Xhaçka ka shkruar se Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj.
Teksa ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e reciprocitetit, si një akt durimi e pjekurie.
“Vendimi për shtyrjen e reciprocitetit sa i përket kalimit kufitar Kosovë-Serbi, pas konsultimeve me partnerët strategjikë SHBA dhe BE është një akt i mirëpritur durimi dhe pjekurie nga Qeveria e Kosovës.Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj. Të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale”, ka shkruar ajo.
Xhaçka theksoi se Shqipëria qëndronë përkrah Kosovës dhe u ka bërë thirrje të gjithë partnerëve dhe aleatëve që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës.
“Ne qëndrojmë përkrah Kosovës dhe u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve dhe aleatëve tanë që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës”, shkroi tutje ajo./teve1.info./