TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zbulohet laborator i dyshuar për kultivim të drogës në Prizren, arrestohen dy persona

by teve1
1 orë ago
1
A A
Zbulohet laborator i dyshuar për kultivim të drogës në Prizren, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion policor në Prizren, ku ka kryer kontroll në një shtëpi nën dyshimet për funksionimin e një laboratori për kultivimin e bimëve narkotike të llojit kanabis sativa.

Gjatë operacionit, është arrestuar një i dyshuar në lokacionin fillestar, ndërsa kontrollet kanë vazhduar edhe në tri lokacione të tjera në qytet, ku është arrestuar edhe personi i dytë i dyshuar.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar pajisje të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike.

Ndër to përfshihen llampa për ndriçim, pajisje për ngrohje, klima, trafo të rrymës, sisteme ventilimi, pajisje për matjen e lagështisë dhe temperaturës, si dhe vegla të ndryshme pune, vazo dhe preparate kimike.

Po ashtu, autoritetet kanë sekuestruar prova materiale, përfshirë një bimë kanabis sativa rreth 30 centimetra, një qese me marihuanë me peshë 1.19 gramë, gjethe të dyshuara të kanabisit me peshë 53.84 gramë, si dhe dy qese plastike me substancë të dyshuar si kokainë me peshë 0.41 gramë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe një armë zjarri (pistoletë) e çmontuar me dy fishekë, 27 fishekë të kalibrit të panjohur, një aparat vakumi, qese plastike, si dhe një veturë dhe një furgon me targa vendore.

Sipas Policisë, të dyshuarit dyshohet se kishin shkatërruar rreth 300 bimë të kanabisit të mbjella brenda laboratorit, me gjatësi rreth 20 deri në 30 centimetra, të cilat dyshohet se janë djegur.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dështon mbledhja e KGJK-së, rend dite ishte zgjedhja e kryetarit

Dështon mbledhja e KGJK-së, rend dite ishte zgjedhja e kryetarit

ATK del me njoftim për tatimpaguesit me borxhe, mund të përfitojnë zbritje të gjobave

Rritet pjesëmarrja e grave në ekonomi, afro 40% e fuqisë punëtore në Kosovë

Rritja e çmimeve të derivateve dhe rrymës, Mustafa kërkon masa urgjente nga Qeveria

Rritja e çmimeve të derivateve dhe rrymës, Mustafa kërkon masa urgjente nga Qeveria

Lushaku-Sadriu: Qytetarët janë mashtruar me faturimin e energjisë elektrike

Lushaku-Sadriu: Qytetarët janë mashtruar me faturimin e energjisë elektrike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën