TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

VV-ja nuk ndryshon qëndrim, propozon përsëri Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Edhe pas dështimit për të katërtën herë, nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se as të dielën nuk do të ndryshojnë emrin e propozuar për kryeparlamentar. Por njohësit e politikës kërkojnë unifikim politik për të dalë nga kjo situatë.

by Venhar Isufi
11 muaj ago
2 0
A A

Ndonëse për katër herë nuk mori përkrahjen e shumicës, Albulena Haxhiu do të propozohet sërish nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeparlamentare.

Kështu ka konfirmuar për Tëvë1, deputeti i kësaj partie, Artan Abrashi.

I njëjti akuzon opozitën për bllokim të qëllimshëm të situatës në Kuvend.

“Ndodhemi në situatën e bllokimit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Aryejet që opozita i jep janë plotësisht të paqëndrueshme besoj dhe jam i bindur që janë në plotni të dhe njohuri sa i përket se kujt i takon i takon e drejta për propozim të kryeparlamentarit e dijnë që kjo çështje e rregulluar me një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka asnjë diskutim dhe as mundësi për të përzgjedhë ashtu sic po dojnë ata sipas tekeve dhe dëshirave të tyre për një person që ju përshtat”, tha Abrashi.

Sipas tij, Haxhiu ka përvojën e duhur për të qenë kryetare Kuvendi.

“Lëvizja Vetëvendosje e ka dhënë propozimin për kryetare të Kuvendit, ajo është zonja Albulena Haxhiu e cila e ka legjitimitetin e plotë politik, besimin tonë të plotë dhe përvojën e mjaftueshme për të qenë një kryeparlamentare e denjë ashtu siç i ka hije dhe sic ka nevojë Kuvendi i Republikës së Kosovës, tha ai.

E nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kanë ndryshuar qëndrim.

Armend Zemaj nga kjo parti thotë se vota e tyre kundër, nuk lidhet me individin, por me subjektin politik.

“Për LDK-në nuk është asnjë problem emri i përveshëm, për Lidhjen Demokratike të Kosovës është Lëvizja Vetëvendosje sjellja e saj por edhe veprimet e saj konform rezultatit zgjedhor ose konform bashkëpunimit reciprok që duhet të kishte në suazat demokratike”, tha Zemaj.

Zemaj thotë se nëse ftohen për takim konsultativ rreth kësaj teme, përgjigja do të jetë negative.

“Për konstituimin e Kuvendit as nuk kemi pranua thirrje, vota jonë është kundër, kjo është konsistencë, dhe është veprim dhe është vendim politik i organeve të LDK-së”.

Tëvë1 ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin.

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku konsideron se në këtë moment, duhet konsensus politik për të dalë nga kjo situatë.

“Ajo që është e rekomandueshme aktualisht, është që palët të ulën dhe të kuptojnë që pa një marrëveshje politike nuk bëhen gjërat në forma të ndryshme, për arsyeje se numrat janë si janë, ata janë kokëfortë dhe këtyre numrave duhet t’i japin formë dhe përmbajtje. Për rrjedhojë, marrëveshja politike mes akterëve do ishte momentum kthese për ndryshimin e kësaj situate”, tha Maloku.

Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit do të mbahet të dielën duke filluar nga ora 10:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KEDS: Njehsorët janë të saktë dhe të sinkronizuar

KEDS: Njehsorët janë të saktë dhe të sinkronizuar

Posti i presidentit konsiderohet përcaktues në “pazaret” për formimin e qeverisë

Këshilltarja e Osmanit: Vendimi i Kushtetueses pasqyron qëndrimin e presidentes

Irani konfirmon marrjen e planit amerikan, por e quan atë “maksimalist dhe të paarsyeshëm”

Irani konfirmon marrjen e planit amerikan, por e quan atë “maksimalist dhe të paarsyeshëm”

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Jashari sqaron pse Gjykata Kushtetuese dha 34 ditë afat për zgjedhjen e presidentit

KEDS: Njehsorët janë të saktë dhe të sinkronizuar

KEDS: Njehsorët janë të saktë dhe të sinkronizuar

Muriqi insiston se Kosova është gati për duelin me Sllovakinë

Muriqi insiston se Kosova është gati për duelin me Sllovakinë

Foda do kualifikimin në Kupën e Botës

Foda do kualifikimin në Kupën e Botës

Posti i presidentit konsiderohet përcaktues në “pazaret” për formimin e qeverisë

Këshilltarja e Osmanit: Vendimi i Kushtetueses pasqyron qëndrimin e presidentes

Irani konfirmon marrjen e planit amerikan, por e quan atë “maksimalist dhe të paarsyeshëm”

Irani konfirmon marrjen e planit amerikan, por e quan atë “maksimalist dhe të paarsyeshëm”

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Jashari sqaron pse Gjykata Kushtetuese dha 34 ditë afat për zgjedhjen e presidentit

Shqipëria, ndër vendet e NATO-s me gatishmërinë më të lartë për të luftuar për vendin

Shqipëria, ndër vendet e NATO-s me gatishmërinë më të lartë për të luftuar për vendin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën