TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Xhaka e ka gjallëruar qytetin e Sunderlandit

by tëvë1
2 orë ago
0
A A
Xhaka e ka gjallëruar qytetin e Sunderlandit

Sunderlandi dikur kishte krenari si qytet, por tani është duke u përballur me papunësinë dhe varfërinë. Klubi i Sunderlandit për vite me radhë ishte pjesë e rangjeve të ulëta të futbollit. Por, transferimi i Granit Xhakës, i ka dhënë jetë të re qytetit të çmendur pas futbollit, ka shkruar “Blick” të shtunën, në një reportazh për kapitenin e Zvicrës.

Tifozët e kësaj skuadre vazhdimisht këndojnë këngën “nuk mund të mos bie në dashuri me ty”.

“Blick” ka shkruar se qyteti funksionon mirë, nëse klubi i Sunderlandit është në formë të lartë. Për shtatë vjet, kjo skaudër luajti në rangje më të ulëta të futbollit anglez, ndërsa tani është ngritur në elitë.

Mediumi helvetik ka pasqyruar jetën reale në këtë vend, duke përmendur se shumë dyqane e restorante janë të braktisura, ndërsa nëpër lagje të ndryshme ka mbeturina para ndërtesave të banimit. Ka shkruar se papunësia është mbi mesataren angleze dhe të ardhurat javore janë afro 600 funte në javë.

Ndërkohë, ka nënvizuar se numri i fëmijëve që jetojnë në varfëri në Sunderland është rritur deri në 40 për qind në vitet e fundit.

Por me ardhjen e Granit Xhakës, situata në vend ka ndryshuar për të mirë.

Edhe klubi e vlerëson shumë arritjen e tij në skuadër. Lideri i Zvicrës, tani i Sunderlandit, ka 225 paraqitje në Premier League. Ka shumë më tepër përvojë në elitën angleze, sesa të gjithë lojtarët e tjerë të Sunderlandit së bashku.

“Ai është lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne brenda dhe jashtë fushës. Ai kontrollon gjithçka, komunikon shumë dhe na jep besim”, thotë shoku i skuadrës, Enzo Le Fee.

Xhaka vlerësohet lartë edhe nga trajneri Regis Le Bris.

Le Bris madje ka folur edhe për një episod, kur kapiteni Xhaka mbajti fjalim pas përfundimit të ndeshjes së dytë, pas humbjes nga Burnley.

“Ne jemi ekip i ri, do të bëjmë ende shumë gabime, por duhet të mësojmë për tyre dhe Graniti tregon se ky proces mësimi nuk mbaron kurrë. Edhe këtu ai është model për t’u ndjekur”, ka thënë Le Bris.

Xhaka u transferua për afro 15 milionë euro, ndërsa ka pagë javore prej 140 mijë funtesh në javë. Xhaka, sipas “Blick”, është vendosur në rajonin e Neëcastlet, rivalin e Sunderlandit. Në stërvitje ai përcillet me një makinë “Mercedes”, që e kthen në shtëpi sërish. Thuhet se në të ka një televizor dhe “PlayStation”.

Xhaka ka parashikuar se muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë për Sunderlandin, që është një nga kandidatët për mbijetesë. Por deri atëherë, tifozët nuk do ta ndalin këngën për klubin, që është ajo se “nuk mund të mos bie në dashuri me ty”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Evropa ‘çmendet’ pas Erxhan Osmanit të Turqisë, vite më parë ai nisi karrierën e basketbollit në Kosovë

Evropa ‘çmendet’ pas Erxhan Osmanit të Turqisë, vite më parë ai nisi karrierën e basketbollit në Kosovë

Arsenali fiton bindshëm ndaj Nottinghamit, dy gola nga Zubimendi

Arsenali fiton bindshëm ndaj Nottinghamit, dy gola nga Zubimendi

Amorim: Po përmirësohemi, por duhet të shënojmë gola

Amorim: Po përmirësohemi, por duhet të shënojmë gola

Fabregas zgjedh katër kapitenët e Comos, njëri nga ta është Mërgim Vojvoda

Liverpooli etiketon transferimin e madh të 2026, e do yllin e Ligës Premier

Liverpooli etiketon transferimin e madh të 2026, e do yllin e Ligës Premier

Forma fizike, vendimtare për Neymarin në Botëror

Forma fizike, vendimtare për Neymarin në Botëror

Limaj nga hapja e fushatës: Përkushtimi ynë në vendlindje tregon sa e duam Kosovën

Limaj nga hapja e fushatës: Përkushtimi ynë në vendlindje tregon sa e duam Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën