TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Wayne Rooney paralajmëron Artetan: Nëse Arsenali nuk fiton titullin, do të shkarkohet

by tëvë1
1 muaj ago
0
A A
Wayne Rooney paralajmëron Artetan: Nëse Arsenali nuk fiton titullin, do të shkarkohet

Ish ylli i Manchester United, Wayne Rooney, ka lëshuar një paralajmërim të fortë për trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta duke thënë se spanjolli rrezikon shkarkimin nëse dështon sërish ta fitojë Ligën Premier.

Arsenali, që ka përfunduar si nënkampion në tre sezonet e fundit, ndodhet aktualisht katër pikë përpara në krye të tabelës, pas një fillimi mbresëlënës me shtatë fitore në nëntë ndeshjet e para.

Fitorja 1-0 ndaj Crystal Palace të dielën i zgjati serinë e pamposhtur në dhjetë ndeshje dhe shënoi të pestën radhazi pa pësuar gol.

Duke folur në podcastin e tij në BBC, Rooney tha se Arteta nuk ka më justifikime.

“Arsenali ka një skuadër shumë të mirë dhe lojtarë cilësorë. Arteta ka qenë shumë pranë disa herë, por tani nuk ka rrugë tjetër – duhet ta fitojë ligën”.

Sipas Rooneyt, presioni mbi Artetën është më i madh se kurrë: “Në vitet e tjera, pikët që kanë mbledhur do të kishin mjaftuar për titull. Por këtë herë, nëse e humb sërish, mendoj se do të jetë fundi për të. Ka një ekip të kompletuar – fizik, solid në mbrojtje dhe shumë i rrezikshëm në sulm”.

Arsenali nuk ka fituar Ligën Premier që nga viti 2004, por Rooney beson se ky mund të jetë sezoni i madh i “Topçinjve”.

“Mendoj se janë gati. Ekipi ka përvojë, ka cilësi dhe këtë herë nuk kanë më arsyetime. Duhet ta çojnë deri në fund”, shtoi ai.

Pas nëntë xhirove, Arsenali është lider me 22 pikë në kampionatin anglez, katër mbi Bournemouthin, që çuditërisht pozitën e dytë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Sot nis beteja për Kupën e Kosovës në futboll

​Sot nis beteja për Kupën e Kosovës në futboll

​Spalletti ngre lart Edon Zhegrovën

​Spalletti ngre lart Edon Zhegrovën

Kërkesa të ekzagjëruara, ngec transferimi i Nico Williams te Barcelona

Real Madrid planifikon transferimin e bujshëm

Lewandowski pranon t’i bashkohet Superligës së Arabisë Saudite

Lewandowski do të mbetet lojtar i lirë

KKSH fton për unifikim subjektet politike në Luginën e Preshevës

Kongresisti Self: I patolerueshëm diskriminimin ndaj shqiptarëve

Lirohet Mogherini derisa hetimet vazhdojnë

Lirohet Mogherini derisa hetimet vazhdojnë

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Shtatë të arrestuar pas një përleshje fizike në Podujevë

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Malishevë

Për 4 muaj 10 vdekje në vendin e punës

Punëtori lëndohet në vendin e punës në Gjilan

Dogana parandalon mall të padeklaruar në Vërmicë

Dogana parandalon mall të padeklaruar në Vërmicë

Maqedonci dhe Helez dakordohen për thellim të bashkëpunimit ushtarak Kosovë – Bosnjë

Maqedonci dhe Helez dakordohen për thellim të bashkëpunimit ushtarak Kosovë – Bosnjë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën