Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka thënë se që nga 100 ditëshi i parë i Qeverisë Kurti është kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje.
Sipas tij, duket që 1000 ditët që pasuan në qeverisje ia ndryshuan mendje opozitës dhe sipas tij ata sot konfir5muan që janë të kënaqur me Qeverisjën e kryeministrit, Albin Kurti.
“Qysh prej 100 ditëshit të parë të Qeverisë kishin kërkuar e paralajmëruar zgjedhje. Thanë nuk janë të kënaqur me qeverisjen dhe se ishin edhe ata të dëshpëruar me neve. Por siç duket 1000 ditët që pasuan në qeverisje ia ndryshuan mendje opozitës. Ata sot e konfirmuan që janë të kënaqur me Albin Kurtin kryeministër. Puna vazhdon, puna e mbarë Albin Kurti”, ka shkruar ai në Facebook.