TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zbulohet mbishkrimi i dytë i Justinianit të Madh në Ulpianë, ndriçon historinë e lashtë të Dardanisë

Në Parkun Arkeologjik të Ulpianës, është zbuluar mbishkrimi i dytë nën dyshemenë e katedrales të Perandorit Justiniani i Madh. Nga Departamenti i Antopologjisë në Universitetin e Prishinës thonë se kjo tokë çdo herë e më shumë po ndriçon historinë e lashtë Dardane.

by tëvë1
5 muaj ago
2 0
A A

Autori: Adea Mustafaj 

Gërmime të reja janë zhvilluar në parkun arkeologjik të Ulpianës.

Vetëm dy ditë më parë u bë një zbulim i ri.

Nën dyshemenë e katedrales, të njohur për mbishkrimin e Justinianit dhe Theodorës, u gjet një mbishkrim i dytë, edhe më i madh.

Ky zbulim sjell dritë të re në historinë e lashtë të Dardanisë.

Detaje rreth gjetjeve të reja dha Ilir Culaj nga Departamenti i Antropologjisë.

“Kemi zbuluar një mbishkrim të dytë i cili është poashtu i rëndësishëm dhe është i rrallë. Janë të ralla këto mbishkrime. Dhe i cili flet për emrin e katredalës, për aspektet dekurative të kadredalës, për ngjarjet e tjera historike. Pra, ky lokalitet, kjo tokë po jep në vazhdimësi informacione shumë të rëndësishme të cilat po e ndriçojnë çdo herë e më shumë historinë e lashtë të Dardanisë”, ka thënë Culaj.

Culaj tutje tha se skanimi i hektarëve se ku do të vazhdojnë gërmimet në vitet e ardhshme tashmë është bërë.

“Ne kemi bo gjeofizike, pra kemi skanu tokën, e dimë orientimisht se ku janë strukturat e qytetit. Ky qyteti këtu i ka 18 hektarë. Ai atje më larg i ka 35 hektarë. Po gjithë hapësira përtejë mureve rrethuese të këtyre qyteteve shkon deri në 120 hektarë. Pra po flasim për një qytet shumë të madh të kohës. Dhe ne i kemi skanu 50 hektarë dhe e dimë se nga do t’i orientojmë gërmimet vitet e ardhshme”, është shprehur tutje Culaj.

Pjesë e gërmimeve është edhe profesori francez, Christophe Goddarsd.

Ai tha për televizionin se zbulimi i mbishkrimit të dytë, për të ishte një surprizë e madhe.

“Surpriza më e madhe që patëm këtë vit ishte gjetja e një mbishkrimi të dytë, i cili i konfirmoi të gjitha elementet që kishim zbuluar më parë. E papritura tjetër janë të gjitha figurat e bukura të kafshëve, madje edhe portreti i një magjistrati lokal që ndodhet në këtë dysheme. Pra, ne gjithashtu e dimë që kjo ndërtesë është e paguar pjesërisht prej njerëzve të këtij qyteti. Kjo është e shkruar në tekst. Kjo na jep shumë informacion dhe gjithashtu,na sjell një përmendje të dytë, një dedikim të dytë nga Justiniani, në këtë vend që, mesa duket, ai e pëlqente shumë”, ka thënë Goddard.

Gërmimet në këto hapësira kanë filluar katër vite më parë dhe priten të zgjasin me vite, pasi deri më tani vetëm 5-6% e lokalitetit është zbuluar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Mashtrim përmes mesazhit në Prishtinë, gruas i merren para nga kartela bankare

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Arrestohen dy të dyshuar në Fushë-Kosovë, sulmuan dy persona

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Mot dimëror nga e enjtja, priten reshje bore

Parashikimi i motit për sot

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Mashtrim përmes mesazhit në Prishtinë, gruas i merren para nga kartela bankare

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Arrestohen dy të dyshuar në Fushë-Kosovë, sulmuan dy persona

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Mot dimëror nga e enjtja, priten reshje bore

Parashikimi i motit për sot

Lëndohet rëndë Berat Gjimshiti, përfundon në spital për analiza shtesë

Lëndohet rëndë Berat Gjimshiti, përfundon në spital për analiza shtesë

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy këmbësorë

Boksieri Shala mposhtet me nokaut nga kroati Milas

Boksieri Shala mposhtet me nokaut nga kroati Milas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën