TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Xhaka flet për Avdullahun e Hajdarin dhe duelin në Prishtinë

by tëvë1
1 orë ago
0
A A
Xhaka flet për Avdullahun e Hajdarin dhe duelin në Prishtinë

Granit Xhaka ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin e njohur zviceran, “Blick”.

Kapiteni i Zvicrës ka folur për tema të shumta – suksesin me Sunderlandin, synimet me Zvicrën, zhvillimet e brendshme te përfaqësuesja helvetike.

Është pyetur edhe për vendimin e Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit që të luajnë për Kosovën e jo për Zvicrën.

Ai ka lënë të kuptohet se Avdullahu e Hajdari nuk ishin afër që të siguronin vend startuesi te përfaqësuesja helvetike.

“Lojtarët me cilësi të tilla përfundimisht nuk janë diçka prej të cilës dëshiron të heqësh dorë. Nga perspektiva e tyre ka të bëjë me të qenit në gjendje të vlerësimit të statusit të tyre. A do t’ia dilnin të siguronin një vend startuesi te Zvicra brenda tri apo katër vjetësh? Kam dyshime për këtë, duke konsideruar se kush nuk po luan ende për ne, por është dukshëm më përpara në karrierë. Ardon Jashari është me ne për tri vjet dhe ka bërë vetëm katër paraqitje”, ka thënë Xhaka.

Ai ka theksuar se Leon Avdullahu ende nuk është në nivelin e Ardon Jasharit, lojtarit të Milanit.

“A është Leoni më përpara se Ardoni? Nuk mendoj kështu. Por ai është një lojtar i mirë, përndryshe nuk do të luante çdo ndeshje për Hoffenheimin. Ndoshta i mungonte pak durimi në lidhje me Zvicrën. Por në fund të fundit është vendimi i tyre të luajnë për Kosovën, që tani po paraqitet në nivel shumë të lartë”, ka theksuar Granit Xhaka.

Zvicra udhëheq në grup, ndërsa i ka tri pikë më shumë se Kosova.

Në ndeshjen e kaluar mes dy përfaqësueseve, Zvicra fitoi 4:0.

Nëse Zvicra nuk fiton me Suedinë të shtunën dhe Kosova e mposht Slloveninë, ndeshja e së martës në Prishtinë mes Kosovës dhe Zvicrës do të ishte finale për vendin e parë në grup dhe biletën për Botëror.

Xhaka është i gatshëm për një ndeshje të tillë, por synon biletën e Botërorit që të shtunën ndaj Suedisë.

“Nëse e kryejmë punën tonë me Suedinë, nuk do të vijë tek ajo. Dhe nëse përfundojmë me finale në Prishtinë, atëherë le të jetë kështu. Ne do ta pranojmë situatën. Nuk do të jetë hera e parë që garojmë atje”, ka thënë kapiteni i Zvicrës.

Partneri i Xhakës në mesfushë, Remo Freuler, mungon në dy ndeshjet e ardhshme.

Xhaka ka folur për rëndësinë e tij, ndërsa ka thënë se është kurioz për të parë se kë do ta caktojë selektori Murat Yakin në vend të Freulerit.

Xhaka ka folur edhe për suksesin e Sunderlandit, ndërsa ka lavdëruar tifozët e skuadrës. E mori shembull ndeshjen në udhëtim ndaj Chelseat.

“Në udhëtim kundër Chelseat dëgjoheshin vetëm ata. Ata janë tifozë të vërtetë, jo turistë. Nuk janë në qytet rastësisht, Sunderlandi është jeta e tyre. Pavarësisht nëse janë 80 apo 5, ata e dinë pse janë në stadium. Ata na kanë përkrahur me intensistet të jashtëzakonshëm që nga ndeshja e parë”.

Xhaka te Sunderlandi është lider i pakontestueshëm, njëjtë si te Zvicra.

“Arrita në skuadër si emër i madh. Pritjet ishin të mëdha. Ishte sfida më e madhe në karrierën time, jo vetëm për mua, por edhe për familjen time. Secili moment këtu ia ka vlejtur”, ka thënë 33-vjeçari.

Xhaka ka theksuar se që nga momenti i parë e ka ditur se ka bërë zgjedhjen e duhur.

“Kur e ndien këtë komoditet, ju jepni tre apo katër për qind më shumë. Për fanellën, për lojtarët e tjerë, për klubin”, ka thënë Xhaka.

Ai është krenar për krahasimet që po i bëhen, ndërsa është i përkushtuar të paraqitet në Botërorin 2026 me Zvicrën.

“Unë, Freuleri dhe Rodriguezi jemi në moshë që ndoshta mund ta luajmë Botërorin e fundit. Nëse do të jemi në gjendje fizike që të garojmë në vitin 2030, është pikëpyetje e madhe. Për këtë arsye e dua patjetër biletën për Botërorin 2026”, ka thënë Xhaka.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Angli

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Angli

Ish-ylli i Chelseat Oscar i jep fund karrierës, pas problemeve me zemër

Ish-ylli i Chelseat Oscar i jep fund karrierës, pas problemeve me zemër

Maqedonci: Partitë opozitare duhet të reflektojnë, jo të shfrytëzojnë si mundësi të sulmeve politike ndaj LVV-së

Maqedonci shpreh ngushëllime për vdekjen e 20 ushtarëve turq

Kosova U21 fiton miqësoren në Shkup

Kosova U21 kërkon rezultat pozitiv ndaj Qipros

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Angli

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Angli

Ndërrohet prokurori i rastit në Mitrovicë pas dyshimet për parregullsi me vota

Në Mitrovicën e Jugut verifikohen 75 nga 105 vendvotime, Elezi paralajmëron përfundimin e procesit sot

Hill vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Hill: Demaçi nuk ishte një person me të cilin mund të bashkëpunohej

Ish-ylli i Chelseat Oscar i jep fund karrierës, pas problemeve me zemër

Ish-ylli i Chelseat Oscar i jep fund karrierës, pas problemeve me zemër

Anulohen dy seanca ndaj të akuzuarit për vrasjen e shtetases argjentinase në Fushë-Kosovë

Anulohen dy seanca ndaj të akuzuarit për vrasjen e shtetases argjentinase në Fushë-Kosovë

Bajrami: Ka mjete të mjaftueshme në buxhetin e Kosovës për t’i adresuar kërkesat e policëve

Bajrami: Kushdo që ka prekur votat në Mitrovicë, e ka vendin në burg

Xhaka flet për Avdullahun e Hajdarin dhe duelin në Prishtinë

Xhaka flet për Avdullahun e Hajdarin dhe duelin në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën