TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zbulohet një lloj i ri insekti në Kosovë, këto janë veçoritë e tij

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Zbulohet një lloj i ri insekti në Kosovë, këto janë veçoritë e tij

Një lloj i ri insekti për shkencën është zbuluar së fundi në Kosovë nga Halil Ibrahimi, profesor i asocuar në Departamentin e Biologjisë të FSHMN-së.

Punimi i përshkrimit të këtij lloji të ri është publikuar në revistën prestigjioze Biodiversity Data Journal, e cila boton lloje të reja për shkencën.

Lloji i emërtuar si Potamophylax coronavirus, i takon një rendi të vogël të insekteve ujore, që janë të ndjeshme në ndotjen dhe degradimin e ekosistemeve ujore. Është fjala për një lloj endemik, që jeton vetëm në Kosovë dhe, siç është potencuar në punim, me gjasë vetëm në Bjeshkët e Nemuna.

Për përshkrimin dhe analizimin e këtij lloji janë përdorur teknikat më të avansuara molekulare, filogjenetike dhe morfologjike, shkruan Telegrafi.

Në kuadër të punimit janë bërë edhe analizat e krejt grupit ku bën pjesë lloji i ri. Kjo rezultoi në identifikimin edhe të disa llojeve të tjera të reja për shkencën, të cilat presin të përshkruhen, thuhet në punim. Prania e këtij lloji tregon për pasurinë e madhe të biodiversitetit në Kosovë, e cili fatkeqësisht është duke u rrezikuar ndjeshëm dhe vazhdon të ngelet pak e njohur.

“Edhe pse i zënë para disa vitesh, lloji i ri është përshkruar vetëm gjatë vitit të kaluar dhe sivjet, kryesisht gjatë kohës së izolimit për shkak të pandemisë. Nga këtu vjen edhe emri i llojit, Potamophylax coronavirus, si përkujtim i kohës kur është zbuluar. Simbolikisht, emri i llojit, potencon edhe një pandemi tjetër që është duke ndodhur në lumenjtë e Kosovës, e në veçanti në Lumbardhin e Deçanit, si rezultat i ndotjes, degradimit dhe keqmenaxhimit të hidrocentraleve”.

Lajmi për zbulimin e llojit të ri nga Kosova është transmetuar nga agjenci botërore të lajmeve, duke e potencuar realizimin e hulumtimit në Universitetin e Prishtinës. Punimet si ky e vendosin Universitetin e Prishtinës në listën e institucioneve në të cilat puna hulumtuese është pjesë vitale e veprimtarisë së tyre dhe në këtë mënyrë i kontribuojnë ngritjes së mëtejme të këtij institucioni në vlerësimet ndërkombëtare.

Lidhur me këtë zhvillim pozitiv jo vetëm për Universitetin e Prishtinës por dhe për Kosovën, Rektori Sahiti priti në një takim profesorin Ibrahimi të cilin e përgëzoj për punimin aktual por edhe për rezultatet tjera të tij në fushën e Biologjisë. Rektori Sahiti po ashtu inkurajoj profesorin Ibrahimi dhe kolegët e tij që të vazhdojnë punën e tyre të çmueshme dhe në këtë mënyrë të shërbejnë si model i mësimdhënësve për të cilët ka nevojë UP-ja.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pozhari: Osmani mund të bashkojë LDK-në dhe LVV-në për presidentin

Pozhari: Osmani mund të bashkojë LDK-në dhe LVV-në për presidentin

Thirrje për sulm ndaj “Bondsteel”, KFOR: S’ka ndryshime në qëndrimin e sigurisë në Kosovë

Thirrje për sulm ndaj “Bondsteel”, KFOR: S’ka ndryshime në qëndrimin e sigurisë në Kosovë

“400 euro për operim” – qytetari akuzon për ryshfet në QKUK, institucioni mohon të ketë pranuar ankesë

“400 euro për operim” – qytetari akuzon për ryshfet në QKUK, institucioni mohon të ketë pranuar ankesë

Identifikohen mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit nga Gjakova, u rrëmbye gjatë luftës

Identifikohen mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit nga Gjakova, u rrëmbye gjatë luftës

Sunderlandi i Xhakës u kthehet fitoreve

Sunderlandi i Xhakës u kthehet fitoreve

Pozhari: Osmani mund të bashkojë LDK-në dhe LVV-në për presidentin

Pozhari: Osmani mund të bashkojë LDK-në dhe LVV-në për presidentin

“Këndi i debatit”- 03.03.2026

“Këndi i debatit”- 03.03.2026

Thirrje për sulm ndaj “Bondsteel”, KFOR: S’ka ndryshime në qëndrimin e sigurisë në Kosovë

Thirrje për sulm ndaj “Bondsteel”, KFOR: S’ka ndryshime në qëndrimin e sigurisë në Kosovë

“400 euro për operim” – qytetari akuzon për ryshfet në QKUK, institucioni mohon të ketë pranuar ankesë

“400 euro për operim” – qytetari akuzon për ryshfet në QKUK, institucioni mohon të ketë pranuar ankesë

Konfirmohet lëndimi i Ronaldos

Konfirmohet lëndimi i Ronaldos

“Dardanet” startojnë me fitore në kualifikimet e Botërorit

“Dardanet” startojnë me fitore në kualifikimet e Botërorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën