TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Xi, Putin dhe Kim shfaqin unitet në paradën ushtarake të Kinës

by TËVË 1
7 muaj ago
0
A A
Xi, Putin dhe Kim shfaqin unitet në paradën ushtarake të Kinës

Kina shfaqi fuqinë ushtarake të saj në rritje dhe thellimin e raporteve me Rusinë gjatë paradës ekstravagante ushtarake që synonte të shfaqte statusin e presidentit kinez, Xi Jinping, si udhëheqës i një rendi botëror alternativ joperëndimor.

Teksa parada e 3 shtatorit ofroi një imazh të koordinimit dhe forcës ushtarake – duke përfshirë mbi 10 mijë pjesëtarë të organizuar me koreografi të lartë dhe qindra pajisje ushtarake – një nga pamjet më të rëndësishme ishin pamjet e Xisë i rrethuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong, teksa shikonin paradën 70-minutësh në Sheshin Tiananmen të Pekinit, në një shfaqje të paprecedent të solidaritetit.

“Ky mund të shihet si moment vendimtar në rirreshtimin e këtij blloku të pushtetit në Euroazi”, tha për Radion Evropa e Lirë, Sari Arho Havren, hulumtuese në Institutin Mbretërore për Shërbime të Bashkuara në Londër. “Diplomacia kineze gjithmonë është në koreografi, por ka edhe substancë në shfaqjen e vlerës strategjike të Koresë së Veriut për Kinën, së bashku me Rusinë”.

Xi mirëpriti liderët dhe bisedoi me ta në tepihun e kuq para se grupi mbi 20 udhëheqës të huaj u nisën drejt skenës për të parë paradën që shënoi 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në fjalimin e tij gjatë paradës ushtarake, Xi tha se Kina është “e pandalshme”, teksa promovon një mesazh të “sakrificës kombëtare, jo si viktimë, por si funksion i forcës së vullnetit dhe vendosmërisë kombëtare”.

“Sot, njerëzimi përballet me zgjedhjen mes paqes ose luftës, dialogut ose konfrontimit, fitores së përbashkët ose rezultat zero”, tha Xi. “Populli kinez qëndron me vendosmëri në anën e duhur të historisë”.

Xi po ashtu tha se “ringjallja e madhe e kombit kinez është e pandalshme” dhe se Kina “kurrë nuk frikësohet nga asnjë ngacmues” – një term që zakonisht përdoret në deklaratat zyrtare për t’iu referuar në mënyrë indirekte Shteteve të Bashkuara.

Pas shfaqjes së unitetit mes Xisë, Putinit dhe Kimit, udhëheqësi rus Putin, dhe Kim zhvilluan takim dypalësh.

“Dua të theksoj se ushtarët tuaj po luftojnë në mënyrë të guximshme dhe heroike”, tha Putin, i ulur pranë Kimit, duke iu referuar mijëra trupave të Koresë së Veriut që janë dislokuar në rajonin rus të Kurskut, me qëllim që të dëbojnë forcat ukrainase nga territori rus.

Pas takimit, që ishte i mbyllur për media, Putin tha se e ka ftuar Kimin për vizitë në Moskë, teksa dy udhëheqësit vlerësuan lart bashkëpunimin e tyre.

Tags: Kim JongKinaputinXi Jinping
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

Prokuroria konfirmon lirimin e Gjestit: E ka pranuar fajësinë

Dy vjet burgim 1 mijë euro gjobë për shitje të drogës

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që shpërlau milionat përmes biletave të avionit

Habit Gjesti, një problem po e mban larg projekteve të reja

Gjesti lirohet nga paraburgimi

Nënkryetari i AAK-së: 9 shkurti, votë ndëshkuese për Vetëvendosjen

Tahiri: Qeveria e nisi mbrapsht Reformën e Administratës Publike

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

Sllovakia publikon listën para ndeshjes me Kosovën, fton edhe të lënduarit

Sllovakia publikon listën para ndeshjes me Kosovën, fton edhe të lënduarit

Lëndohet Courtoisi, pritet të mungojë ndaj Bayernit

Lëndohet Courtoisi, pritet të mungojë ndaj Bayernit

Hendboll, Kosova synon befasinë ndaj Bosnjës, në Tuzlla

Hendboll, Kosova synon befasinë ndaj Bosnjës, në Tuzlla

Kosova U17 publikon listën, ftohet lojtari i Milanit, Babaj

Kosova U17 publikon listën, ftohet lojtari i Milanit, Babaj

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën