TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

VV reagon për protestën e OVL-UÇK-së: Është 10 vjet e vonuar

by Tëvë1
7 muaj ago
2
A A
Vendimi i Speciales për Thaçin dhe të tjerët, VV: Kjo gjykatë po prodhon padrejtësi

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbajnë sot një protestë në Prishtinë, me fillim nga ora 17:00, për të kundërshtuar, siç theksojnë ato, padrejtësitë që po bëhen nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën, organizatorët i bënë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive, në mbështetje të luftës çlirimtare dhe për të kundërshtuar përdorimin e dosjeve të Serbisë si prova në proceset gjyqësore ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Protesta ka marrë përkrahje nga tri partitë më të mëdha opozitare,Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Këto parti kanë shprehur qëndrimin e tyre pro protestës, duke e konsideruar të domosdoshme mbështetjen për ata që, sipas tyre, po përballen me procese të padrejta në Hagë.

Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur rezerva ndaj protestës. Zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar opozitën dhe kohën kur po organizohet protesta.

“Protesta është dhjetë vjet e vonuar. Është dashur që në verën e vitit 2015 të kundërshtohet pushteti i atëhershëm,” ka shkruar ai.

Manxhuka ka theksuar se historia e Kosovës dhe e luftës çlirimtare nuk mund të ndryshohet, por po ashtu as historiku i themelimit të Gjykatës Speciale, duke e quajtur këtë të fundit një gjykatë jotransparente dhe jashtë praktikave ndërkombëtare.

Ai ka renditur disa argumente kundër qasjes së opozitës, duke theksuar ndër të tjera se:

  • Qeveria Kurti ka paguar mbi 33 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë dhe shpenzime të tjera;
  • Ish-presidenti Hashim Thaçi, në intervistën e fundit nga Haga, ka qenë “i butë” ndaj Gjykatës Speciale;
  • Opozita po e përdor çështjen e të akuzuarve më shumë për sulme politike ndaj qeverisë, sesa për angazhim serioz për lirimin e tyre.

Protesta e sotme pritet të mbledhë një numër të madh qytetarësh, por përplasjet politike lidhur me qëllimin, kohën dhe përgjegjësitë për Gjykatën Speciale po vazhdojnë të jenë temë e debatit të ashpër publik dhe politik në vend.

Tags: OVL UÇKProtestareagimVV
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Jashari thotë se studentët serbë duhej lejuar të vizitonin Prekazin

Bekim Jashari përjashton mundësinë të jetë kandidat për president

Maloku: Kushtet e Kurtit për dialogun me Serbinë nuk kanë mbështetje ndërkombëtare

Maloku: Kushtet e Kurtit për dialogun me Serbinë nuk kanë mbështetje ndërkombëtare

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

PSG kalon në 1/8 e finales

PSG kalon në 1/8 e finales

“InfoNata” 25.02.2026

“InfoNata” 25.02.2026

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Ronaldo i afrohet 1000 golave

Ronaldo i afrohet 1000 golave

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën