TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Zeka: Me Adem Jasharin më njoftuan krismat e lirisë

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Zeka: Me Adem Jasharin më njoftuan krismat e lirisë

Elmi Zeka, njeriu që e strehoi familjen Jashari në rastin e sulmit të parë në vitin 1991, ka dhënë rrëfimin e tij për atë se si e njohu komandantin Adem Jashari dhe e ka përshkruar rrethimin e parë.

Ai thotë se me Adem Jasharin e njoftuan krismat e lirisë pikërisht më 30 dhjetor 1991 kur nisi sulmi mbi Prekazin.

“Me Adem Jasharin më njoftën krismat e lirisë të cilat Adem Jashari në rrethimin e parë në vitin 1991, pikërisht më 30 dhjetor, ishte një ditë shumë e acartë, kisha dalë unë se ishte autobusi i parë që nisej në ora 06:00 nga Abria për me shku në Skenderaj. Ishte ditë e tregut atë ditë dhe unë isha aktivist i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Kështu që kryesisht edhe ditëve të hane që u tubojshin edhe aktivistët e tjerë për me tregu për aktivitetet që bënte dhunë policia serbe në lokalitete të ndryshme mbi popullatën dhe i tubojshim. Kështu që unë kisha dalë shumë herët në mëngjes në Skenderaj, dhe Skenderaj me Prekazin i ka diku vijë ajrore jo më shumë se 500 metra lagjja e parë Jashari dhe duke i dëgju krismat shumë të mëdha, mua më shkon menjëherë mendja te një ngjarje që kishte ndodhë diku 10 vite më herët me rastin e rrethimit të Tahir Mehës. Dhe unë i bëj, i shtroj detyrë vetes se çka mund të bëj me mobilizu diçka që të paktën me ju dalë në ndihmë me i tërhjek ata që janë të rrethum prej policisë”, rrëfen Zeka.

Ai ka thënë së në drejtim të Jasharëve ishte nisur bashkë me dhëndrrin. Aty nga disa gra ishte njoftuar se ishte rrethuar shtëpia e Shaban Jasharit.

Zeka rrëfen se si u kishte ofruar strehim për anëtaret e familjes Jashari.

“Së bashku me dhëndrrin tim, Ramë Oruqajn jemi nis në atë drejtim sepse ai ka qenë punëtor i fabrikës së municionit të gjuetisë dhe aty kah fabrika e municionit është rruga për me shku te Jasharët. Dhe duke shku atje kishte mbetë një kerr i policisë që ishte në borë, nuk mund të shkonte, janë ndezë disa kombi të ngarkuar me municion dhe policët ishin të armatosur deri në dhëmbë dhe dhëndrri thotë të kthehemi se na shtijnë me shty edhe kerrin, tash policia na detyrojnë. Jemi kthy mbrapa dhe i kemi pa disa gra që po dalin nga rrethimi aty dhe moment i parë që ka qenë, a keni ku strehoheni dhe çka është kah bohet. Dhe aty njëra prej tyre thotë e kanë rrethu shtëpinë e axhës Shaban”.

“Kështu që unë nuk kam njoft kurrkënd prej asaj anës se shkollën e mesme e kam kry në Kijevë, dmth nuk kisha dijeni për familjen, por e dija që një shqiptar është i rrethuar nga forcat serbe dhe ne duhet të bëjmë përpjekje që sa të mundemi që ne atë ta lirojmë nga ky rrethim, momenti i parë. Dhe kështu që ato gratë kur dalin thonë kqyre na kem të afërm këtu se unë dojsha që t’ju japë strehim dhe në atë moment une kam shku te taksistat për me marrë një taksist për me shku deri në Polac, se atje ishte Gani Koci kryetar i Këshillit, aktivist nuk kishte në atë moment, ishin njerëzit e rrallë se ishte shumë herët në Skenderaj, edhe kafet sa kishin fillu me u çel. Ora 7 e mëngjesit. Sulmi me siguri ka fillu para orës 5, po dmth unë kur kam shku veç i kam ni krismat nga të dyja anët, por u dëgjojshin krisma edhe nga armë më të rënda se automatët.. dmth prej autoblindave ishin krisma që vinin nga ana e forcave serbe”.

“Po unë nuk e dija se çka u bajke brenda, kur kam shku në Polac, Gani Koci veç ishte nisë me disa aktivistë në drejtim të Prekazit. Atë ditë kam pa njerëz të armatosun, por edhe me tërfurq e sopata që kanë shku në atë drejtim”, deklaron Zeka.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Policia ndalon veturën pa targa në Leposaviq, i dyshuari i kërcënon policët dhe më pas dorëzohet

Gjashtë vatra zjarri ende aktive në Shqipëri

22 vatra zjarri aktive në Kosovë – situatë e rënduar në Kçiq të Vogël, kërkohet ndihma e KFOR-it dhe FSK-së

Maqedonci thotë se ShBA-ja është faktor kyç në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë së FSK-së

Maqedonci flet për marrëveshjet ushtarake me ShBA e anëtarësimin në NATO

Hamza: Zjarret në Kçiq po vazhdojnë, jam në terren për të bërë krejt çka mundem

Hamza: Zjarret në Kçiq po vazhdojnë, jam në terren për të bërë krejt çka mundem

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Policia ndalon veturën pa targa në Leposaviq, i dyshuari i kërcënon policët dhe më pas dorëzohet

Gjashtë vatra zjarri ende aktive në Shqipëri

22 vatra zjarri aktive në Kosovë – situatë e rënduar në Kçiq të Vogël, kërkohet ndihma e KFOR-it dhe FSK-së

Maqedonci thotë se ShBA-ja është faktor kyç në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë së FSK-së

Maqedonci flet për marrëveshjet ushtarake me ShBA e anëtarësimin në NATO

Hamza: Zjarret në Kçiq po vazhdojnë, jam në terren për të bërë krejt çka mundem

Hamza: Zjarret në Kçiq po vazhdojnë, jam në terren për të bërë krejt çka mundem

Osmani takon kryeministren e Guinesë Ekuatoriale: Përkushtohemi për të punuar me partnerë anembanë globit

Osmani i bën thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë për veprim urgjent për vrasjen e trefishtë në Gjilan

“Pejtoni” i Prishtinës bëhet me semaforë, por jashtë funksionit prej disa muajve

“Pejtoni” i Prishtinës bëhet me semaforë, por jashtë funksionit prej disa muajve

Rëndësia e gjykimit të sulmuesve në veri të vendit

Rëndësia e gjykimit të sulmuesve në veri të vendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X