhe Sunderlandi kundër Milanit në Ligën e Evropës

Egnatia në Norvegji, synon shifrën rekord me miliona euro nga UEFA

Egnatia mëson shortin në Ligën e Konferencës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën