TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zbardhja e fatit të personave të pagjetur, Gara: Këtë vit i kemi përfunduar 15 lokacione

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Zbardhja e fatit të personave të pagjetur, Gara: Këtë vit i kemi përfunduar 15 lokacione

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit në kuadër të Qeverisë së Kosovës, ka thënë se këtë vit kanë arritur të gërmojnë në 15 lokacione me qëllim të zbardhjes së rasteve të personave të zhdukur me dhunë në luftën e fundit në Kosovë.

Ndonëse këtë vit e quan më dinamik në adresimin e informatave për gjetjen e personave të zhdukur, Gara është rezervuar për të dhëna shifra të personave që kanë arritur t’i identifikojnë. Ndërsa sfidë për ta mbetet mungesa e informacioneve të besueshme.

E që nga përfundimi i luftës e deri më sot, Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit kanë arritur t’i kryejnë mbi 2 mijë e 700 lokacione në Kosovë.

Gara ka thënë se shkaku i kushteve atmosferike dhe sezonit të dimrit, aktualisht po hasin në vështirësi të adresimit të lokacioneve të reja.

“Edhe ky vit karakterizohet me një përpjekje dhe një angazhim në kuptim të adresimit të informatave me qëllim të realizimit të gërmimeve të nevojshme në lokacionet tanimë të shënuara në Republikën e Kosovës, karakterizohet vit me një dinamikë të jashtëzakonshme në adresimin e çdo informate që do të mund të kontribuonte në zgjidhjen e cilido rast të personave të zhdukur me forcë”.

“Sipas të dhënave që tani i kemi si institucione, gjatë këtij viti janë të paktën 15 lokacione të adresuara në kuptimin e gërmimeve vlerësuese. Tani për shkak edhe të sezonës së dimrit do të kemi vështirësi në rast të adresimit të lokacioneve me qëllim të gërmimeve por sigurisht se këtë fazë jemi duke punuar në kuptim të trajtimit të shqyrtimit të analizimit të të dhënave që kemi siguru gjatë këtyre muajve dhe pastaj për ndjekjen e procedurave për të siguruar urdhëresë nga gjykatat kompetente”, u shpreh Gara.

Gara thotë se kanë arritur t’i përfundojnë dhjetëra mostra të ADN-së të personave të zhdukur. Disa thotë se janë në përputhje me familjarë dhe se po presin t’i njoftojnë edhe familjarët.

“Nga eshtrat e zhvarrosura gjatë këtij viti janë dërguar me dhjetëra mostra për analiza të ADN-së në Komisionin Ndërkombëtar të Personave të Zhdukur, disa prej të cilave janë kthyer raporte të përputhshmërisë, mirëpo për shumicën e tyre jemi ende në pritje të rezultateve të ADN-së dhe sigurisht që rezultatet do t’i pranojmë gjatë vitit 2024 dhe do të veprohet me njoftimin e familjeve të personave të identifikuar”, thotë Gara.

E që nga përfundimi i luftës, ky Komision ka arritur që t’i kryejë më shumë se 2 mijë e 700 lokacione në tërë Republikën e Kosovës. Ndonëse këtë proces nuk dëshiron ta përkthejë në terma statistikor, Gara thotë se kanë arritur të gërmojnë në një perimetër prej katër kilometra katrorë.

“Edhe vitin 2023 por edhe vitet paraprake, sfidë në këtë proces jo vetëm në luftën e Kosovës por edhe në luftërat tjera në Evropë e më tutje, mbetet sfidë mungesa e informacioneve të besueshme. Edhe gjatë vitit 2023 por edhe viteve paraprake, Republika e Kosovës vazhdon të mbetet shembull në rajon dhe më gjerë për mënyrën e trajtimit të çdo informate që mund të kontribuonte në zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur. Gjatë këtyre 25 viteve pas luftës, Republika e Kosovës brenda territorit të saj janë adresuar në kuptim të gërmimit vlerësues më shumë se 2700 lokacione që i bie në kuptim statistikor, i bie që çdo 4 km2 ka pasur një lokacion që ne e kemi gërmuar”, thotë Gara./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e katërt e protestës në Prishtinë organizatorët thonë se nuk i ka bashkuar partia – por UÇK-ja

Protesta vazhdon edhe nesër në Prishtinë

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Policia reagon për protestën e mbrëmjes në Prishtinë

Gruda i kundërpërgjigjet Konjufcës: Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar qartë se brenda 30-ditësh duhet të konstituohet Kuvendi

“Një komb që e ka paguar shtrenjtë lirinë, kërkon drejtësi”, Gruda reagon nga protesta

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Barcelona e mposhti në udhëtim Sevillan, shkëlqen Raphinha

Barcelona e mposhti në udhëtim Sevillan, shkëlqen Raphinha

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Sami Lushtaku reagon nga protesta: Edhe sonte sheshi i stërmbushur

Sami Lushtaku reagon nga protesta: Edhe sonte sheshi i stërmbushur

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales, Qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales, Qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën