Xhaferi pas pranimit të detyrës: Kushtetuta dhe ligji, baza mbi të cilën do e mbështes çdo vendim
Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pas pranimit të detyrës, u shpreh se kushtetuta dhe ligji do të jenë baza mbi të cilës ai do ta mbështes çdo veprim dhe vendim në qeveri.
Ai u shpreh se detyra primare e kësaj qeveria është parapërgatitja, organizimi dhe zbatimi i zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike.
“Shpreh kënaqësinë dhe përgjegjësinë për detyrën që e mora përsipër duke e përsëritur atë që kushtetuta dhe ligji do të jenë baza mbi të cilën do e mbështes çdo vendim dhe veprim që e ndërmarrim si qeveri”.