Sipas tij, ky propozim nuk e ka njohjen eksplicite pjesë të planit.
“Tash nëse e analizojmë planin franko-gjerman, së paku ato versione të cilat janë të publikuara, plani franko-gjerman është një avancim goxha serioz i pozitës prej ku jemi në aty ku do të ishim pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të tillë. Por megjithatë duhet të them, që nuk e ka njohjen eksplicite, as në qendër as si pjesë të planit. Por raporti që ndërtohet ose propozohet që të ndërtohet në mes Kosovës dhe Serbisë, sipas atij plani, i cili duhet shëndrruar në marrëveshje, në gjendjen ekzistuese të cilën është, e krijon një situatë në të cilën raportet mes Kosovës e Serbisë janë si raporte mes të dy shteteve”, tha ai në “Info Nata” në Tëvë 1.