TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ylli në finale të Ligës Unike, mposht thellë Pejën

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ylli në finale të Ligës Unike, mposht thellë Pejën

Golden Eagle Ylli është finalisti i parë i turneut “Final 8” të Ligës Unike që po mbahet në qytetin e Vlorës.

Ylli e siguroi finalen pasi në ndeshjen gjysmëfinale e mposhti thellë skuadrën e Pejës. Dueli i luajtur të premten përfundoi me triumfin e thellë të Yllit me shifrat 91:62.

Për Yllin, kjo është fitorja e dytë e thellë në po aq ndeshje të luajtura në Ligën Unike. Dy çerekët e parë të ndeshjes ishin të barabartë, por Ylli dallimin e bëri në çerekun e tretë dhe të katërt.

Çerekun e tretë, Ylli e fitoi me shifrat 29:18, ndërsa në të katërtin ishte edhe më bindës – 24:9. Në fakt, Ylli kishte seri 36:3 për ta krijuar epërsinë e thellë ndaj Pejës, ekip që nuk ishte kundërshtar aspak i barabartë, sidomos në dy periudhat e fundit.

Fundori i Yllit, Alonso Verge ishte i pandalshëm dhe më i merituari për fitoren e Yllit. Verge ndeshjen e mbylli me 34 pikë, 4 kërcime e 8 asistime kurse me lojë të mirë u veçuan edhe Vincent Cole (14) e Jan Palokaj (11).

Te Peja më efikasi ishte Justin Edler Davis që realizoi 19 pikë, ndërsa pikë dyshifrore shënuan edhe Larry Thomas (13) e Jetmir Zeqiri (12) por që nuk mjaftuan për ta evituar humbjen e thellë nga Ylli.

Në finale, Ylli do të luaj me fituesin e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës. Kjo përballje nis në orën 19:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ferizaj avancon në çerekfinale të Kupës

Ferizaj avancon në çerekfinale të Kupës

Llapi eliminon Dritën nga Kupa

Llapi eliminon Dritën nga Kupa

Lomax i bashkohet Sigal Prishtinës

Lomax i bashkohet Sigal Prishtinës

Jashari po mëson nga Modriqi

Jashari po mëson nga Modriqi

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

ASHAK shpreh shqetësim për propozimin e dënimit me 180 vjet burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Arrestohet 39-vjeçari kosovar në Morinë, tentoi të hynte në Shqipëri me municion dhe armë të ftohta

Arrestohet 39-vjeçari kosovar në Morinë, tentoi të hynte në Shqipëri me municion dhe armë të ftohta

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për manipulim të votave

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

​Hamza reagon për lirimin e Smakajt, Shalës dhe Fazliut nga Haga

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Numër i madh i të dyshuarve për manipulim të votave, ende po vazhdon intervistimi në Komunën e Gjilanit

Ferizaj avancon në çerekfinale të Kupës

Ferizaj avancon në çerekfinale të Kupës

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Dynamic Front 26” në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Dynamic Front 26” në Gjermani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën