TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Zbuloni sëmundjet që luftojnë frutat e pyllit

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Zbuloni sëmundjet që luftojnë frutat e pyllit

Frutat e pyllit janë një thesar i natyrës për shëndetin tonë. Ato jo vetëm që janë shume të shijshme, por janë të pasura me lëndët ushqyese më të rëndësishme për organizmin tonë. Në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh me 11 arsyet pse duhet t’i përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj të përditshme.

1.Plot me Antioksidantë

Frutat e pyllit përmbajnë antioksidantë, të cilët ndihmojnë në kontrollin e radikaleve të lira. Këto të fundit, edhe pse të dobishme në sasi të vogla, mund të dëmtojnë qelizat tona kur prania e tyre është shumë e lartë, duke shkaktuar tek to stres oksidativ. Përmbajtja e lartë e antioksidantëve ul ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet.

2. Mund të ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak dhe reagimin ndaj insulinës

Studimet tregojnë se frutat e pyllit mund të mbrojnë qelizat tuaja nga nivelet e larta të sheqerit në gjak, të ndihmojnë në rritjen e ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe të reduktojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe përgjigjen e insulinës ndaj një vakti plot me karbohidrate.

3. Të pasura me fibra

Frutat e pyllit janë një burim i shkëlqyer fibrash. Studimet tregojnë se konsumi i fibrave ngadalëson lëvizjen e ushqimit në aparatin tuaj tretës, duke zvogëluar urinë dhe duke rritur ndjesinë e ngopjes.

4. Plot me lëndë ushqyese

Ato përmbajnë shumë pak kalori dhe janë shumë ushqyese. Përveç faktit që përmbajnë sasi të larta antioksidantësh, ato gjithashtu janë plot e përplot me vitamina dhe minerale.
Frutat e pyllit, veçanërisht luleshtrydhet, janë të pasura në Vitaminë C. Për të qënë më të saktë, 150g luleshtrydhe përmbajnë 150% të dozes së nevojshme ditore për këtë vitaminë.

5. Anti – Inflamatore

Frutat e pyllit kanë veti anti-inflamatore të forta.

Në përgjithësi inflamacioni është mënyra me të cilën trupi juaj i përgjigjet infeksioneve apo dëmtimeve të tjera, por me ritmin e jetesës së sotshme inflamacioni është pothuajse gjithmonë i pranishëm si pasojë e stresit, mungesës së aktivitetit fizik, kequshqyerjes, etj.

Për këtë arsye, keto fruta të mrekullueshme janë të domosdoshme nëregjimin tuaj.

6. Mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit

Frutat e pyllit janë shumë të mira për shëndetin e zemrës. Studimet tregojnë se mjedra dhe boronica ndihmojnë në uljen e kolesterolit te njerëzit mbipeshë ose me sindromë metabolike. Përveç kësaj, ato kanë efekt parandalues në oksidimin apo dëmtimin e kolesterolit të keq (LDL), i cili është një ndër faktorët e sëmundjeve të zemrës.

7. Të mira për shëndetin e lëkurës

Frutat e pyllit mund të ndihmojnë në reduktimin ose parandalimin e formimit të rrudhave të lëkurës. Përmbajtja e lartë e antioksidantëve mbajtjen nën kontroll radikalet e lira si dhe bllokon prodhimin e enzimave të cilat zbërthejnë kolagjenin i cili është përgjegjës për strukturën dhe elasticitetin e lëkurës.

8. Mund të kenë veti anti kancerogjene

Disa antioksidantë tek frutat e pyllit, duke përfshirë antocianinat, acidin ellagjik dhe rezveratrolin, mund të reduktojnë rrezikun ndaj kancerit. Studimet tregojnë se se frutat e pyllit mund të mbrojnë specifikisht kundër kancerit të ezofagut, gojës, gjirit dhe zorrëve.

9. Mund të shijohen në pothuajse të gjitha llojet e dietave

Frutat e pyllit mund të përfshihen në shumë lloje të dietave. Ato janë perfekte edhe për njerëzit qe po mundohen të humbasin peshë si pasojë e kalorive të ulëta që përmbajnë.

Njerëzit që duhet ta shmangin përdorimin e tyre janë ata të cilët nuk duhet të konsumojnë fibra si pasojë e problemeve me tretjen ose ata që janë alergjikë kundrejt tyre. Alergjitë më të zakonshme janë ato ndaj luleshtrydheve.

10. Mund të mbajnë arteriet tuaja të shëndetshme

Frutat e pyllit kanë treguar se përmirësojnë ndjeshëm funksionin endotelial te njerëzit e shëndetshëm, individët me sindromë metabolike dhe duhanpirësit. Ato ndihmojnë në kontrollin e presionit të gjakut, parandalojnë mpiksjen e gjakut dhe kryejnë funksione të tjera të rëndësishme.

11. Mund të shijohen në të gjitha mënyrat

Frutat e pyllit janë padyshim shumë të shijshme. Ato mund të konsumohen si frut ose në receta ëmbëlsirash të shkëlqyeshme, ku mund të eksperimentoni edhe me miksimin e llojeve të ndryshme. Megjithëse janë natyralisht të ëmbla dhe nuk kërkojnë ëmbëlsues shtesë, nëse i shtoni pak pana të rrahur mund t’i shndërroni ato në një ëmbëlsirë elegante.

Për mëngjes, mund t’i shoqëroni me pak kos dele, djathë nape ose gjizë dhe t’i shtoni arra të thërmuara.

Ato shkojnë më së miri me sallatërat e ndryshme, lëngjet e freskëta, etj

ShareTweet

Postime të ngjashme

Studimi: Stevia vret qelizat kancerogjene, por nuk dëmton ato të shëndetshmet

Studimi: Stevia vret qelizat kancerogjene, por nuk dëmton ato të shëndetshmet

Shije verore me pasoja për stomakun? Si ndikojnë ushqimet dhe pijet shumë të ftohta?

Shije verore me pasoja për stomakun? Si ndikojnë ushqimet dhe pijet shumë të ftohta?

Nuk është 10 mijë, ekspertët e shëndetit tregojnë numrin e hapave që duhet të bëni në ditë!

Nuk është 10 mijë, ekspertët e shëndetit tregojnë numrin e hapave që duhet të bëni në ditë!

Si të qetësoni dhimbjen e kokës të shkaktuar nga vapa?

Si të qetësoni dhimbjen e kokës të shkaktuar nga vapa?

Ilir Kulla: Shqipëria mban raporte të balancuara me Palestinën dhe Izraelin

Ilir Kulla: Shqipëria mban raporte të balancuara me Palestinën dhe Izraelin

Kulla: Ushtria izraelite nuk po fiton ndaj Hamasit, shoqëria është e ndarë dhe ekonomia në rënie

Kulla: Ushtria izraelite nuk po fiton ndaj Hamasit, shoqëria është e ndarë dhe ekonomia në rënie

Kjo është pika kufitare me e ngarkuar për të hyrë dhe dalë nga Kosova

Kjo është pika kufitare me e ngarkuar për të hyrë dhe dalë nga Kosova

Kurti uron Kusari-Lilën për përvjetorin e Alternativës: Bashkë garuam, bashkë qeverisëm – bashkë vazhdojmë

Kurti uron Kusari-Lilën për përvjetorin e Alternativës: Bashkë garuam, bashkë qeverisëm – bashkë vazhdojmë

“Matrix”- 28.07.2025

“Matrix”- 28.07.2025

Vazhdojnë kërkimet në Ujman – Ende asnjë gjurmë e mërgimtarit

Vazhdojnë kërkimet në Ujman – Ende asnjë gjurmë e mërgimtarit

Mërgimtari kapet me 113 km/h në zonë 60 – gjobë 300€ dhe njoftohen autoritetet zvicerane

Mërgimtari kapet me 113 km/h në zonë 60 – gjobë 300€ dhe njoftohen autoritetet zvicerane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X