TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Zeka: Qeveria e Kosovës nuk u ka kushtuar rëndësinë e duhur investimeve kapitale

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
​Zeka: Qeveria e Kosovës nuk u ka kushtuar rëndësinë e duhur investimeve kapitale

Qeveria e Kosovës nuk u ka kushtuar rëndësinë e duhur investimeve kapitale, thotë kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Derisa thekson nevojën për investime të tilla si dhe avancim të infrastrukturës, Zeka thotë se rritja ekonomike e vendit është më e ulët se në vitin 2019.

“Norma e rritjes ekonomike realisht vijon të jetë më e ulët sesa ka qenë në vitin 2019, para pandemisë. Natyrisht, baza ekonomike e vendit ka shënuar rritje në këto vitet e fundit dhe rrjedhimisht i bie që një normë prej më pak se 4 për qind me të cilën besoj se do të mbyllim vitin 2024, në aspektin e gjithmbarshëm do të jetë më e madhe sesa e kemi pasur në vitin 2019, por norma e tillë, nëse flasim si përqindje vazhdon të jetë më e ulët se ajo që e kemi pasur në vitin 2019. Shtyllat kryesore në të cilat bazohet rritja ekonomike e vendit, nuk po vije në përdorim maksimal, këtu është fjala kryesisht për investimet kapitale të cilave kjo qeveri nuk u ka kushtuar rëndësinë e duhur”, thotë Zeka.

Ai konsideron se ritmi i investimeve kapitale është i ngadaltë, derisa thekson se në këtë drejtim duhet të ketë dinamikë më të madhe dhe po ashtu nisje të projekteve të reja.

“Është e pashmangshme, meqë edhe shihet edhe që ka pasur një përqendrim më të madh të qeverisë në realizimin e projekteve të parapara me vitin 2024. Por, megjithatë ritmi është goxha i ngadaltë dhe duhet të jetë një dinamikë shumë më e madhe dhe natyrisht nisje të projekteve të tjera. Vendi ka nevojë për avancimin e infrastrukturës së saj transportuese dhe ky këtu duhet të jetë fokusi i Qeverisë së Kosovës, dhe jo vetëm për të avancuar infrastrukturën rrugore dhe tjetër, por edhe për shkak të ndikimit ose efektit multiplikativ që investimet e tilla kapitale kanë gati të gjitha hallkat e zingjirët e ekonomisë së vendit”, thotë Zeka për KP.

Ndër të tjera, Zeka thotë se përkrahja financiare që parashihet në kuadër të Planit të Rritjes, mund të kushtëzohet nga zbatimi i marrëveshjeve “duke përfshirë ato me Serbinë”.

Ditë më parë, Komisioni Evropian ka miratuar agjendat e reformave për vendet e Ballkanit Perëndimor – hap ky për të mundësuar pagesat e para nga Plani i Rritjes.

Për Ballkanin Perëndimor, Plani i Rritjes ka paraparë 6 miliardë euro prej të cilave Kosovës i takojnë mbi 800 milionë euro.

“Ajo që është fatkeqësi, është që megjithatë edhe përkrahja financiare që parashihet në kuadër të planit të ashtuquajtur të Planit të Rritjes, duket se do të kushtëzohet me zbatimin e disa prej zotimeve që Kosova ka marrë me nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla [në kuadër të dialogut], në këtë rast marrëveshjes me Serbinë”, thotë Zeka.

Zeka flet edhe për marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të cilat i quan të përkeqësuara pas veprimeve, siç thotë ai të njëanshme, të ekzekutivit kosovar.

Por, raportet e përkeqësuara sipas tij nuk kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik meqë nuk ka ndonjë masë që e ndalon drejtpërdrejt përkrahjen financiare amerikane për Kosovën.

Megjithatë, ai vlerëson se për investitorët amerikanë është me rëndësi cilësia e marrëdhënieve të shtetit me një vend të cilin e synojnë për biznes.

Qeveria e Kosovës është kritikuar edhe publikisht nga Shtetet e Bashkuara për veprime që ata i kanë konsideruar të njëanshme.

Autoritetet kosovare kanë ndërmarrë disa veprime në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe – në mesin e tyre mbylljen e strukturave paralele serbe si dhe ndalimin e përdorimit të dinarit serb.

Tags: Arian ZekaInvestime kapitaleOda Ekonomike Amerikane në Kosovë
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Ligjit për automjetet dhe të huajt, Policia: Vetura me autorizime të Serbisë nuk lejohen

​Ligjit për automjetet dhe të huajt, Policia: Vetura me autorizime të Serbisë nuk lejohen

Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Dinjiteti dhe besimi i tyre në të vërtetën mbetet i pathyeshëm

Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Dinjiteti dhe besimi i tyre në të vërtetën mbetet i pathyeshëm

Dorëhiqet kryeministri i Republikës Sërpska

Dorëhiqet kryeministri i Republikës Sërpska

Maqedonci uron Ditën e Forcës: Ushtria e Kosovës, histori suksesi

Maqedonci: Raketat që Serbia ka blerë nga Kina janë sulmuese dhe kërcënuese për rajonin

Kurti e bën këshilltar ligjor, ish-zv.ministri i Drejtësisë kumton lajmin: Ky moment ka një domethënie të veçantë

Kurti e bën këshilltar ligjor, ish-zv.ministri i Drejtësisë kumton lajmin: Ky moment ka një domethënie të veçantë

Serbi i liruar për krime lufte nga Themelorja s’paraqitet në seancën e Apelit

Serbi i liruar për krime lufte nga Themelorja s’paraqitet në seancën e Apelit

“Ishin shokë” –  Pronari dyshohet se vrau klientin, detaje nga vrasja brenda lokalit në Gjakovë

“Ishin shokë” – Pronari dyshohet se vrau klientin, detaje nga vrasja brenda lokalit në Gjakovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën