TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vuçiq shfaqet si “komandant suprem” në veri, Sveçla paralajmëron arrestimin e tij

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Vuçiq shfaqet si “komandant suprem” në veri, Sveçla paralajmëron arrestimin e tij

Të dielën me dhjetëra postierë me imazhin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, “Komandant Suprem, po ju presim”  u shfaqën në pjesën veriore të vendit.

Posterë të tillë me përmbajtje nacionaliste janë shfaqur edhe në të kaluarën në veriun e Kosovës, kur bëhej thirrje për kthimin e ushtrisë serbe.

Profesori dhe analisti, Nexhmedin Spahiu, tregon se çfarë në të vërtetë fshihet mbrapa këtyre thirrjeve.

“Është një gjë shume serioze sepse kjo nënkupton se ka përpjekje të rikrijohen strukturat paralele në veri të Kosovë, dhe ky është një dimension. Ata qe dalin t’i shkruajnë këto marrin guxim dhe kanë dëshirë të dëshmohen se janë të gatshëm të rikrijojnë struktura paralele, andaj është e rëndësishme që të evitohen këto skenarë”, thotë Spahiu për Tëvë 1.

Edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, thotë se ka akoma grupe të caktuara në veri që kanë qëllime të tilla në mënyrë që të krijojnë tensione në terren.

“Grafite të tilla kemi parë edhe më herët në pjesën veriore të vendit. Ka disa grupe të caktuara në veri që kanë për synim destabilizimin e vendit, por besoj qe organet kompetente do ta trajtojnë me seriozitet këtë çështje”, shprehet ai.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka njoftuar se kanë filluar hetimet por se akoma nuk ka persona të dyshuar për vendosjen e postierëve.

“Në disa lokacione të katër komunave në veri të vendit janë shpërndarë pamflete me foton e Presidentit të Serbisë. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit është hap rasti “Nxitje e Urrejtjes”. Nuk kemi persona të dyshimtë, policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, ka thwnw Elshani.

Kurse më nje postim në rrjetin social facebook,  ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla paralajmëroi arrestimin e Aleksandar Vuçiqit, nëse ai shkel në territorin e Kosovës pa leje të institucioneve.

“I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij“, ka shkruar Sveçla në Facebook.

E Sveçlës i reagoi Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, i cili tha se ministri kosovar po frikësohet me imazhin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq,

Ndërkohë lideri serb, Aleksandar Vuçiq, kishte deklaruar se vetëm po pret të ndryshojnë rrethanat gjeopolitike  për të ndërhyrë në Kosovë.

Tags: grafitet ne veriSveçlaVuçiq
ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidenca për vizitën e Osmanit në Washington: Kosova u lartësua në arenën ndërkombëtare

Presidenca për vizitën e Osmanit në Washington: Kosova u lartësua në arenën ndërkombëtare

Kurti viziton AKI-në me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj

Kurti viziton AKI-në me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Haradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Agron Gjocaj: Lavdia e tij është e përjetshme

Përplasje mes demonstruesve dhe policisë gjatë protestës antiqeveritare në Shqipëri

Berisha: Protesta e djeshme më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria pas 20 shkurtit 1991

Si t’i mbrojmë fëmijët nga rrjetet sociale? Këshilla për prindërit

Si t’i mbrojmë fëmijët nga rrjetet sociale? Këshilla për prindërit

Kurti viziton AKI-në me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj

Kurti viziton AKI-në me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Haradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Agron Gjocaj: Lavdia e tij është e përjetshme

Haradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Agron Gjocaj: Lavdia e tij është e përjetshme

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Dy persona të lënduar nga një aksident trafiku në Istog

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën