TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Xhandarët e EULEX-it nderohen me Medaljen e Shërbimit në Kosovë, merr pjesë edhe Sveçla

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Xhandarët e EULEX-it nderohen me Medaljen e Shërbimit në Kosovë, merr pjesë edhe Sveçla

24 xhandarë italianë dhe 10 lituanezë të Njësisë Policore të Specializuar Rezervë (NJPS) të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) morën medaljen për shërbim në Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP), e cila jepet nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për të gjitha gratë dhe burrat të merituar që shërbejnë në misione të ndryshme të CSDP-së në mbarë botën.

Ceremonia për ndarjen e medaljeve për shërbim u organizua nga shefi i Misionit EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, në selinë e këtin Misioni në Prishtinë, në prani të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, shefave të misioneve të shteteve anëtare të BE-së, zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për Burime të Policisë së Kosovës, Dejan Jankovic, komandantit të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it, Kolonel Ruggiero Capodivento, si dhe përfaqësuesve të organizatave të tjera ndërkombëtare në Kosovë dhe mysafirëve të tjerë.

Në fjalimin e tij kryesor, shefi i EULEX-it i falënderoi Italinë dhe Lituaninë për ofrimin e disa prej policëve më të mirë për këtë zbarkim. “Prania e tyre sot këtu demonstron gatishmërinë tuaj për ta mbështetur sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor në tërësi”, tha Wigemark, duke shtuar: “Do të gaboja sikur të mos e falënderoja Poloninë për kontributin e saj të përhershëm në Njësinë e Policore të Specializuar të EULEX-it.

Kontigjenti nga Polonia që shërben për shumë vite në Kosovë është një kujtesë e përditshme e përkushtimit të vendit tuaj për sigurinë në Kosovë dhe në rajonin e gjerë”.

Wigemark e vlerësoi kontributin e NJPSR-së për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, veçanërisht gjatë një sërë momentesh të rëndësishme, pikërisht në veri të Kosovës në fund të vitit 2022.

“Angazhimi dhe profesionalizmi juaj, dëshmitar i të cilit kam qenë edhe vetë në shumë raste, kanë bërë një ndryshim të vërtetë, ndërsa shërbimi juaj është një dëshmi e vlerave të paqes, sigurisë dhe drejtësisë. Të shërbesh në një mision të CSDP-së siç është EULEX-i, kërkon guxim, qëndrueshmëri dhe përkushtim. Ju e keni përmbushur mandatin tuaj me nder dhe profesionalizëm, në një mjedis sfidues larg familjeve, miqve dhe njerëzve tuaj të dashur”, tha Wigemark.

Xhandarët e shpërblyer janë pjesë e NJPSR-së të siguruar nga Forca Evropiane e Xhandarmërisë (EUROGENDFOR). Ata zbarkuan përkohësisht në Kosovë në nëntor 2022, me qëllim të përforcimit të kapaciteteve të Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) të EULEX-it.

NJPSR përbëhet nga 24 xhandarë nga Karabinieria italiane dhe 10 xhandarë lituanezë dhe ka punuar krah për krah me NJPS-në e EULEX-it, e cila aktualisht përbëhet nga 101 policë të dërguar nga Polonia, shkruan EO.

NJPS-ja e EULEX-it është reaguesi i dytë i sigurisë së Kosovës, që është pjesë e një mekanizmi tre nivelësh të reagusve të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti kurse NATO/KFOR-i është i treti. Qëllimi kryesor i saj është që ta mbështesë stabilitetin e Kosovës dhe të kontribuojë në sigurinë e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Nga data 14 mars deri më 15 korrik 2022, EULEX-i e përforcoi përkohësisht NJPS-në e tij me një Njësi Rezervë prej 70 xhandarësh nga Portugalia dhe Franca, e siguruar nga EUROGENDFOR.

 

Tags: Medalja e Shërbimit ]EULEXXhelal Svecla
ShareTweet

Postime të ngjashme

Partia e Drejtësisë garon bashkë me LDK-në në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, këta janë 15 deputetët e LDK-së

KRU “Prishtina” paralajmëron: Zero tolerancë për borxhet dhe lidhjet ilegale

KRU “Mitrovica”: Furnizimi me ujë është stabilizuar, por nuk rekomandohet ende për pije

Policia në Ferizaj ndëshkon rreth 300 shoferë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

Policia në Ferizaj ndëshkon rreth 300 shoferë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

Seanca vendimtare e Kuvendit – Rohde zbarkon nesër në sallë

Këta janë emrat e deputetëve të Vetëvendosjes që do të ulen në Kuvend

Partia e Drejtësisë garon bashkë me LDK-në në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, këta janë 15 deputetët e LDK-së

KRU “Prishtina” paralajmëron: Zero tolerancë për borxhet dhe lidhjet ilegale

KRU “Mitrovica”: Furnizimi me ujë është stabilizuar, por nuk rekomandohet ende për pije

Policia në Ferizaj ndëshkon rreth 300 shoferë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

Policia në Ferizaj ndëshkon rreth 300 shoferë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

Seanca vendimtare e Kuvendit – Rohde zbarkon nesër në sallë

Këta janë emrat e deputetëve të Vetëvendosjes që do të ulen në Kuvend

Rusia sulmon Ukrainën me raketa hipersonike

Rusia sulmon Ukrainën me raketa hipersonike

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Aksion i Prokurorisë ndaj BKS-së: Çfarë u sekuestrua në operacionin e djeshëm

Pritje deri në pesë minuta, kjo është gjendja në pikat kufitare

Pritje deri në pesë minuta, kjo është gjendja në pikat kufitare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën