TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

VV reagon ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për nënkryetarin Rashiq: Abuzim me drejtësinë dhe precedent i rrezikshëm

by Tëvë1
2 muaj ago
2
A A
Vendimi i Speciales për Thaçin dhe të tjerët, VV: Kjo gjykatë po prodhon padrejtësi

Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese në rastin KO325/25, ku u kontestua zgjedhja e Nënkryetarit të Kuvendit, Nenad Rashiq. Sipas VV-së, vendimi tregon një mungesë të thellë koherence dhe përbën një abuzim me drejtësinë (abus de droit).

Në një reagim zyrtar, VV-ja thekson se vendimi bie ndesh me jurisprudencën e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese.

“Në aktgjykimin KO265/25, paragrafi 129, Gjykata kishte konstatuar qartë se moslejimi i propozimit të të njëjtit kandidat më shumë se tre herë vlejë edhe për nënkryetarët. Tani, për të njëjtën çështje, Gjykata ka ndryshuar qëndrimin pa asnjë ndryshim normativ apo faktik, duke cenuar parimin e sigurisë juridike, një element kyç i shtetit demokratik,” thuhet në reagimin e VV-së.

VV-ja nënvizon se një gjykatë kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja apo të vendosë kushte që Kushtetuta nuk i njeh. Sipas Lëvizjes, vendimi aktual shndërrohet në një pushtet paralel, duke kaluar përtej mandatit kushtetues dhe duke krijuar precedent për kapjen e institucioneve për interesa të një subjekti politik, në këtë rast Lista Serbe.

Reagimi gjithashtu përmend bllokimin e ligjeve me interes strategjik për vendin, duke filluar nga Ligji për çmimet tavan për produktet bazë deri te Ligji për Fondin Sovran të Kosovës, që sipas VV-së po shkaktojnë dëme të mëdha për qytetarët.

Lëvizja Vetëvendosje thekson se Kushtetuta e Kosovës përcakton qartë mënyrën e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb: ai zgjidhet nga radhët e deputetëve të komunitetit serb me shumicën e votave të Kuvendit, pa asnjë kriter shtesë që mund të favorizojë një subjekt politik të caktuar.

“Çdo interpretim që sakrifikon funksionalitetin e institucioneve për hir të një subjekti politik që nuk e njeh shtetin e pavarur të Kosovës, nuk e mbron rendin kushtetues dhe dëmton Republikën demokratike e parlamentare të vendit,” thuhet në reagimin e VV-së.

Tags: Gjykata KushtetuesLVVTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku për “Katanën”:  Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Abdixhiku për “Katanën”: Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Rama i kërkon Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama i kërkon Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Gola: Heqja e kufirit shqiptaro-shqiptar, arritja më e madhe e Betejës së Koshares

Apeli vërteton dënimin me 25 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e djalit për çështje pronësore

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

IPK arreston një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim

​LDK-ja s’mbështet propozimet e VV-së, Abdixhiku konfirmon takimin me Hamzën

​LDK-ja s’mbështet propozimet e VV-së, Abdixhiku konfirmon takimin me Hamzën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën