TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Xhaferi tregon nëse do të ketë koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe Nismës

by teve1
4 muaj ago
4
A A
Xhaferi tregon nëse do të ketë koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe Nismës

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka përjashtuar mundësinë e krijimit të një koalicioni parazgjedhor mes LDK-së dhe Nismës Socialdemokrate.

Në emisionin “Ditari” në Tevë1, Xhaferi ka shpjeguar se, sipas tij, LDK-së i përshtatet të bashkëpunojë vetëm me parti dhe individë me të cilët ka pasur bashkëpunim të qëndrueshëm në vitet e kaluara.

“Sa i përket koalicionit me Nismën, realisht është një çështje që do të aprovohet nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së. Unë jam pjesë e këtij këshilli, por besoj se LDK-së i shkon për shtati një format bashkëpunimi me ato parti me të cilat kemi garuar dhe bashkëpunuar ndër vite në zgjedhje. Formati i LDK-së duhet të jetë me ata që kemi udhëtuar politikisht ndër vite. Mund të ketë aktorë të rinj që besojnë në këtë parti, por jo me persona ose parti që kanë qenë kundërshtarë politikë të LDK-së gjatë viteve”, ka deklaruar ai.

Xhaferi ka theksuar se ai personalisht preferon që LDK të garojë e vetme në zgjedhje, me logon dhe programin e saj.

“Personalisht nuk do të doja t’i shihja ndonjë sigmë tjetër përpos Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në këtë kuptim unë votoj edhe në Këshillin e Përgjithshëm, që sigma e LDK-së të jetë e vetme në këtë proces zgjedhor të cilin e kemi”, tha Xhaferi.

Megjithatë, ai e ka lënë të hapur mundësinë për bashkëpunime me Nismën apo parti të tjera pas zgjedhjeve.

“Pas zgjedhjeve mund të ketë bashkëpunime të tilla, por aktualisht nuk e shoh një format të tillë”, është shprehur Xhaferi.

Ndryshe, të mërkurën vetë kreu i NISMA’s, Fatmir Limaj konfirmoi se po zhvillojnë negociata me LDK’në, duke i hedhur poshtë disa raportime se po negocion edhe me PDK-në.

Po ashtu, edhe kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, deklaroi të hënën se një pjesë e listës së kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit mbetet e hapur, përfshirë edhe për NISMA’n e Fatmir Limajt.

“LDK do të kujdeset që një pjesë të listës së vetë, ta hapë për partitë e tjera, përfshirë edhe z. Limaj me deputetët e vetë. Për këtë çështje do të diskutojmë ditëve në vijim, por le të themi se kemi gatishmëri”, deklaroi ai.
“Jemi të hapur edhe për partitë, edhe për individë”, deklaroi Abdixhiku./teve1.info/

Tags: Koalicion parazgjedhorKrenar XhaferiLDKNISMA
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

​Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën