TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Vuçiq te Putini, analistët kërkojnë që BE të ndryshojë urgjent qasjen ndaj Serbisë

nga TËVË 1
10 Maj, 2025
2
A A
​Vuçiq te Putini, analistët kërkojnë që BE të ndryshojë urgjent qasjen ndaj Serbisë

Bashkimi Evropian kishte paralajmëruar vendet e saja anëtare dhe vendet kandidate për anëtarësim, në mesin e tyre Serbinë, që të refuzojnë pjesëmarrjen në kremtimin e Ditës së Fitores më 9 maj, por Beogradi zyrtar me në krye Aleksandar Vuçiq dhe sateliti tjetër i Vladimir Putin Milorad Dodik ishin në Moskë.

Vizita e Vuçiq në një organizim të Rusisë pushtuese të Ukrainës nga analistët politikë po vlerësohet se do të kalojë me dënime verbale nga ana e Bashkimit Evropian, por jo edhe masa konkrete.

Analisti politik Shemsi Jashari thotë se qasja e Brukselit zyrtar ndaj Serbisë duhet të ndryshojë për shkak të veprimeve të Beogradit ndaj politikave evropiane, dialogut dhe Kosovës.

“Duket se edhe kjo vizitë në Rusi, ndonëse me një sinjal të qartë se orientimi i Serbisë është drejtë Rusisë, shumë më shumë se drejtë BE-së, duket se BE-ja do ta kalojë edhe këtë vizitë me një qortim formal. E që është dekurajues për Kosovën dhe pjesën e saj që do të duhej të ishte konstruktive dhe pragmatike në rrugën drejt BE-së. E kemi një BE me dy qasje të ndryshme ndaj Kosovës dhe Serbisë, për fat të keq. Por, Kosova duhet të shikojë rrugën e vet dhe duhet të gjejë rrugë diplomatike për ta bindur stafin diplomatik në BE që është vendimmarrëse që këto masa dhe hapja e rrugës drejtë integrimeve është jetike për Kosovës. Kosova nuk ka alternativë tjetër… BE-ja ajo çfarë mund të bëjë është që të mos i jep më Serbisë avantazhe, të mos e financojë me ato taksa të evropianëve, të mos e mbështesë Serbinë, të mos hapë kapituj të ri, të mos i pranojë atë progres të limituar që mund ta bëjë formalisht drejt plotësimit të kritereve të BE-së dhe të mos investojë në aspektin e biznesit në Serbi”, thotë Jashari.

Analisti politik Shemsi Jashari potencon se BE-ja, për arsye që vetëm ajo mund t’i di, ka qenë shumë më tolerante ndaj Serbisë, krahasuar me Kosovën. Sipas tij, vizita e Vuçiq në Moskë dëshmon se Serbia ka prioritet raportet me Rusinë, ndërkaq sipas tij anëtarësimi në Bashkimin Evropian për Beogradin është dytësor.

“Në rend të parë, qasja e BE-së ndaj Serbisë ka qenë ledhatuese, shumë më pozitive, më falëse në raport me veprimet që Serbia i ka bërë ndaj BE-së, ndaj dialogut dhe në përgjithësi ndaj Kosovës. Shkelja e vazhdueshme e marrëveshjeve të arritura, mos progresi në marrëveshjet e dakorduara që nga viti 2013 e këtej. Por, duket që Serbia e ka pozicionin, duke pasur mbështetjen e fuqishme nga Rusia dhe shtete tjera që janë me prirje autoritare. Duket se BE-ja, që për arsye se vetëm ajo mund t’i di, ka qenë shumë më tolerante. Edhe rasti i fundit i vizitës së fundit të Vuçiq në Rusi përkundër disa paralajmërimeve nga BE-ja se nuk do të duhej të ndodhte, e tregon një mospërfillje që Vuçiq dhe Serbia në përgjithësi e ka ndaj BE-së. Dhe duket se prioritare i ka raportet me Rusinë përderisa çështja e dialogut dhe e plotësimi i kritereve për anëtarësimi rrugës BE-së, duket se është dytësor”, potencon Jashari.

Ndërkaq, Jashari thekson se vendosja e masave të BE-së ka qenë e padrejtë dhe jo balancuese në raport me veprimet e ndërmarra ndaj Kosovës. Krahas kësaj, Jashari thotë se Kosova duhet të kalojë sa më shpejt vakumin institucional sa i përket konstituimin e Kuvendit. Sipas tij, kjo ndikon edhe në aspektin e masave.

“Ajo që ka ndodhur me vendosjen e masave të BE-së ndaj Kosovës ka qenë e padrejtë, jo balancuese në raport me veprimet që janë ndërmarrë nga BE-ja për Serbinë për faktin se këto masa janë ndërlidhur me përparimin e dialogut Kosovë-Serbi… Se, sa ka bërë Qeveria e Kosovës në drejtim të heqjes së këtyre masave, e kemi parë se ka ndodhur pak, për mos të thënë aspak, sepse për fat të keq diplomacia kosovare e kësaj qeverie ka qenë e preokupuar më shumë me çështje të brendshme sesa çështje të mandatit ligjor që e ka përfaqësimin e Kosovës në aspektin diplomatik. Ky vakum institucional që sot e kemi e bënë edhe më urgjente dhe më prioritare që sa më shpejt të konstituohen institucionet dhe t’i qasen me një seriozitet mjaft të madh. Sepse si masa e dëmtojnë edhe më shumë, edhe ashtu një ekonomi të cenueshme të Republikës së Kosovës”, tha Jashari.

Kujtojmë, Vuçiq mori rrugën drejt Moskës pas dështimit të takimit me presidentin amerikan Donald Trump ku iu ndalua hyrja në rezidencën në Florida, pas së cilës ai u “sëmurë” dhe u shtri në spital në Beograd.

Mjekët e tij thanë se ai nuk do të jetë në gjendje të kryejë të gjitha detyrat si president për disa ditë, por Vuçiq përmes Baku të Azerbajxhanit zgjodhi rrugën drejt Moskës.

Pjesëmarrja e Vuçiq, por edhe e kryeministrit sllovak Robert Fico, satelitit tjetër të Putin, u dënua ashpër dje nga Presidenca polake e Bashkimit Evropian, përmes kryeministrit Donald Tusk, duke thënë se është e turpshme të jesh në një paradë në Moskë dhe të duartrokasësh Putin, raporton KP.

Socialdemokratët e Evropës kanë bërë thirrje për reagim ndaj zyrtarëve më të lartë të Bashkimit Evropian pas vizitës së Vuçiq, në Moskë. “Keni thënë se do të ketë pasoja, veproni tani”, thuhet në deklaratën e tyre.

Në anën tjetër, shefi i diplomacisë serbe Marko Gjuriq ka thënë se kjo vizitë nuk do të sjellë ndërprerje të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian e as sanksione nga Brukseli zyrtar.

Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas, shprehu zhgënjimin e thellë, para së gjithash, me veprimet e kryeministrit Fico, i vetmi lider i një shteti anëtar të Bashkimit Evropian që ishte i pranishëm në Moskë.

“Si mund të qëndroni pranë njeriut që filloi këtë luftë me kaq shumë vdekje dhe vuajtje të panevojshme të njerëzve të pafajshëm? Ju jeni në anën e gabuar të historisë,” tha Kallas.

Prania e kryeministrit sllovak Robert Fico dhe e Vuçiq në Moskë shkaktoi kritika të ashpra brenda Bashkimit Evropian, veçanërisht për shkak të luftës aktuale në Ukrainë.

Pjesëmarrja e tyre simbolizon një thellim të marrëdhënieve me Rusinë, që bie ndesh me politikat e shumicës së vendeve evropiane që kërkojnë izolimin e Moskës për veprimet e saj në Ukrainë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kusari-Lila: Dështimi për kryetar po bëhet qëllimshëm, s’i kemi votat për formimin e qeverisë

Kusari-Lila: Dështimi për kryetar po bëhet qëllimshëm, s’i kemi votat për formimin e qeverisë

Rrëfimi i Ramdan Nishorit frymëzon edhe dy burra tjerë në Drenas, thyejnë heshtjen pas 26-viteve

Rrëfimi i Ramdan Nishorit frymëzon edhe dy burra tjerë në Drenas, thyejnë heshtjen pas 26-viteve

Dy vrasje e disa therje brenda javës, pse po ndodhin kaq shumë incidente në Kosovë?

Dy vrasje e disa therje brenda javës, pse po ndodhin kaq shumë incidente në Kosovë?

Akuza e kundërakuza mes Komunës së Prishtinës dhe “Pastrimit”, ndërmarrja ballafaqohet me probleme financiare

Akuza e kundërakuza mes Komunës së Prishtinës dhe “Pastrimit”, ndërmarrja ballafaqohet me probleme financiare

Kusari-Lila: Dështimi për kryetar po bëhet qëllimshëm, s’i kemi votat për formimin e qeverisë

Kusari-Lila: Dështimi për kryetar po bëhet qëllimshëm, s’i kemi votat për formimin e qeverisë

Rrëfimi i Ramdan Nishorit frymëzon edhe dy burra tjerë në Drenas, thyejnë heshtjen pas 26-viteve

Rrëfimi i Ramdan Nishorit frymëzon edhe dy burra tjerë në Drenas, thyejnë heshtjen pas 26-viteve

Dy vrasje e disa therje brenda javës, pse po ndodhin kaq shumë incidente në Kosovë?

Dy vrasje e disa therje brenda javës, pse po ndodhin kaq shumë incidente në Kosovë?

Akuza e kundërakuza mes Komunës së Prishtinës dhe “Pastrimit”, ndërmarrja ballafaqohet me probleme financiare

Akuza e kundërakuza mes Komunës së Prishtinës dhe “Pastrimit”, ndërmarrja ballafaqohet me probleme financiare

Kurti me imamin e Qabesë: Kosova mirënjohëse për mbështetjen e Arabisë Saudite

Kurti me imamin e Qabesë: Kosova mirënjohëse për mbështetjen e Arabisë Saudite

Drenica rikthehet në Superligë

Drenica rikthehet në Superligë

Arsenali paraqet ‘ofertë zyrtare’ për Viktor Gyokeres

Arsenali paraqet ‘ofertë zyrtare’ për Viktor Gyokeres

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X