Xani theksoi se barrikadat kanë zënë vend e pozicion në tavolinën e bisedimeve në dialogun Kosovë – Serbi.
“Fatkeqsisht aq sa lehtë u tërheqën aq lehtë edhe mund të vendosen, këto barrikada disi kanë zënë vend dhe pozicion në tavolinën e bisedimeve, kanë zënë vend në interesat dhe manipulimet e Serbisë të Beogradit dhe kontrollave politike të Beogradit mbi Kosovë për shkak se atëherë kur po iu konvenon po është çështje minutash ose orësh kur po e paralizon gjithë veriun”, ka thënë Xani në “Ditari” në Tëvë1.
Tutje Xani ka thënë se fatkeqësia tjetër është që barrikadat dhe organizimet kriminale po kanë një lloj mbështetje apo heshtje.
Sipas tij, këto nuk janë veprime politike por janë veprime me qëllime kriminale me qëllim që të frikësohen qytetarët shqiptarë dhe ata serbë.
“Fatkeqësia tjetër është që këto barrikada dhe këto organizime nëse mund t’i quajmë politike dhe kriminale në të njëjtën kohë po kanë një farë lloj mbështetje, mos ta quajmë mbështetje një farë lloj heshtje sa i përket adresimit të qartë për shkak që veprimet të cilat janë duke u ndërmarrur në veri nuk janë veprime politke, nuk janë veprime të mirëfillta politke por janë veprime me qëllime kriminale me qëllim që të përdoret presion që të frikësohen qytetarët si shqiptarë si serbë”, deklaroi Xani.
Xani në “Ditari”, foli edhe për largimin e barrikadave nga personat e maskuar, teksa ka pyetur se çfarë nënkupton nëse këta persona të armatosur janë nën komandën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Kemi një agresion të Serbisë, të Vuçiqit ndaj Kosovës për shkak që nëse personat e armatosur i ka nën komandë çfarë nënkupton kjo?”, u shpreh Xani.
Më tej, njohësi i çështjeve politike përmendi edhe sulmet ndaj policëve, gazetarëve e qytetarëve që ndodhën në veri gjatë kohës kur barrikadat ishin të vendosura në veri të vendit, teksa ka thënë se për këto veprime grupet kriminale nuk i kanë dhënë llogari askujt./teve1.info