TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zbardhet dosja e përgjimeve! Si ranë në kurth trafikantët e drogës nga agjenti i infiltruar

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Zbardhet dosja e përgjimeve! Si ranë në kurth trafikantët e drogës nga agjenti i infiltruar

Zbardhet dosja e përgjimeve për megaoperacionin e Policisë së Shtetit “Tempulli”, ku 3000 forca policie arritën të shkatërronin 23 grupe kriminale, si dhe u bë arrestimi i dhjetëra shpërndarësve të substancave narkotike.

Burime të Top Channel pranë prokurorisë së Elbasanit zbulojnë skemën e trafikimit të lëndëve narkotike në këtë Qark.

“Më datë 07.09.2023, rreth orës 19.50 agjenti në mbulim me emrin e koduar “Koli” është nisur për në vendin e quajtur “Ura e Bushtricës” në Qukës të Librazhdit dhe ka marrë kontakt me shtetasin S. F. Ky shtetas i ka thënë që duhet tëvinte më shpejt se shokët e tij po e prisnin prej 20 minutash. Kanë hipur në një automjet dhe janë nisur në drejtim të Librazhdit. Pa hyrë në qytet, kanë ndaluar në një servis makinash dhe aty kanë konstatuar një automjet me targa AA 511 YD brenda së cilit ndodheshin dy persona, njërit prej të cilëve shtetasi S. F i është drejtuar me emrin “Gia”.

Sipas raportit të shërbimit, agjenti në mbulim i ka pyetur këta shtetas nëse është e mirë lënda dhe ata i janë përgjigjur ë të rrinte pa merak se ishte shumë e mirë. Agjenti ka dhënë pagesën dhe ka marrë nga këta persona një sasi lënde të dyshuar narkotike.

Agjenti ka përshkruar në raport se sasinë e lëndës e ka blerë tek shtetasi G. B, ndërsa personi që kishte qenë prezent ishte shtetasi M. P.

Nga ana e policisë gjyqësore janë sekuestruar pasi janë dorëzuar nga agjenti në mbulim: 1 (një) qese me material plastik transparente e mbyllur me përdredhje dhe djegie te mbushura me material pluhur me ngjyre te bardhe të cilat per nga ngjyra dhe karakteristika dyshohet te jete lende narkotike e llojit kokaine.

U bë peshimi i tyre dhe rezultoi me peshë të përgjithshme 0.49 (zero pik dyzet e nëntë) gramë bashke me ambalazhin dhe u paketua në një qese provash me numër serial unik A3005749. Është bërë vendimi datë 08.09.2023, për kryerjen e ekpertimit kimik të lëndës të provës me numër serial unik, e cila është blerë nga shtetasit e sipërcituar nga agjenti i autorizuar për blerje të simuluar.

Nga procesverbali mbi veprimet e vëzhgimit të fshehtë ambjental ka rezultuar ndër të tjera se agjenti në mbulim ka shkuar në fshatin Qukës dhe ka ndaluar automjetin përpara lokalit të shtetasit S. F. Në këtë automjet ka hipur shtetasi S. F dhe të dy janë nisur në drejtim të Librazhdit.

Automjeti i tyre ka ndaluar tek një servis në afërsi të qytetit në anën e djathtë të rrugës nacionale. Automjeti ku ndodhej agjenti dhe shtetasi S. F është afruar pranë automjetit me targa AA 511 YD, tip Golf. Shtetasit e ndodhur në këtë automjet kanë qënë M. P pasagjer dhe G. B shofer.

Pasi kanë mbaruar veprimet me agjentin në mbulim, automjeti i këtyre personave është ndjekur deri në drejtim të Librazhdit.

Nga procesverbali i tranksiptimit të bisedave të përgjuara në vende publike ka rezultuar këto komunikime:

B (G): Sa të duhen ty?

Agjenti (K): A është e mirë ?

G : Dy të plota, ke dhe një zero dyshe…

K: Ok vetëm të jenë të mira

G: Mallin e kë super, ma kanë pëlqyer të gjithë

K: O S është naj çik e mirë kjo ?

S (S. F): Për zotin po, për kokën time.

K: Epo se ku e kam parë këtë cunin që mi dha mua…

S: Ktu rri ky në Librazhd

K: Si e ka emrin ky ?

S: Gia

K: Ishte dhe me një tjetër ky

S: Ai është M. P

Top Channel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump njofton armëpushim të menjëhershëm për objektivat energjetike mes Rusisë dhe Ukrainës

Komandanti i ushtrisë shqiptare vlerëson punën e Ulutash, rikonfirmon angazhimin në kuadër të KFOR-it

Komandanti i ushtrisë shqiptare vlerëson punën e Ulutash, rikonfirmon angazhimin në kuadër të KFOR-it

Presidenti ukrainas: Bota është në garën më shkatërruese të armatimeve në histori

Zelensky thotë se Ukraina do të ndalojë së sulmuari rafineritë nëse Rusia ndalon sulmet energjetike

Izraeli u jep ultimatum prej 24 orësh për t’u larguar 47 familjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar

Izraeli u jep ultimatum prej 24 orësh për t’u larguar 47 familjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot i vranët dhe me diell

Shqetësuese: Disa nxënës akoma pa libra, problemi evidentohet në disa shkolla të Kosovës

Shqetësuese: Disa nxënës akoma pa libra, problemi evidentohet në disa shkolla të Kosovës

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë, nuk dihet identiteti i të dyshuarit

I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan i njohur për organet e rendit dhe është në kërkim

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Vritet një person në Gjilan

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

​Andin Hoti – Daçiqit: Eja në Prizren, të presin burgjet e Kosovës

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot i ndryshueshëm gjatë javës

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën