TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Xhaferi: Fitorja e Përparim Ramës në Prishtinë është mesazh për Kurtin

by teve1
3 muaj ago
1
A A
Xhaferi: Fitorja e Përparim Ramës në Prishtinë është mesazh për Kurtin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka deklaruar se fitorja e Përparim Ramës në Komunën e Prishtinës përfaqëson një mesazh të qartë për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Në emisioniN “Info Nata” në Tëvë1 Xhaferi ka theksuar se pavarësisht tentativave të Kurtit për ta bllokuar kryeqytetin në projekte e buxhet, qytetarët e Prishtinës nuk ranë pre e kësaj politike.

“Fitorja në kryeqytet i ka treguar Kurtit që, pavarësisht axhendës për bllokimin e Prishtinës si në buxhet, ashtu edhe në projektet madhore në qendër të qytetit nuk ka pasur sukses. Kurti ndoshta ka kaluar në çdo lagje të Prishtinës duke bërë presion, por kjo nuk i funksionoi, sepse qytetarët janë të vetëdijshëm”, ka deklaruar Xhaferi.

Sipas tij, taktikat e Kurtit për të penguar zhvillimin e kryeqytetit janë duke u kthyer në dështim politik.

Ai ka përmendur si shembull bllokimin e projektit të unazës së Prishtinës dhe mosnënshkrimin e garancisë për kredinë e saj.

“Është e pajustifikueshme që kryeministri e ka bllokuar për tre vite projektin e unazës së qytetit, që do t’u shërbente të gjithë qytetarëve të Kosovës, jo vetëm atyre të Prishtinës. Logjika e Kurtit për të penguar projektet madhore është ajo që i solli mesazhin nga kryeqyteti. Besoj se shumë shpejt do ta marrë edhe mesazhin në nivel qendror, sepse jemi një hap para zgjedhjeve,” ka shtuar deputeti ai.

Xhaferi gjithashtu ka theksuar se LDK-ja ka arritur fitore të rëndësishme në zgjedhje, duke udhëhequr në shtatë komuna përballë, siç e quajti ai, “makinerisë politike” të kryeministrit në detyrë.

“Ne kemi qenë përballë një makinerie të udhëhequr nga Kurti dhe disa ministra të tij. Në komunat ku ka qeverisur LDK-ja ka pasur bllokim dhe mungesë mbështetjeje financiare. Megjithatë, edhe në këto kushte, ne kemi dalë fitues në shtatë komuna, përfshirë kryeqytetin, që ka peshë sa tri apo katër komuna tjera. Duke parë këto rezultate, LDK është partia e parë politike në vend, si për nga numri i komunave, ashtu edhe i votuesve”, ka përfunduar Xhaferi.

Tags: albin kurtiLDKperparim ramaprishtina
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy tërmete në Tiranë – Lëkundje të forta ndihen në zonën e Kamzës

Tërmet në Kosovë

Shkodra: Skena politike është më e pjekur pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Shkodra: Skena politike është më e pjekur pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Mitrovica mbështet 350 studentë me bursa, PDK ka këtë kërkesë

Mitrovica mbështet 350 studentë me bursa, PDK ka këtë kërkesë

LVV e propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit

Protesta e PD-së Shqipëri, tensione e molotov drejt Qeverisë – 16 policë të plagosur

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.02.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.02.2026

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Gjilan: 14 të dyshuar për “dallavere” me vota përfundojnë në polici

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Gjilan: 14 të dyshuar për “dallavere” me vota përfundojnë në polici

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën