TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Xhaka: Babai im kurrë nuk më ka lavdëruar…Nuk po e mendoj largimin nga Gjermania

by tëvë1
1 vit ago
2
A A
Xhaka: Babai im kurrë nuk më ka lavdëruar…Nuk po e mendoj largimin nga Gjermania

Në një intervistë si asnjëherë më parë, Granit Xhaka ka folur për familjen e tij, të ardhmen te Bayer Leverkuseni, por edhe kritikat që i merr nga babai i tij.

Xhaka pati një sezon të hatashëm vitin e kaluar duke iu bërë kampion i Gjermanisë me Bayer Leverkusenin dhe fitues i Kupës, por në këtë edicion, megjithëse ka ende ndeshje, duket se ekipi gjerman, nuk do të arrijë ta mbrojë titullin e kampionit të Bundesligës.

Xhaka në një intervistë për revistë gjermane “Kicker”, ka zgjedhur ta paraqesë edhe anën personale të tij dhe të familjes. Javë më parë, ai dhe bashkëshortja e tij, u bënë prindër të një vajze, për herë të tretë.

“Ato më kanë ndryshuar. Unë jam ende po ai Granit që erdhi në Bundesligë në moshën 19-vjeçare. Ende jam po aq emocional sa në kohën kur luaja te Gladbach. Por tani jam më me përvojë dhe nuk i shfaq më këto emocione në fushë, por i përpunoj në shtëpi. Kur përqafoj fëmijët e mi atje, loja humbet rëndësinë për një moment. Në mbrëmje, kur ata flenë, atëherë fillon “shfaqja” ime.

Xhaka që shpesh në fushë është impulsiv dhe së fundit u bë viral një video pamje e tij duke debatuar ashpër me një tifoz të klubit, pas humbjes në Kupën e Gjermanisë nga Bielefeldi, ka thënë se nga kritikët më kë të mëdhenj, është babai tij, Ragipi.

“Kur është edhe babai im në shtëpi, një ndeshje bëhet edhe më intensive. Duhet ta ndalim vazhdimisht ndeshjen. Ai më jep gjithmonë këshilla të reja. Ka qenë gjithmonë motivuesi im kryesor. Babai im nuk më ka lavdëruar kurrë.
Në këto 32 vjet, nuk kam marrë asnjëherë ndonjë lavdërim prej tij si futbollist. Po ju them: ajo është motivimi im – që një ditë të vijë momenti kur ai të më thotë: “Sot ke luajtur jashtëzakonisht mirë.”

“Që nga dita e parë e karrierës sime, çdo ndeshje e kam analizuar me babain tim. Nëse nuk ishte në stadium, flisnim në telefon ose e shikonim ndeshjen bashkë përsëri. Gjithmonë me respekt dhe pa emocione të tepruara. Ai e njeh mirë futbollin dhe e di çfarë flet. Kjo më ka ndihmuar shumë mua dhe karrierës sime. Prandaj kam këtë uri, këtë dëshirë të madhe, që deri në fund të karrierës sime, ai të më thotë një herë që kam luajtur mirë. Dhe ajo që është e rëndësishme për mua: babai im nuk është i ashpër apo pa zemër. Ai më motivon. Më ka mësuar të jem i fortë, të mos dorëzohem kurrë, të mos ik”.

Së fundit emri i tij përmendet shpesh për një largim nga Gjermania, në drejtim të Turqisë, te skuadra e madhe Galatasaray, por që vet futbollisti mohon gjithçka.

“Nuk jam duke e menduar largimin. Nuk kam zgjedhur pa arsye një kontratë afatgjatë me Bayer 04”, përfundon intervistën Xhaka.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Deputeti i PDK-së: Instalimi i njerëzve të LVV-së në Presidencë është shqetësues

​Deputeti i PDK-së: Instalimi i njerëzve të LVV-së në Presidencë është shqetësues

Detaje nga vrasja e dyfishtë në Gjilan, Policia sekuestron armë, 520 fishekë dhe 21 gëzhoja

Detaje nga vrasja e dyfishtë në Gjilan, Policia sekuestron armë, 520 fishekë dhe 21 gëzhoja

Bajrami: Partitë në Kosovë garojnë për vendin e dytë, VV-ja nuk e lëshon lidershipin

Bajrami: Partitë në Kosovë garojnë për vendin e dytë, VV-ja nuk e lëshon lidershipin

Shqipëria pëson humbje nga Uellsi në Shkodër

Shqipëria pëson humbje nga Uellsi në Shkodër

Çitaku në 27-vjetorin e PDK-së: Festa do të jetë e plotë kur Thaçi, Veseli dhe Krasniqi të jenë të lirë mes nesh

Çitaku në 27-vjetorin e PDK-së: Festa do të jetë e plotë kur Thaçi, Veseli dhe Krasniqi të jenë të lirë mes nesh

​Kurtishi: Kanceri i gjirit dominant në Kosovë, çdo vit rreth 450-460 raste

​Kurtishi: Kanceri i gjirit dominant në Kosovë, çdo vit rreth 450-460 raste

Vaj ulliri dhe Aloe Vera për një lëkurë të shkëlqyer dhe me elasticitet

Vaj ulliri dhe Aloe Vera për një lëkurë të shkëlqyer dhe me elasticitet

Si ta largoni vartësinë nga pijet e gazuara dhe dietale?

Si ta largoni vartësinë nga pijet e gazuara dhe dietale?

​Kosova nikoqire e konferencës rajonale për integritetin financiar në kuadër të Procesit të Berlinit

​Kosova nikoqire e konferencës rajonale për integritetin financiar në kuadër të Procesit të Berlinit

Basha takon ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për bashkëpunimin në transport

Basha takon ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për bashkëpunimin në transport

​Deputeti i PDK-së: Instalimi i njerëzve të LVV-së në Presidencë është shqetësues

​Deputeti i PDK-së: Instalimi i njerëzve të LVV-së në Presidencë është shqetësues

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën