TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Xhaferi: 100 euro për pensionistët janë lëmoshë, do t’u shkojnë për rrymën e shtrenjtuar

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Xhaferi: 100 euro për pensionistët janë lëmoshë, do t’u shkojnë për rrymën e shtrenjtuar

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Krenar Xhaferi, e ka cilësuar si “lëmoshë” vendimin e Qeverisë në detyrë për të ndarë shtesa prej 100 eurosh për pensionistët dhe fëmijët me rastin e festave të fundvitit.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Xhaferi ka deklaruar se kjo shumë do të shkojë kryesisht për pagesën e faturave të energjisë elektrike, për shkak të rritjes së çmimit të rrymës.

Ai ka theksuar se me programin qeverisës të LDK-së, pensionistët do të marrin pension prej 300 eurosh, duke shtuar se partia e tij synon stabilitet ekonomik dhe politik për vendin.

“Ne kemi thënë se me programin tonë qeverisës pensioni do të jetë 300 euro. Ndërsa kjo lëmoshë prej 100 eurosh për një muaj gjatë dimrit, realisht pas janarit do të shkojë për pagesën e rrymës, pasi ajo është shtrenjtuar. Skandalet e përditshme në sektorin e energjisë po ndodhin vazhdimisht dhe normalisht duhet të kritikohen”, ka thënë ai.

Xhaferi ka kritikuar gjithashtu qeverinë aktuale për, siç ka thënë ai, përkeqësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe vendosjen e Kosovës nën sanksione.

“Aty ku është LDK-ja është stabiliteti i vendit. Sot nuk i kemi as miqtë tanë, sepse janë lënduar nga veprimet e kësaj qeverie. Për sa kohë është pezulluar dialogu strategjik dhe për sa kohë jemi nën sanksione ndërkombëtare për shkak të një mendësie të tillë politike, me këtë logjikë nuk mund të ecim përpara”, ka deklaruar Xhaferi.

Ndryshe, katër ditë para zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat mbahen më 28 dhjetor, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria ka vendosur të ndajë shtesa të fundvitit prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensionistët.

Ky vendim ka nxitur reagime dhe kritika nga ish-opozita, e cila e ka cilësuar këtë veprim si “blerje votash”, duke theksuar se shpërndarja e parave po bëhet vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Ndërkaq, të enjten Kurti ka reaguar ndaj këtyre kritikave, duke theksuar se ndarja e shtesave është praktikë e zakonshme dhe nuk përbën risi që nga ardhja e tij në pushtet.

Ai ka deklaruar se një veprim i tillë është bërë edhe në vitet e kaluara, veçanërisht në prag të festave të fundvitit.

“Kanë qenë këto shtesa edhe vitin e kaluar, edhe para vitit të kaluar. Çdo herë para Vitit të Ri, kur kemi dimër dhe festa, ne i gëzojmë të moshuarit dhe fëmijët. Nuk ka asgjë të re në këtë aspekt. E re është qeverisja jonë, e cila do të vazhdojë edhe mandatin e tretë”, ka deklaruar Kurti gjatë një vizite në stadiumin e futbollit në Shtime./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti rithekson mbështetjen e Kosovës për Ukrainën në përvjetorin e luftës

Kurti rithekson mbështetjen e Kosovës për Ukrainën në përvjetorin e luftës

Nimani: Kurti nuk do të nominojë kandidat nga familja Jashari për president, po e sheh opozitën të pakoordinuar dhe po luan lojë politike

Nimani: Kurti nuk do të nominojë kandidat nga familja Jashari për president, po e sheh opozitën të pakoordinuar dhe po luan lojë politike

Gërvalla pas audio-incizimit: Reforma në sistemin prokurorial top-prioritet

Gërvalla pas audio-incizimit: Reforma në sistemin prokurorial top-prioritet

Pse është e përjashtuar Vjosa Osmani nga pozita e presidentes sipas Besnik Tahirit?

Emisioni “Info Nata” 24.02.2026

Emisioni “Info Nata” 24.02.2026

Leverkuseni barazon, avancon në 1/8 e finales

Leverkuseni barazon, avancon në 1/8 e finales

Newcastle me fitore konfirmon kalimin tutje

Newcastle me fitore konfirmon kalimin tutje

Bodo/Glimt eliminon Interin nga Championsi

Bodo/Glimt eliminon Interin nga Championsi

Gërvalla pas audio-incizimit: Reforma në sistemin prokurorial top-prioritet

Gërvalla pas audio-incizimit: Reforma në sistemin prokurorial top-prioritet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën