Basketbollisti amerikan, Joe Reece është përforcimi më i ri te Golden Eagle Ylli për sezonin 2025/26 në Superligën e Kosovës në basketboll.
Skuadra nga Suhareka, të mërkurën e ka zyrtarizuar basketbollistin e gjatë 203 centimetra, i cili luan në pozitën 3.
Reece në Evropë, karrierë ka bërë edhe në Maqedoni të Veriut dhe Austri, ku sezonin e fundit te skuadra Gmunden ka luajtur me një mesatare prej 15 pikëve, 7 kërcimeve e 2 asistimeve.
Reece është përforcimi i katërt i huaj dhe amerikani i tretë, pasi Ylli më herët ka zyrtarizuar edhe Trevon Allen, Dwayne Cohill e Lovre Bashiq.
Sa i përket vendorëve, pjesë e Yllit në sezonin e ri, do të jenë Erjon Kastrati, Lis Shoshi, Artin Gashi, Arian Qallaku e Gëzim Morina.
Ndërkohë, në krye të ekipit është trajneri nga Greqia, Fotis Takianos, me të cilin tashmë ka nisur përgatitjet për sezonin e ri.