TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ylli kërkon finalen, Peja vazhdimin e serisë gjysmëfinale

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ylli kërkon finalen, Peja vazhdimin e serisë gjysmëfinale

Golden Eagle Ylli dhe Peja kanë synime të ndryshme në duelin që e zhvillojnë sonte prej orës 19:00 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Kjo është përballja e katërt e serisë gjysmëfinale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll, në të cilën Ylli po avancon me rezultatin e përgjithshëm 2:1 pas tri ndeshjeve të luajtura.

Skuadra që regjistron tri fitore në këtë seri avancon në finale dhe Ylli po synon ta shfrytëzoj përparësinë e terrenit vendas për të eliminuar kampionen në fuqi, Pejën në gjysmëfinale.

Në rast të triumfit të Pejës, atëherë seria do të barazohej dhe gjithçka do të vendosej në fundjavë në palestrën “Karagaçi” pasi kampionia në fuqi do ta rikthente përparësinë e terrenit vendas. Në fakt, Peja e kishte përparësinë e terrenit vendas por Ylli ia rrëmbeu pas fitores në ndeshjen e parë që e arriti në palestrën “Karagaçi”. Ylli e fitoi edhe ndeshjen e dytë në Suharekë, përpara se Peja ta mposht vikendin e shkuar në Gjakovë, ku luajti si cilësinë e ekipit vendas.

Në pesë duelet e fundit, përfshirë edhe Ligën Unike, skuadra e Yllit ka bilanc më të mirë përball Pejës, të cilën e ka mposhtur katër herë.

Peja në gjysmëfinale u kualifikua direkt pasi stinorin e rregullt e përfundoi në pozitën e dytë, ndërsa Ylli luajti në çerekfinale, seri në të cilën e eliminoi Bashkimin me rezultatin e përgjithshëm 2:0.

Ylli në ndeshjen e katërt, që është vendimtare për plasman në finale,  nuk do ta ketë përkrahjen e tifogrupit “Xhebrailat”. Këta të fundit me anë të një komunikate kanë bërë të ditur se kanë marrë vendim që mos të jenë të pranishëm në tribuna deri në një vendim tjetër.

Arsyeja e mosparaqitjes së “Xhebrailave” është incidenti që ndodhi në ndeshjen e dytë mes Yllit dhe Pejës të luajtur në Suharekë, e cila u ndërpre për disa minuta shkaku i hedhjes së gjësendeve në parket.

Ylli për këtë mori një dënim prej 3100 eurosh, ndërsa “Xhebrailat” kanë bërë të ditur se largimi i tyre nga palestra për shkak të hedhjes së gjesëndeve u ka shkaktuar probleme serioze si tifogrup, përfshirë këtu telashet me organet e rendit dhe drejtuesit e klubit nga Suhareka.

Në gjysmëfinalen tjetër, Trepça ka eliminuar Sigal Prishtinën me rezultatin e përgjithshëm 3:0 dhe është në pritje të kundërshtarit të serisë finale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ofroi kafe e çaj falas për tifozët turq, pronari i restaurantit nga Prishtina, pritet në Federatën e Futbollit të Turqisë

Ofroi kafe e çaj falas për tifozët turq, pronari i restaurantit nga Prishtina, pritet në Federatën e Futbollit të Turqisë

Ish-basketbollisti, bëhet kryetar i ri i klubit të futbollit, Feronikeli

Ish-basketbollisti, bëhet kryetar i ri i klubit të futbollit, Feronikeli

Shqiptari i Novi Pazarit i shënon supergol Partizanit të Beogradit

Shqiptari i Novi Pazarit i shënon supergol Partizanit të Beogradit

Futsal, Kosova mposht Gjibraltarin thellë, 11:0

Futsal, Kosova mposht Gjibraltarin thellë, 11:0

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën