TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vuçiq takon Putinin

by Valeza Sylejmani
2 vjet ago
0
A A
Vuçiq takon Putinin

Dy ditë pas thirrjes së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që serbët e veriut të marrin iniciativa për zgjedhje të reja në komunat veriore të Kosovës, ai udhëtoi për në Kinë. Atje zhvilloi takim dypalësh me homologun e tij kinez, derisa takoi edhe presidentin rus, Vladimir Putin. Lëvizjet e tij pas rastit të 24 shtatorit në Banjskë, po shihen si mënyra indirekte të Vuçiq për të arritur shfajësimin, por edhe mundësinë e përsëritjes së skenarit në pjesën veriore të vendit.

Të martën në një forum të organizuar në Kinë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte një takim edhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ky takim ndodhi në kohën, kur BE është duke pritur rezultatet përfundimtare të ngjarjeve në Banjskë, e që mund të sjellin edhe masa ndëshkuese, nëse vërtetohet se shteti serb ka pasur gisht në sulmin terrorist në veri.

Sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Fatmir Çollaku, Kina dhe Rusia përherë kanë qenë krah i fortë i Serbisë.

Andaj kjo e fundit, nëse nuk gjen zgjidhje përmes Evropës dhe Amerikës, e shfrytëzon këtë aleancë.

“Në çdo situatë kur nuk mund te arrihet objektivat dhe qëllimet e tyre përmes dialogut, apo formave të tjera me bashkësinë ndërkombëtare, në këtë rast me Evropën dhe Amerikën, alternativën e dytë Serbia e sheh në aleancën me Kinën dhe Rusinë”, tha njohësi i çështjeve të sigurisë, Fatmir Çollaku.

E kjo lidhje e tyre sipas Çollakut, është manifestuar edhe me bashkëpunim më të thellë.

“Kontaktet dhe bashkëpunimi në sfera të ndryshme me Kinën dhe Rusinë, Serbisë i shërben padyshim edhe në interesin final në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së kontestit në veri… prandaj kjo aleancë është manifestu edhe në forma praktike në kuptimin e armëve, në kuptimin ekonomik me Rusinë, Vuçiqi posaçërisht ka treguar një afërsi shumë të madhe në sfera të ndryshme duke përfshirë edhe atë ushtarake”, u shpreh Çollaku.

Në anën tjetër, njohësi i rrethanave politike, Visar Xani thekson se me këto takime, Vuçiq përcolli mesazhe indirekte tek vendet perëndimore.

“Në udhëtimin e Vuçit në Kinë, në kuadër të forumit “Një Brez, një Rrugë” ky i fundit nënshkroi një sërë ujdish ndër të cilat më e rëndësishmja është Marrëveshja e Tregtisë së Lirë”, theksoi njohësi i çështjeve politike, Visar Xani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Nga sot fillon stina e pranverës

Nga sot fillon stina e pranverës

​A po rrezikohen Lojërat Mesdhetare për shkak të situatës jo stabile politike? Flasin nga Ministria e Sportit

​A po rrezikohen Lojërat Mesdhetare për shkak të situatës jo stabile politike? Flasin nga Ministria e Sportit

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Rama: Sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulim me 20% akcizën

Rama: Sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulim me 20% akcizën

Rama mbledh asamblenë e PS-së në Durrës pas ndryshimeve në qeveri

Rama mbledh asamblenë e PS-së në Durrës pas ndryshimeve në qeveri

Vritet 30-vjeçari shqiptar nga bashkëkombësi i tij në Itali

Vritet 30-vjeçari shqiptar nga bashkëkombësi i tij në Itali

Nga sot fillon stina e pranverës

Nga sot fillon stina e pranverës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën