TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Xhaka paralajmëron për sulmin e Suedisë: Ndeshje kyçe për Zvicrën në kualifikueset e Botërorit

by tëvë1
4 muaj ago
0
A A
Xhaka paralajmëron për sulmin e Suedisë: Ndeshje kyçe për Zvicrën në kualifikueset e Botërorit

Kombëtarja e Zvicrës përgatitet për një nga sfidat më të vështira në kualifikueset e Botërorit, teksa udhëton drejt Stokholmit për t’u përballur me Suedinë.
Edhe pse skuadra skandinave nuk ka pasur një nisje të shkëlqyer në këtë fushatë, kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, i ka paralajmëruar lojtarët e Zvicrës të jenë maksimalisht të përqendruar, duke paralajmëruar për fuqinë ofensive të kundërshtarit.

“Suedisë nuk i ka ecur mirë në fillim, ndoshta ashtu siç kanë pritur vetë dhe të tjerët. Por kur sheh me kujdes ekipin e tyre, e kupton që cilësia është aty,” – u shpreh Xhaka për Blick.ch.
“Na pret një sfidë shumë e vështirë në udhëtim dhe një super-sfidë për ne si ekip.”

Suedia mbështetet te një treshe sulmuese me vlerë mbi 273 milionë euro – Viktor Gyökeres, Anthony Elanga dhe Alexander Isak – të gjithë emra të njohur të Premier Leagues dhe futbollit evropian. Edhe pse ky repart nuk ka qenë në nivelin e pritshëm në ndeshjet e para të kualifikueseve, Xhaka këmbëngul që nuk duhet nënvlerësuar forca e tyre.

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka një qasje të kujdesshme ndaj këtij reparti:
“Sulmues të tillë duhet t’i mbash gjithmonë në vëzhgim. Janë lojtarë që ndoshta nuk i sheh shumë gjatë lojës, por në një moment të vetëm mund të bëjnë diferencën,” – tha Yakin për mediat zvicerane.

Emri që spikat më shumë është ai i Viktor Gyökeres, sulmuesi që ka shkëlqyer me Sporting Lisbonën, ku ka shënuar 125 gola dhe asistime në 102 paraqitje, para se të transferohej te Arsenali. Xhaka, ish-kapiten i Arsenalit, e njeh mirë profilin e sulmuesit dhe thekson:
“E dimë që duhet të luajmë me zgjuarsi të madhe. Ai është një lojtar që nuk fal.”
Megjithatë, Yakin nuk duket i shqetësuar më tepër seç duhet. Ai kujton se skuadra e tij ka përballuar edhe më parë sulmues të ngjashëm si Muriqi (Kosovë) dhe Sesko (Slloveni) gjatë ndeshjeve të shtatorit.
“Në fund të fundit, duhet të shohim të gjithë pamjen e ndeshjes dhe të gjejmë ekuilibrin mes mbrojtjes dhe sulmit,” – përfundoi trajneri i Zvicrës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkëndija pranë “jackpotit”, 7 milionë euro fitim nëse e kalon Samsunsporin

Shkëndija pranë “jackpotit”, 7 milionë euro fitim nëse e kalon Samsunsporin

Messi rikthehet nga lëndimi dhe stërvitet me ekipin, gati për ndeshjen e parë të sezonit

Messi rikthehet nga lëndimi dhe stërvitet me ekipin, gati për ndeshjen e parë të sezonit

UEFA i nis hetimet për rastin e Vinícius Jr, akuza për sjellje diskriminuese

Real Madridi del me një deklaratë zyrtare për rastin e Viniciusit, dorëzon dosjen në UEFA

Drita – Celje: Forma, vlera e ekipeve dhe lojtarëve

Drita – Celje: Forma, vlera e ekipeve dhe lojtarëve

Gazetarët palestinezë rrëfejnë torturat dhe abuzimin sistematik në paraburgimet izraelite

Gazetarët palestinezë rrëfejnë torturat dhe abuzimin sistematik në paraburgimet izraelite

“Dosja Qymyri”- Rihapet procedura gjyqësore në rastin e tenderit për shitjen e qymyrit, do të dëgjohen disa dëshmitarë

“Dosja Qymyri”- Rihapet procedura gjyqësore në rastin e tenderit për shitjen e qymyrit, do të dëgjohen disa dëshmitarë

Nga paraburgimi në arrest shtëpiak – Gjykata në Gjilan merr vendim të ri për Arianit Sllamnikun

Nga paraburgimi në arrest shtëpiak – Gjykata në Gjilan merr vendim të ri për Arianit Sllamnikun

​PE mirëpret progresin e Shqipërisë: Thellim i reformave, zbatim i plotë i rekomandimeve për zgjedhjet

​PE mirëpret progresin e Shqipërisë: Thellim i reformave, zbatim i plotë i rekomandimeve për zgjedhjet

Si të silleni me respekt me njerëzit që agjërojnë gjatë Ramazanit?

Si të silleni me respekt me njerëzit që agjërojnë gjatë Ramazanit?

Shkëndija pranë “jackpotit”, 7 milionë euro fitim nëse e kalon Samsunsporin

Shkëndija pranë “jackpotit”, 7 milionë euro fitim nëse e kalon Samsunsporin

Messi rikthehet nga lëndimi dhe stërvitet me ekipin, gati për ndeshjen e parë të sezonit

Messi rikthehet nga lëndimi dhe stërvitet me ekipin, gati për ndeshjen e parë të sezonit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën