TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vuçiq së bashku me liderë të sanksionuar nga Perëndimi në paradën ushtarake në Kinë

by TËVË 1
6 muaj ago
1
A A
Vuçiq së bashku me liderë të sanksionuar nga Perëndimi në paradën ushtarake në Kinë

Në Perëndim nën sanksione, në Pekin në mesin e të ftuarve në paradën ushtarake për Ditën e Çlirimit.

Presidenti kinez, Xi Jinping, do të mbledhë në fillim të shtatorit udhëheqësit e Rusisë, Koresë së Veriut, Mianmarit, Iranit dhe vendeve që janë nën sanksione perëndimore.

Vladimir Putin dhe Kim Jong Un, dy nga liderët më të izoluar ndërkombëtarisht, do të jenë më 3 shtator në Pekin në paradën me të cilën Kina shënon përfundimin e Luftës së Dytë Botërore dhe dorëzimin e Japonisë.

Në këtë ngjarje do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili muajt e fundit po përballet me protesta masive antiqeveritare.

Ndërsa, udhëheqës perëndimorë pothuajse nuk do të jenë në mesin e 26 kryetarëve të shteteve ose qeverive që udhëtojnë për në Pekin.

Deri më tani, pjesëmarrjen e ka konfirmuar Robert Fico, kryeministër i Sllovakisë, shtet anëtar i Bashkimit Evropian (BE).

Sipas njoftimeve të Pekinit, në paradën ushtarake do të jenë të pranishëm edhe lideri autoritar i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, lideri armen Nikol Pashinian, dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Në Pekin, sipas këtyre njoftimeve, do të shkojnë edhe presidenti indonezian, Prabowo Subianto, kryetari i Asamblesë së Koresë së Jugut, Woo Won-shik, dhe ish-kryeministri japonez Yukio Hatoyama.

Në paradën e kaluar kishte udhëheqës perëndimorë
Millan Igrutinoviq nga Instituti për Studime Evropiane në Beograd thekson për Radion Evropa e Lirë se në paradën e mëparshme të mbajtur më 2015, në Pekin kishte më shumë udhëheqës shtetërorë, kryesisht perëndimorë.

Ai thotë se parada e sivjetme mbahet në sfondin e pushtimit rus të Ukrainës, tensioneve ekonomike midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës dhe “luftës së ftohtë” midis këtyre fuqive të mëdha, si dhe raporteve gjithnjë e më të këqija mes BE-së dhe Kinës.

“Tani për Xinë po shfaqet mundësia që përmes kësaj parade të imponojë, në mënyrë të heshtur dhe pse jo vizualisht, pa zë, veten si lider i pakufizuar i një grupi vendesh”, vlerësoi ai.

Megjithatë, ai theksoi se këto nuk janë aleanca në kuptimin formal, dhe sidomos jo ushtarake.

“Por, duke pasur parasysh ‘yllin kryesor’, del përfundimi se Kina mes të gjitha këtyre vendeve është padyshim më e fuqishme ekonomikisht, por edhe më e qëndrueshme dhe ka më shumë mundësi të jetë më dominuese në aspektin ushtarak”, shtoi ai.

Pekini nuk ia ka kthyer shpinën Moskës
Dyert e shumë kryeqyteteve botërore, sidomos në Perëndim, janë të mbyllura për liderin rus, Vladimir Putin, por jo në Pekin.

Rusia është nën sanksione perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës fqinje, pushtim që ka nisur para tre vjetësh.

Përjashtim këtu bëri takimi që Putin zhvilloi me presidentin amerikan, Donald Trump, më 15 gusht në Alaskë, teksa Trump po përpiqet të gjejë një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës, shkuran REL.

Që nga fillimi i pushtimit rus i Ukrainës, Pekini pohon se është neutral, por njëkohësisht blen naftë dhe gaz rus, burime kyç të të ardhurave për Moskën, dhe furnizon ushtrinë ruse me teknologji me përdorim të dyfishtë.

Tags: KinaperendimiTeve1Vuçiq
ShareTweet

Postime të ngjashme

Transporti publik në Gjermani fillon grevë 48-orëshe

Transporti publik në Gjermani fillon grevë 48-orëshe

Ndikimi i padukshëm i Kinës në përmbajtjen mediatike në Kosovë

Ndikimi i padukshëm i Kinës në përmbajtjen mediatike në Kosovë

Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë, 5 të ndaluar, sekuestrohen mbi 10 mijë euro

Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë, 5 të ndaluar, sekuestrohen mbi 10 mijë euro

OKB-ja bën thirrje për përmbajtje pas përleshjeve ndërkufitare midis Afganistanit dhe Pakistanit

OKB-ja bën thirrje për përmbajtje pas përleshjeve ndërkufitare midis Afganistanit dhe Pakistanit

​Prishtina në qendër të sportit mesdhetar, nis projekti për barazinë gjinore në sport

​Prishtina në qendër të sportit mesdhetar, nis projekti për barazinë gjinore në sport

Komandanti i NATO-s në Mitrovicë, takohet me Pecin

Komandanti i NATO-s në Mitrovicë, takohet me Pecin

Real Madrid – Man City, përballja kryesore e Ligës së Kampionëve, në të tetën e finales

Real Madrid – Man City, përballja kryesore e Ligës së Kampionëve, në të tetën e finales

“Plotësisht i pafajshëm” – Deklarohet Thaçi para gjykatës së Hagës për aktakuzën e dytë

“Thuji, s’i ke parë kurrë”, Prokuroria transmeton bisedat e Thaçit me Fazliun, flasin për dëshminë e Remit

Shakira konfirmon romancën me aktorin 15 vite më të ri!

Shakira konfirmon romancën me aktorin 15 vite më të ri!

Incident i rëndë në KEK, vdes një punëtor

Incident i rëndë në KEK, vdes një punëtor

Një muaj paraburgim për dy zyrtarët e KEDS-it të dyshuar për ryshfet

Një muaj paraburgim për dy zyrtarët e KEDS-it të dyshuar për ryshfet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën