TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Xhaferi: Me presidenten të diskutohet data e zgjedhjeve, s’ka rrugë tjetër

by teve1
3 orë ago
0
A A
Xhaferi: Me presidenten të diskutohet data e zgjedhjeve, s’ka rrugë tjetër

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Krenar Xhaferi, ka vlerësuar se në takimin e ardhshëm me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, liderët politikë duhet të diskutojnë për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Xhaferi tha se pas dështimit për formimin e Qeverisë Kurti 3, vendi nuk ka më asnjë alternativë tjetër përveç mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

“Janë dhjetë ditë afat kohor nga dita kur Qeveria Kurti 3 nuk mori mandatin e ri, dhe unë besoj se në takimin me presidenten liderët politikë duhet të diskutojnë për datën e zgjedhjeve, sepse më nuk ka alternativa tjera”, ka thënë ai.

Sipas tij, për ata që kanë 48 mandate në Kuvend dhe nuk kanë arritur të sigurojnë shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë duhet të ketë një përgjegjësi politike

“Ne, si LDK, e kemi thënë se zgjedhjet janë të domosdoshme, pasi tash e nëntë muaj pas procesit zgjedhor vendi nuk ka pasur institucione funksionale. Kjo, natyrisht, duhet të jetë edhe një faturë politike për ata që kanë 48 mandate dhe nuk janë në gjendje të krijojnë një shumicë të thjeshtë prej 61 votash për formimin e qeverisë së re. Nëse me 48 deputetë nuk janë në gjendje të krijojnë shumicë të thjeshtë, atëherë nuk janë as në gjendje të qeverisin me vendin”, ka theksuar Xhaferi.

Ai ka shtuar se në zgjedhjet e ardhshme Lëvizja Vetëvendosje do të pësojë një rënie të madhe dhe se do të ketë ndryshim të forcave politike.

Ndryshe, Osmani pritet t’i thërrasë për konsultime partitë politike së shpejti, pasi të dielën, mandatari i parë për formimin e qeverisë së re, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, dështoi t’i fitojë votat e nevojshme për një mandat të tretë.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, i takon presidentes Osmani ta caktojë një mandatar tjetër për formimin e Qeverisë brenda 10 ditësh.

Nëse as pas përpjekjes së dytë Qeveria nuk mund të formohet, presidentja duhet të shpallë zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditësh./teve1.info/

Tags: Krenar XhaferiLDKQeveria e Kosovëszgjedhje parlamentare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbulesa lë jashtë bankave shkollore një 18 – vjeçare

 Vendimi i Supremes: Rregullat e uniformës në shkolla kompetencë e MASHT-it

Osmani paralajmëron njohje të reja: Për ju që pyetet pse jam në Riad këtë kohë, tash e dini arsyen

Osmani paralajmëron njohje të reja: Për ju që pyetet pse jam në Riad këtë kohë, tash e dini arsyen

Iu gjetën mbi 200 kg drogë në kamion, arrestohet një person në Prishtinë

Iu gjetën mbi 200 kg drogë në kamion, arrestohet një person në Prishtinë

Zbulimi i mbetjeve mortore në veri, dyshohet se janë nga periudha e luftës

Emisioni “Këndi i Debatit” 29.10.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 29.10.2025

Osmani paralajmëron njohje të reja: Për ju që pyetet pse jam në Riad këtë kohë, tash e dini arsyen

Osmani paralajmëron njohje të reja: Për ju që pyetet pse jam në Riad këtë kohë, tash e dini arsyen

Zhegrova fiton zemrat e tifozëve bardhezinj, Tudor pritet t’i besojë një fanellë titullari ndaj Veronës

Juventusi fiton, Zhegrova nuk luan

Iu gjetën mbi 200 kg drogë në kamion, arrestohet një person në Prishtinë

Iu gjetën mbi 200 kg drogë në kamion, arrestohet një person në Prishtinë

Trepça pëson sërish në FIBA Europe Cup

Trepça pëson sërish në FIBA Europe Cup

Kur është koha më e mirë për të ngrënë darkë?

Kur është koha më e mirë për të ngrënë darkë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën