Po punojnë në njërin nga komplekset banesore që është në ndërtim e sipër.
Por ky projekt nuk ka marrë lejen ndërtimore nga persona adekuat, pasi në Komunën e Vushtrrisë mungon inxhinieri i strukturës.
Nga Komuna thonë se në mungesë të kuadrove, detyrohen që personat tjerë të bëjnë mbikëqyrjen e këtyre punëve.
E të gjitha këto punime mbikëqyren nga një inspektor i vetëm, i cili nuk e ka kualifikimin e duhur.
Drejtori i Inspekcionit thotë se kjo po iu sjellë vështirësi gjatë kryerjes së punës.
E mungesa e një inxhinieri të tillë, ka edhe rreziqet e veta.
Kurse, profesori universitar i Ndërtimtarisë thotë se ka interesim të madh për studim në këtë fushë, por që fokusi për punësim vazhdon është jashtë vendit.
Sipas Ligjit të Ndërtimit, inspektorët në këtë fushë duhet të kenë kualifikim profesional në lëminë e kërkuar.
Kronika e gazetarit Lindrit Zejnullahu.









