TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit dhe ndihma për Luginën, në fokus të takimit Bislimi–Sorense

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit dhe ndihma për Luginën, në fokus të takimit Bislimi–Sorense

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në një takim pune Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

Sipas komunikatës për media të Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim është diskutuar mbi hapat e ardhshëm drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit.

Bislimi ka theksuar nevojën urgjente për trajtimin e çështjes së personave të zhdukur me dhunë, duke theksuar rëndësinë e funksionalizimit të Komisionit të Përbashkët, për të cilin ekziston një marrëveshje e dakorduar që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Në takim u ngrit edhe çështja e bllokimit të shpërndarjes së mjeteve për fermerët në Luginën e Preshevës, një proces i penguar nga autoritetet serbe.

Sipas Bislimit, Serbia refuzoi që ta trajtojë këtë problem edhe në takimin e fundit të mbajtur në Bruksel muajin e kaluar, duke thelluar më tej shqetësimet për diskriminim dhe pengesa ekonomike ndaj shqiptarëve të Luginës.

Një tjetër temë e rëndësishme ishte dëmi i vazhdueshëm që, sipas Bislimit, Serbia po ia shkakton Kosovës përmes bllokimit të linjave të interkoneksionit energjetik, çka ka rritur ndjeshëm koston e transmetimit të energjisë jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin më gjerë.

Në fund, zëvendëskryeministri Bislimi ritheksoi rëndësinë dhe domosdoshmërinë e heqjes sa më të shpejtë të masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e konsideruar këtë një hap të domosdoshëm për avancimin e mëtejmë të proceseve integruese dhe të dialogut.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuzë ndaj një personi për krime lufte në Kosovë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Kaçanik

Bedri Hamza uron besimtarët katolikë për Pashkët: Së bashku po i forcojmë vlerat

Bedri Hamza uron besimtarët katolikë për Pashkët: Së bashku po i forcojmë vlerat

Abdixhiku takohet me drejtoreshën amerikane për Evropën Jugqendrore

Abdixhiku uron Pashkët: Simbol i shpresës, solidaritetit dhe dashurisë

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti uron Pashkët: Shpresa dhe harmonia të na udhëheqin

Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të harrohen kurrë

Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të harrohen kurrë

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Caktohen çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotme

Samiti për Ukrainën në Zvicër, i pranishëm edhe presidenti Begaj

Begaj uron besimtarët katolikë për Pashkën: Gëzim, paqe dhe bekime për të gjithë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën